Do të na dëmtojë apo do të na bëjë më të fortë? Si u raportua Brexit nga mediat europiane

29 Korrik , 2016 • Kryesoret, Marrëdhëniet Publike, Shkrimet më të fundit • by

Gazetat e Europës ishin jashtëzakonisht negative ndaj votës së Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Europian, sipas një studimi të shtypit të 13 vendeve gjatë javës pas referendumit. Shumica e artikujve e paraqisnin Brexit si diçka të keqe për BE, që do të dëmtojë interesat e kombeve të saj dhe që do të ndikojë për keq edhe për vetë Britaninë. Kurse shumica e artikujve që diskutonin lidhur me mundësinë e ndjekjes së Britanisë dhe të daljes nga BE arrinin në përfundimin se diçka e tillë nuk është në interesin e asnjë vendi.

13694097_10206793035969352_811502582_o-576x1024Një tezë qendrore ishte ajo se Brexit shpërfaqi problemet që ekzistojnë në BE. Gjithsesi në përgjithësi, përgjatë të gjitha llojeve të opinioneve politike, mbizotëronte teza se BE duhet të reformohet dhe jo të dështojë. Shumica bien dakort që BE do të jetë më keq pa Britaninë (81 artikuj përkundër 14).  Një gazetë hungareze komentonte se BE do të ishte vetëm një “bisht” pa Britaninë. Vetëm në një vend, në Rusi, artikujt pozitivë rreth Brexit mbizotëronin mbi ato negativë.

Observatori Europian i Gazetarisë ndërmori një analizë përmbajtjeje të tre gazetave të përditshme nga secili prej 12 vendeve europiane si dhe nga SHBA ndërmjet datave 25 qershor – 1 korrik 2016. U morën në shqytrim një numër prej 1638 artikujsh për Brexit të botuara në gazetat e të gjitha anëve të spektrit politik. Vendet e përzgjedhura ishin anëtare dhe jo-anëtare të BE si: Shqipëria, Çekia, Gjermania, Hungaria, Italia, Letonia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Zvicra, Ukraina dhe SHBA. Në studim u analizuan edhe 489 artikuj të botuar në gazetat britanike gjatë të njëjtës periudhë.

Kodimi i artikujve u bazua në tematikën mbizotëruese të çdo artikulli. Secili prej tyre vlerësohej negativ (anti-Brexit), pozitiv (pro-Brexit) ose neutral në raport me impaktin e Brexit ndaj BE dhe ndaj interesit nacional të çdo vendi, duke gjykuar nëse BE ishte më mirë apo më keq pa Britaninë, nëse anëtarët e BE ishin në favor të largimit apo të qëndrimit në BE dhe gjithashtu duke vlerësuar edhe ndikimin e Brexit tek vetë Britania.

Rezultatet

Rreth 56 % e artikujve në gazetat europiane dhe ato të SHBA ishin kundër Brexit. 38 % ishin neutrale dhe vetëm 8 % ishin pro-Brexit.

graph1defNë Britaninë e Madhe, dy prej tre gazetave të analizuara (The Telegraph,  Guardian dhe Daily Mail)  që kishin mbështetur fushatën për largimin nga BE, pas referendumit ishin më shumë kundër Brexit (39%), 27% ishin pro-Brexit dhe 34% ishin neutrale.

Gazetat europiane dhe ato të SHBA, pavarësisht nga pozicionimi  politik, e raportuan “Jo”-në e referendumit si një “surprizë të habitshme” dhe si një “tronditje”. Ndërkohë që gazetat e majta ishin më shumë në anën e BE dhe më shumë kritike për rezultatin e referendumit në Britani duke argumentuar se ai do ta dëmtojë BE,  gazetat e djathta ishin gjithashtu negative ndaj Brexit, edhe pse analiza e tyre prirej të ishte më mirëkuptuese lidhur me arsyet që fshiheshin pas votës për largim të Britanisë. 

Gjermani dhe Itali: BE duhet të reformohet

Dy anëtaret themeluese të BE, Gjermania dhe Italia botuan numrin më të madh të artikujve rreth rezultateve të referendumit. Në Gjermani, gjatë gjashtë ditëve nga 25 qershori deri më 1 korrik (të dielën gazetat nuk botoheshin), në tre gazetat e monitoruara Süddeutsche ZeitungBild dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) u botuan 252 artikuj. Në 62 artikuj argumentohej se Brexit do të ketë një impakt negativ për Britaninë dhe vetëm në 1 artikull thuhej se do të ketë impakt pozitiv. Në 40 artikuj theksohej se Brexit do të ndikojë negativisht për BE dhe vetëm për 4 artikuj do të ndikojë pozitivisht.

Në gazetën FAZ, një e përditshme konservatore, Brexit përshkruhej si kriza më e madhe për BE. “Çdo koment, pa përjashtim, ishte shumë kritik ndaj politikës së BE dhe vendimeve të marra prej saj në të shkuarën. Nevoja për një reformim të BE shihet si zgjidhja e artë”, thotë Gordon Wüllner, studjues në Erich Brost Institute, partneri gjerman i EJO.

Në Itali, në tre gazetat e monitoruara Corriere della SeraLa Repubblica dhe Il Giornale  u botuan 249 artikuj, nga të cilët shumica (132) ishin negativë ndaj Brexit, 29 pozitivë and 88 neutralë.

Pavarësisht nga panorama anti-Brexit në gazetat e njohura të Europës Perëndimore, pati edhe disa raportime entuziaste pro-Brexit si ato që u shfaqën në gazetën e njohur italiane il Giornale, një e përditshme europiane e djathtë në pronësi të familjes së Silvio Berlusconit.

Il Giornale e përshkruan Brexit si një fitore e popullit ndaj hierarkive të BE. Në të u botuan 20 artikuj që e paraqesin Brexit si diçka pozitive, 8 artikuj që e paraqesin Brexit si negativ dhe 17 artikuj janë neutralë. Në këtë gazetë u botuan gjithashtu dy prej katër artikujve në të gjithë gazetat që shtrojnë diskutimin për daljen nga BE duke ndjekur Britaninë. Dy të tjerët u botuan tek FAZ dhe tek gazeta portugeze Público, (ku 34 artikuj ishin kundër daljes nga BE).

Në përgjithësi mbulimi në gazetat tabloide dhe ato popullore ishte më sipërfaqësor dhe shpesh i fokusuar në çështje si emigracioni, racizmi, dhe punëtorët emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar.

Europa Qendrore dhe Lindore: “Vendim shkatërrimtar”

graph3defVendet e Europës Qendrore dhe Lindore, përfshi edhe anëtarët e rinj të BE si dhe ato që aspirojnë t’i bashkohen Europës, si Shqipëria, ishin gjithashtu negative për Brexit dhe pozitive për BE. Në gazetat e Republikës Çeke u botuan 84 artikuj anti-Brexit nga 118 në total ndërkohë që 6 argumentonin ndjekjen e Britanisë në daljen nga BE. Vetëm 5 artikuj në Çeki flisnin për aspekte pozitive të Brexit kurse 29 artikuj ishin neutralë.

Shumë vende anëtare të BE nga Europa Qendrore dhe Lindore shprehën shqetësimin për fatin e qytetarëve të tyre që punonin dhe jetonin (apo aspironin të punonin) në Britani. Gjithsesi kjo qasje nuk ishte kryesore në diskutimet për implikimet e Brexit. Në Poloni vetëm gazeta tabloide Fakt raportoi gjerësisht për agresionin ndaj qytetarëve polakë që jetonin në Britani. Në Letoni, shqetësimeve të natyrës ekonomike iu shtoheshin edhe ato të fatit të qytetarëve letonezë që jetojnë në Britani. Shtypi i Rumanisë ngriti gjithashtu shqetësimin për emigrantët rumunë, por brenda kuadrit të analizës për rolin e ardhshëm të vendit brenda BE. Artikujt e gazetave rumune përdorën një ton negativ për të përshkruar rezultatin e e përgjithshëm të referendumit, duke përdorur shprehje si “vendim shkatërrimtar”, apo “lajm shokues”.

Gazetat e Hungarisë shprehën idenë se BE duhet të reformohet dhe e paraqitën këtë ide në të njëjtën linjë me orientimin politik që duhet të ndiqte vendi. “Në gazetën e djathtë Magyar Idők, artikujt që shfaqnin një “mirëkuptim” për pozicionin e Brexit u vendosën në plan të parë, në të njëjtën linjë me politikën e qeverisë së Hungarisë dhe me deklaratën e kryeministrit për këtë çështje.” – thotë Dr. Márta Bencsik e Mertek Media Monitor, partner i EJO në Budapest. “Ato e portretizonin politikën e papërshtatshme të BE për emigracionin si një nga shkaqet kryesore që fshihej pas këtij vendimi”.

Gazeta e majtë hungareze Népszabadság, argumentonte se kryeministri hungarez Victor Orban, duhet të ndalonte retorikën e tij anti-BE sepse BE duhet forcuar dhe jo denigruar.

Shumica (51 nga 83) e artikujve të shtypit hungarez ishin negativë ndaj Brexit dhe vetëm 8 e mbështesnin atë, kurse 24 ishin neutralë.

graph2defPortugalia: përballje me sanksionet e BE, por sërish dëshiron të rrijë në union

Portugalia, një vend anëtar i BE qysh në vitin 1986, është kërcënuar me sanksione për mosarritjen e objektivave të buxhetit për vitin e kaluar. Por pavarësisht nga kjo shtypi i këtij vendi ishte më shumë anti-Brexit dhe pro-BE.

Ekziston perceptimi se largimi i Britanisë do të dëmtojë interesat ekonomike të Portugalisë (17 artikuj) dhe do të ndikojë negativisht për turizimin dhe për emigrantët portugezë në Britani.

Vetëm 1 artikull (nga 174) avokonte idenë e ndjekjes së Britanisë dhe daljen nga BE, por në shtatë të tjera insistohej se qëndrimi në BE ishte më mirë për Portugalinë.

Rusia: roli i saj dhe optimizmi

Nga të 13 vendet e studjuara, vetëm Rusia, një vend jo-anëtar i BE, nuk kishte artikuj që të tregonin se Brexit do të dëmtonte interesin nacional. Përkundrazi 13 prej 52 artikujve argumentonin se Brexit është i mirë për Rusinë. 12 prej këtyre artikujve u botuan në Regnum, një media konservatore pro-Putin.

Artikujt për rolin e Rusisë në Brexit u shfaqën dukshëm gjatë raportimeve në Europën Qendrore dhe Lindore por edhe në SHBA (në 21 nga 186 artikuj në SHBA përmendet Rusia). Këndvështrimi i përbashkët ishte se Rusia do të përfitonte nga Brexit sepse sanksionet e BE ndaj Rusisë do të ishin më të vështira për t’u aplikuar pa ndihmën e Britanisë. “BE e ndarë – mirë për Rusinë”, ishte një nga komentet e botuara në gazetën polake Gazeta Wyborcza.

Shumica e raportimeve ruse “përbëheshin nga lajme të shkurtëra rreth ngjarjeve që lidheshin me Brexit, pa ofruar intepretim apo komente të autorit,” –thotë Andrejs Berdnikovs, editor i EJO Rusia. Berdnikovs thotë se ndërkohë që evitoheshin deklaratat e hapura politike, mbulimi i medias ishte shumë selektiv. “Vendimi se ç’qëndrim duhej mbajtur bazohej në pozicionimin ideologjik të mediave. Kështu konservatorja REGNUM prirej të paraqiste një atmosferë konfuzioni mes politikanëve kryesorë europianë, duke bërë që pro-europianistët të dukeshin si naivë dhe të parëndësishëm. (“Moldavia duhet të shtojë përpjekjet drejt integrimit europian sepse kjo iu sjell qytetarëve moldavianë mirëqënie, solidaritet social, ligje të mira dhe respekt”), dhe euro-skeptikët si të mprehtë dhe të zgjuar (“BE është një projekt i së shkuarës pa të ardhme”), thotë Berdnikovs.

Portali opozitar Новая газета (Novaya Gazeta) ishte pothuajse neutral ndaj Brexit, duke shprehur vetëm një lloj shqetësimi për rrezikun e të djathtës populiste në Europë.Edhe tabloidit Московский Комсомолец (Moskovskiy Komsomolets,) i mungonte një pamje vlerësuese, thotë Berdnikovs.

Zvicër: Brexit, keq për Britaninë – dhe për Zvicrën?

Shpesh e parë si një model se si mund të ekzistohet jashtë BE, Zvicra nuk është vend anëtar por merr pjesë në tregun unikal të Europës përmes 120 marrëveshjeve bilaterale – dhe tregon interes për politikat e BE. Shumica e artikujve në tre gazetat zvicerane të monitoruara ishin negative ndaj Brexit. Përshembull, në 60 artikuj arrihej në përfundimin se Brexit do të jetë keq për Britaninë dhe vetëm në 1 artikull argumentohej e kundërta.

Gazeta e majtë liberale Tagesanzeiger dhe ajo e djathtë liberale NZZ, ishin negative në mënyra relativisht të ndryshme. Sipas Filip Dingerkus të Zurich University of Applied Sciences në Winterthur, i cili drejtoi monitorimin, Tagesanzeiger e përshkruan votën e Britanisë si një rrezik për unitetin e Europës, kurse NZZ argumentonte se Brexit ilustron problemet e BE. Pavarësisht nga një optimizëm fillestar mes politikanëve të Zvicrës se Brexit mund të nxisë negociatat për pozicionin e vendit në raport me BE, për shumicën e artikujve kjo nuk do të sjellë ndonjë ndryshim. 21 artikuj (nga 187)  arrinin në përfundimin se Brexit nuk do t’i bëjë mirë ekonomisë zvicerane, kurse 7 argumentonin të kundërtën.

SHBA: mbulim negativ por i nuancuar

Një nga aspektet që duhet përmendur lidhur me mbulimin e Brexit nga mediat e SHBA ishte volumi i madh i lajmeve kushtuar këtij subjekti në dy prej gazetave kryesore në vend. “Brexit gjeneroi tituj të mëdhenj ditë pas dite – një gjë e pazakontë kjo për mbulimin e Europës nga mediat centriste – thotë Scott Maier, profesor i asociuar në University of Oregon, partner i EJO-s në SHBA. Nga 186 artikuj të botuar në Wall Street Journal (WSJ), The New York Times(NYT) dhe New York Post gjatë javës pas votimit, 31 prej tyre argumentonin se Brexit është keq për BE dhe vetëm dy ishin kundër këtij këndvështrimi, kurse 39 artikuj ishin neutralë. Analistët amerikanë ishin të ndarë edhe lidhur me tezën nëse Brexit mund t’i shërbejë interesit nacional të SHBA: tetë artikuj argumentonin se i shërben, kurse 6 argumentonin të kundërtën.

Lajmet që e paraqisnin Brexit në një dritë pozitive ishin shumë të rralla si në The Wall Street Journal edhe në The New York Times, “duke qenë të ndara edhe në tonin e përdorur i cili ishte mes tonit neutral dhe atij negativ”, thotë Maier. “Lajmet negative prireshin të reflektonin realitete të jashtme – tregje ne kolaps, pasiguri ekonomike, rrëmujëra politike, – më shumë se sa të mbanin një pikëpamje partizane. Vetëm pak shkrime përmbanin opinione të ashpra – madje edhe komentet ishin disi të nuancuara dhe më shumë të paanshme”, shton ai. “Madje edhe tabloidi i News Corp të Rupert Murdoch, New York Post, ishte jashtëzakonisht i paanshëm”- thotë Maier.

Tema dominuese e mbulimit të NYT për Brexit ishte ajo e pasojave negative për Britaninë. 17 nga 64 artikujt i takonin kësaj kategorie. Toni negativ pasqyrohej edhe në titujt që përmbanin fjalë si, frikë, shqetësim, panik, kaos, trazira, revolta populiste, konfuzion, etj.

Një editorial i NYT me titull “Klithmë zemërimi dhe frustrimi” që u botua një ditë pas votimit, shprehej qartë: “Përballja me fatkeqësinë nuk është njëlloj me vetë fatkeqësinë. Asgjë që ishte thënë e shkruar lidhur me atë që mund të ndodhte nëse Britania do të largohej nga BE, nuk mund të përshkruante dot shokun dhe konfuzionin që Britania dhe bota përjetoi të premten”.

Sipas Dr. Raluca Radu, pedagoge e Universitetit të Bukureshtit dhe drejtuese e EJO Romania, mënyra negative se si mediat e Europës raportuan dhe paraqitën referendumin për daljen e Britanisë nga BE tregon se si duhet të diskutohet kjo çështje në arenën publike nacionale në të ardhmen. Toni i mbulimit është i rëndësishëm, thotë Radu: “Sipas teorisë së  Agenda Setting (Agenda Setting Theory) mbulime të ndryshme të të njëjtit realitet, në këtë rast të Brexit, mund të shihen si një parashikim se si qeveri të ndryshme do të pozicionohen në të ardhmen”.

Gazetat e analizuara:

Shqipëri: Mapo, Shqiptarja.com , Panorama

Çeki: Mladá Fronta Dnes, Právo, Blesk

Gjermani: Frankfurter Allgemeine Zeitung, Süddeutsche Zeitung dhe BILD

Hungari: Magyar Idők, Népszabadság dhe Blikk

Itali: Corriere della SeraLa Repubblica dhe Il Giornale

Letoni: Latvijas Avīze, Diena, Vesti Segodņa

Poloni: Gazeta Ëyborcza, Rzeczpospolita, dhe Fakt.

Portugali: Correio da Manhã, Jornal de Notícias dhe Público

Rumani: Adevărul, Evenimentul Zilei, Libertatea

Rusi: Regnum, Novaya Gazeta dhe Moskovskiy Komsomolets

Zvicër : Tagesanzeiger, NZZ, Blick

Ukrainë: “День” – Den, “Сегодня” – Segodnya, “Факты” – Fakty

Mbretëria e Bashkuar: Guardian, Dail , Sunday Telegraph dhe Daily Mail/Mail on Sunday

SHBA: The Wall Street Journal, The New York Times dhe New York Post

 

Rreth projektit:

“Si e mbuloi media europiane Brexit” është pjesë e një projekti kërkimor bashkëpunues në vijim të ndërmarrë nga Observatori Europian i Gazetarisë.

Metodologjia:

Studimi u ndërmor nga 14 universitete dhe institute kërkimore në Europë dhe SHBA. Artikujt u koduan sipas temës dominuese të pëmbajtjes së tyre, duke i gjykuar nga titujt dhe nga pesë paragrafet e para. Kodimi u bazua në një set kriteresh sipas gjuhës, terminologjisë dhe frazimit. Për çdo vend u zgjodhën tre gazeta me ndikim, për të patur edhe një spektër të gjerë të opinioneve politike. Atje ku ishte e mundshme u përzgjodhën një gazetë tabloid, një e majtë dhe një e djathtë për secilin vend. Në shumicën e rasteve, gazetat botoheshin vetëm gjatë ditëve të javës, por kur ato botoheshin edhe të djelën, ato u përfshinë në kodim.

Letonia dhe Ukraina kishin më pak numra, për shkak të festave kombëtare, ku munguan gazetat në një ose më shumë ditë përveç të dielës.

Mediat ruse u aksesuan online, ndërsa kodimi i tyre u realizua në Letoni.

 

Rrjeti i EJO:

Shkruar nga:

Caroline Lees, editore e EJO Anglisht, Reuters Institute for the Study of Journalism, University of Oxford

 

Kontribues:

Rrapo Zguri, Universiteti i Tiranës, EJO Albania

Sandra Stefanikova, Charles University, Prague, EJO Czech Republic

Tina Bettels-Schwabbauer, Anna Carina Zappe dhe Gordon Wüllner, Erich-Brost-Institut, EJO Germany

Dr. Gabor Polyak, EJO Hungary, Dr Márta Bencsik nga Mertek Media Monitor, Hungary

Philip Di Salvo, EJO Italy

Liga Ozolina, Turiba University, Riga, EJO Latvia

Adam Szynol, Michał Kuś, University Wroclow, EJO Poland

Ana Pinto Martinho, EJO Portugal

Antonia Matei, Anamaria Neagu & Oscar Stănciulescu, EJO România

Andrejs Berdnikovs, EJO Russia

Filip Dingerkus, ZHAW, Winterthur (University of Applied Sciences)

Halyna Budivska, EJO Ukraine

Scott Maier, Thomas Schmidt, and Damian Radcliffe, University of Oregon

 

Grafikat nga  Sara Bellicini, USI

Pic credit: Flickr CC Democracy International (main pic); Front page of Gazeta Wyborcza, Poland June 25

 

Print Friendly, PDF & Email

Tags:, ,

Send this to a friend