EJO mban zi për vdekjen e drejtorit çek të EJO, Filip Láb

5 Qershor , 2021 • Shkrimet më të fundit • by

Observatori Evropian i Gazetarisë mban zi për vdekjen e papritur të kolegut dhe mikut të dashur, Prof. Dr. Filip Lab, Shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin Charles, Pragë. Ai ka bashkëpunuar me EJO si drejtor i faqes së EJO-s në gjuhën çeke që nga viti 2011 dhe ishte ai që bëri një ndikim kaq të jashtëzakonshëm për të krijuar, formuar dhe zhvilluar rrjetin tonë të instituteve të gazetarisë Evropiane, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore.

I gjithë konsorciumi i projektit ka qenë i tronditur kur dëgjoi se Filip ka ndërruar jetë në moshë kaq të re 45 vjeç, një studiues ndërkombëtar i gazetarisë me shtrirje globale. Si kolegë, ne gjithmonë e kemi admiruar zgjuarsinë e tij të mprehtë dhe analizën jashtëzakonisht të gjallë, njohuritë e tij të thella dhe vlerësimin më të lartë që ai ka marrë nga studiuesit global dhe praktikuesit e medies.

Ai ishte aq i dashur në të gjithë botën për zgjuarsinë e tij, zemrën e tij të ngrohtë, butësinë e tij dhe çiltërsinë dhe miqësinë që ishte gati të ndante me ata që takoi. Mendjet dhe zemrat tona janë me gruan e tij, më të dashurën tonë Sandra Stefanikova, vetë një studiuese e gazetarisë me famë ndërkombëtare dhe redaktore e faqes çeke të EJO, dhe me djalin dhe familjarët.

Është pothuajse e pabesueshme që Filipi nuk mund të jetë më me gruan, djalin dhe familjen e tij, me miqtë dhe kolegët, me ne – që ai kishte kaq pak kohë për të realizuar projektet e tij, sa që nuk mund ta takojmë përsëri, të diskutojmë së bashku, të qeshim së bashku.

Ne vetëm mund të përpiqemi të pranojmë atë që ka ndodhur, dhe ta kuptojmë ngadalë, dhe t’i urojmë Sandrës gjithë forcën në tokë për të duruar gjithçka që po kalon këto ditë.

Filip do të jetë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona, dhe kurrë nuk do të harrohet.

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend