Kriza e shkaktuar nga corona-virusi e ka vendosur botën përpara sfidave të pashembullta. Ndërkohë që kufijtë po mbyllen dhe po shtohen qeveritë që deklarojnë gjendjen e emergjencës kombëtare, Observatori Europian i Gazetarisë po përpiqet të hedhë dritë mbi mënyrën se si mediat, në vendet me liri të plotë të shtypit dhe në ato me kufizime të lirisë së mediave, po i përgjigjen kësaj krize mbarëbotërore.
Rrjeti ynë ndërkombëtar i akademikëve të medias dhe i studjuesve të gazetarisë ka ofruar dhe po ofron kërkime dhe artikuj për mënyrën e raportimit nga ana e medias, si pjesë kjo e punës së Observatorit Global të Gazetarisë. Në këto kohë të vështira, ekspertët tanë të medias nga e gjithë bota do të ofrojnë analiza të besueshme për të ndihmuar profesionistët e medias, vëzhguesit si dhe përdoruesit e saj që të jenë të përditësuar me zhvillimet e medias dhe debatin public në vendet e tjera. Observatori ynë do të kontribuojë gjithashtu në përpjekjet për të dalluar dhe ekspozuar lajmet e rreme, stereotipet e dëmshme dhe hamendësimet jo-korrekte për mënyrën se si paraqitet kriza në çdo vend.
Listën e shkrimeve sipas vendeve e gjeni këtu.
Ja vendet për të cilat janë kryer hulumtime deri më sot:
Tags:corona-virus, EJO, kriza, mediat boterore, raportimi, rrjeti