Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shprehjes, Instituti i Medias së Kosovës, ka mbajtur konferencë me temën “Liria e Shprehjes në Mediat e Kosovës”.
Kryetari i Bordit të Institutit të Medias në Kosovë, Fazli Veliu tha se duke u bazuar në raportet e fundit ku flitet për lirinë e shprehjes, asnjë gazetar në vend nuk është i kënaqur me këto rezultate.