Ai tha se gazetaria hulumtuese në Kosovë është në zhdukje e sipër, pasi që frika nga kërcënimet dhe sulmet e ndryshme që u janë bërë gazetarëve kohëve të fundit dhe mosfunksionimi i sistemit gjyqësor i bën ata të mos krijojnë gazetari investigative.
“Në Kosovë nuk ka kushte të favorshme për ta ushtruar profesionin e gazetarisë dhe gazetarët nuk janë të sigurt, e sidomos ata të cilët bëjnë gazetari hulumtuese ku vetëm vitin e fundit, 27 gazetarë janë sulumuar dhe ata druajnë nga mosefikasiteti i gjykatave në Kosovë dhe për këtë arsye temat hulumtuese nuk i preferojnë”, tha Veliu.
Sipas tij, shumica prej qytetarëve infomimin kryesor e marrin nga mediat online.
“Në Kosovë shumë pronarë të kompanive të fuqishme mediale janë të ndikuara nga politika dhe janë në varësi të politikës dhe kjo po reflekton në të bërit gazetari dhe në shumë raste kjo pengohet nga eprorët e vetë”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i kolegjit UBT, Edmond Hajrizi u shpreh i kënaqur për këtë temë që është duke u zhvilluar në këtë kolegj, pikërisht në ditën e lirisë së shprehjes për të diskutuar se sa kanë liri të shprehjes gazetarët dhe mediumet në Kosovë dhe falënderoi panelistët dhe studentët e pranishëm në këtë konferencë.
Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi tha se Zyra e kryeministrit që nga fillimi i punës së tyre është duke u munduar të jetë sa më transparente dhe të gjithë gazetarët, të cilët bëjnë kërkesa zyrtare për të qenë të qasshëm në dokumente zyrtare atyre iu është dhënë kjo e drejtë.
“Ne kemi problemet tona, sepse nëse një zyrë e informimit të kryeministrit të Shqipërisë i ka 30 persona duke punuar, ne jemi vetëm 4 dhe në ditë kemi diku rreth 70 telefonata dhe 60 emaile”, tha ajo.
Ndërsa, analisti, Behlul Beqaj tha se roli i mediave është vendimtar në krijimin e vetëdijes shoqërore dhe politike.
Burimi: https://www.koha.net/arberi/90972/gazetaria-hulumtuese-ne-zhdukje-e-siper/