Tregu i reklamave online në Rumani, në rritje

13 Shkurt , 2013 • Ekonomia e Medias • by

Media më e prekur nga shkurtimet e të ardhurave nga reklamat është shtypi i shkruar. Krahasuar me vitin 2008, kur reklamimi në shtyp arriti shifrën 82 milion euro, buxhetet e reklamës nisën të bien në 2009, me një shumë totale të investimeve vetëm 37 milion euro.

Alexandra Olteanu, përfaqësuese e një prej agjensive më të mëdha që furnizojnë median me reklama, Initiative Media – ka parashikuar se rritja e tregut të reklamave do të vijë si rezultat i nevojshëm, duke ndjekur parimin “me rritjen e besimit nërimëkëmbjen ekonomike,do të rritet edhe nevoja për të”. Olteanu tregon se portali rumun online paginademedia.ro. TVvazhdon të jetë ende lider në treg, megjithëse ka një rënie të lehtë nga 66%në65%në vitin 2011, dhe me prognoza të përafërta për vitin 2012 që flasin për rënie të mëtejshme. Media më e prekur nga shkurtimet e të ardhurave nga reklamat është shtypi i shkruar. Krahasuar me vitin 2008, kur reklamimi në shtyp arriti shifrën 82 milion euro, buxhetet e reklamës nisën të bien në2009, me një shumë totale të investimeve vetëm 37 milion euro. Kjo rënie ka vazhduar që do të thotë se reklamuesit priten të ofrojnë vetëm 23 milion euro për reklamat në shtypin e shkruar.

Specialistët parashikojnë një të ardhme pozitive për tregun e reklamës duke raportuar se rëniet që nisën në vitin 2008, po ekuilibrohen. Steve Dallas, drejtori menaxhues i Initiative Mediadeklaroi nëPaginademedia “kriza mesatare e tregut nisi të rrudhet vitin e shkuar, dhe në vitin 2011 pritet një rezultat shumë më i vogël, prej 3%. Edhe pse është shitur më shumë hapësirë reklamuese, çmimet kanë vazhduar të bien në vitin 2010”.

Artikulli është përkthyer nga varianti anglisht i origjinalit në gjuhën rumune“Internetul, locul 2 pe piața publicității, după televiziune”, botuar ne faqen e EJO në rumanisht.

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend