Observatori

Observatori Europian i Gazetarisë (EJO) është një rrjet i formuar nga 14 institucione kërkimore jo-fitimprurëse nga 11 vende të ndryshme. Ky rrjet ka si qëllim shpërndarjen e kërkimit dhe studimeve në gazetari dhe në çështjet globale të medias si dhe mbështetjen e profesionalizmit dhe të lirisë së medias.

Observatori Europian i Gazetarisë është një rrjet institucionesh kërkimore me bazë në Austri, Çeki, Gjermani, Itali, Letoni, Mbretëria e Bashkuar,  Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, SHBA, Shqipëri, Ukrainë, dhe Zvicër. Faqja në shqip e EJO menaxhohet nga një ekip i Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit të Universitetit të Tiranës.

Misioni

Rrjeti i EJO ka si qëllim të:

  • Vëzhgojë kërkimin në media dhe gazetari, prirjet aktuale në fushën e medias si dhe praktikat më të mira në gazetari.
  • Ndërtojë ura mes kulturave gazetareske, sidomos atyre në Europë, në vendet fqinje të saj dhe në SHBA.
  • Promovojë profesionalizmin në gazetari nëpërmjet reduktimit të hapësirës mes shkencave të komunikimit dhe praktikës së medias.
  • Reduktojë barrierat kulturore duke ofruar akses në kërkimet, studimet dhe  lajmet nga vende të ndryshme për të gjithë studjuesit dhe operatorët e mediave në Europë.

EJO promovon dialogun mes studjuesve të medias dhe praktikuesve të saj. Ai sjell rezultatet e kërkimit në media pranë njerëzve që merren dhe punojnë në media. Ai ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së gazetarisë si dhe rritjen e kontributit për një kuptim më të mirë mbi median si dhe për të mbështetur dhe kultivuar lirinë e medias dhe përgjegjshmërinë e saj.

Aktivitetet

EJO:

  • Ofron analiza dhe artikuj mbi gazetarinë bashkëkohore dhe mbi kërkimin në media të cilat ofrohen në faqet e websajtit për të gjithë gazetarët, për menaxherët e medias, për ekspertët e komunikimit, si dhe për kërkuesit dhe studjuesit e rinj.
  • Mbledh dhe shpërndan në platformat e mediave sociale (Facebook, Twitter etj.) artikuj që lidhen me gazetarinë dhe kërkimin në media.
  • Organizon konferenca dhe workshop-e për të lehtësuar shkëmbimin e lirë të ideve mes studjuesve, profesionistëve të medias, studentëve dhe publikut të interesuar
  • Angazhohet në projekte krahasuese dhe investigative. Partnerët e EJO ndërmarrin analiza të përbashkëta trans-nacionale mbi gazetarinë duke u fokusuar në inovacionet dhe praktikat më të mira të gazetarisë.

Të gjithë partnerët e EJO operojnë në mënyrë të pavarur në gjuhën e tyre. Secili prej partnerëve vendos se ç’lloj informacioni është relevant për audiencat e veta, cilët artikuj duhen përkthyer për faqen e EJO  në anglisht dhe cilat prej artikujve të botuar në faqen në anglisht do të përkthehen dhe botohen në faqen dhe në gjuhën përkatëse.

Stafi

Faqja në shqip e EJO menaxhohet nga një ekip i Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit të Universitetit të Tiranës

Bashkëpunimi me rrjetin e EJO

EJO mirëpret artikuj apo analiza të gazetarëve, pedagogëve apo studjuesve, nëse ato plotësojnë standartet e cilësisë që lidhen me të shkruarit, me burimet dhe me parametrat e tjera të shkrimit mediatik dhe akademik. Por EJO është një projekt me një fond financiar shumë të vogël dhe nuk ka mundësi për të paguar honorare për autorët.

EJO është gjithashtu edhe një projekt trajnimesh. Ai ofron për studentët dhe institucionet pjesëmarrëse mundësinë për të publikuar artikujt si dhe iu jep mundësinë një grupi të vogël kërkuesish të gazetarisë që të kontribuojnë për studimet doktorale duke u angazhuar si editorë të EJO.

Puna e ndërmarrë nga EJO është e pavarur, rigoroze nga ana akademike dhe me perspektivë ndërkombëtare.

Kliko këtu për të lexuar për rrjetin e EJO

Sponsorizuesit dhe Kontributorët

Mbështetja kryesore për EJO është ofruar nga Robert Bosch Foundation në Stuttgart (Gjermani), Stiftung Pressehaus NRZ në Essen (Gjermani), Swiss National Science Foundation në  Bernë (Zvicër), dhe  Fondazione per il Corriere del Ticino në Lugano (Zvicër).

Faqja në shqip e EJO, nga 2011 deri më 2013, është financuar nga Swiss National Science Foundation në  Bernë (Zvicër), kurse gjatë vitit 2014 është financuar nga FAZIT Stiftung, Gjermani

Kliko këtu për të parë listën e sponsorizuesve dhe të partnerëve

Përgjegjësia legale

Kliko këtu për të lexuar Përgjegjësinë legale

Komentet janë mbyllur

Send this to a friend