City University merr përsipër Observatorin Europian të Gazetarisë

3 Shtator , 2020 • Marrëdhëniet Publike, Shkrimet më të fundit • by

Observatori Europian i Gazetarisë (EJO), një institucion pionier në këtë fushë, i cili mori përsipër të ndërtoja ura midis praktikës akademike dhe asaj gazetareske, do të zhvendoset tek City University në Londër.

Për më shumë se një dekadë, rrjeti fitues i çmimeve për përcaktimin e axhendave, ka ndikuar tek praktikat e raportimit gazetaresk dhe po frymëzon kërkime të reja me bashkëpunime të fuqishme dhe botime që nxisin të menduarit ndryshe, siç janë studimet:

Duke filluar nga shtatori 2020, Departmenti i Gazetarisë i City University do të marrë përsipër menaxhimin prej Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë me bazë në Universitetin e Oksfordit, të cilët kanë mbajtur websajtin në anglisht të EJO’s që kur rrjeti u zhvendos edhe në botën anglo-saksone në vitin 2013.

I financuar nga Stiftung NRZ dhe City University i Londrës, rrjeti do të nxisë profilin e kërkimeve të Departamentit të Gazetarisë, duke dhënë mundësi të reja për të marrë pjesë në projekte jashtë Europës që i përkushtohen temave dhe problemeve ndaj të cilave gazetarët dhe studiuesit e gazetarisë kanë prioritet.

Drejtuesi i ri i EJO tek City University, Dr Colin Porlezza thotë: “Ne, këtu në City University, jemi të entuziazmuar për prospektin e bashkimit me familjen e EJO – veçanërisht në këtë moment vendimtar kur tema të mëdha si pandemitë, ndryshimet e klimës, sulmet ndaj lirisë së shtypit, survejimet, keqpërdorimi i të dhënave dhe potencialet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale kanë ndikuar tek gazetaria në të gjithë botën.”

“Ne mirëpresim bashkëpunimin me kolegët tanë të EJOs për mbështetjen e një marrëdhënie simbiozë midis praktikës akademike dhe gazetareske, dhe të ndihmojmë që të sjellim në skenë kërkimet më të fundit të akademikëve, gazetarëve dhe menaxherëve të medias”.

Që kur u themelua nga profesor Stephan Russ-Mohl në Zvicër më vitin 2004, EJO ka hedhur rrënjë në një numër shtetesh europiane dhe tashmë ka 13 websajte aktive në 13 gjuhë të ndryshme.

Bashkëpunimi midis institucioneve jofitimprurëse ka lehtësuar shpërndarjen e kërkimeve të medias dhe të praktikave më të mira gazetareske përtej kufijve. Projektet e saj gjithashtu kanë ndikuar tek axhendat e lajmeve, duke tërhequr vëmendjen e mediave me te medha botërore në  Europë dhe SHBA.

Në vitin 2019, rrjeti u vlerësua me çmimin prestigjioz Günter Ëallraff për kontributin e tij drejt një mirëkuptimi më të gjerë ndaj kulturave të ndryshme të gazetarisë..

Ky partnership i ri do të fokusohet në zgjerimin e themeleve të fuqishme të sukseseve të EJO-s për ta zgjeruar më tej rrjetin në Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Print Friendly, PDF & Email

Tags:,

Send this to a friend