A preferojnë audiencat lajme sensacionale?

30 Nëntor , 2017 • Ekonomia e Medias, Kryesoret, Shkrimet më të fundit • by

“Kur një qen kafshon një njeri, nuk përbën ndonjë lajm. Por kur një njeri kafshon një qen, atëhere kemi lajm!”

Pedagogët e gazetarisë në shumicën e rasteve i fillojnë leksionet e tyre mbi artin e krijimit të lajmeve të fuqishme dhe përfshirëse me këtë frazë të famshme. Kërkimi i një grepi – i diçkaje emocionuese, habitëse ose tronditëse për të tërhequr vëmendjen e publikut – është një gjë të cilën gazetarët kudo në botë kanë mësuar ta marrin parasysh kur raportojnë për lajmet politike, sociale ose që iu intereson njerëzve.
Studime të mëparshme kanë treguar se organizatat e lajmeve përdorin përmbajtje më sensacionale kur janë nën një lloj presioni komercial, apo kur janë të varura ndaj të ardhurave të reklamave. Megjithatë, ka shumë pak dëshmi se lajmet sensacionale kanë më shumë gjasa të tërheqin vëmendjen e audiencave dhe, edhe nëse e bëjnë, ta mbajnë audiencën të interestuar për më gjatë apo jo.

A mjafton sensacionalizmi për shitjen e një shkrimi?

Paul Hendriks Vettehen dhe Mariska Kleemans e drejtuan këtë pyetje në studimin e tyre më të ri, Proving the Obvious? What Sensationalism Contributes to the Time Spent on News Video. (Të vërtetosh të dukshmen? Sa kontribuon sensacionalizmi në kohën e shpenzuar për lajmet në video).

Kërkuesit e  Behavioural Science InstituteRadboud University në Hollandë, ndërmorën një eksperiment të bazuar në web me një kampion prej 190 pjesëmarrësish për të adresuar këtë pyetje. Më synimin e matjes së kohës së shikimeve për çdo lajm, pjesëmarrësit panë gjithsej 16 lajme audiovizuale nga një program televiziv i njohur hollandez i lajmeve, i cili është i larmishëm në përmbajtje dhe formë.

Përmbajtjet: sensacionale përkundër neutrale
Gjysma (tetë) e video klipeve që iu dhanë pjesëmarrësve u kategorizuan si “sensacionale” sepse kishin të bënin me tema sensacionale si: zjarret, aksidentet, krimet ose trazirat – dhe që u shoqëruan me imazhe të zjarrit dhe gjakut, etj. Të anketuarit i përshkruan këto klipe si “përmbajtje negative”. Gjysma tjetër e videove, të përshkruara si “përmbajtje neutrale”, kishin të bënin me kulturën ose ekonominë.

Paketimi: tabloid përkundër standard
Gjysma e klipeve të lajmeve iu i takonin “paketimit tabloid” – për shembull me një numër të lartë të xhirimeve të kameras, si edhe të efekteve zanore, muzikës ose teknikave të editimit dekorativ. Gjysma tjetër i takonin “paketimit standard”.
Mosha dhe gjinia e shikuesve gjithashtu u morën parasysh.

Sensacionalizmi ka impakt, por ky impakt është i limituar
Gjetjet e Vettehen dhe Kleeman tregojnë se sensacionalizmi ka një impakt, por mund të mos jetë aq i gjerë sa ç’e kishin menduar.
Studimi zbuloi se:
1) përmbajtjet sensacionale u panë nga shikuesit dy herë më gjatë se përmbajtjet normale
2) videot me paketimin tabloid u panë për kohë më të gjatë se sa videot me paketim standard nga të gjithë shikuesit.
3) videot me përmbajtje neutrale (për shembull: për ekonomi ose kulturë) u panë për kohë më të gjatë se sa përmbajtjet e njëjta me paketim standard, nga të gjithë shikuesit.

Megjithatë:
1) lajmet sensacionale me paketim tabloid nuk e mbajtën vëmendjen e shikuesit më gjatë se lajmet sensacionale me paketim standard
2) nëse përmbajtjet sensacionale prezantoheshin në një format tabloid, gratë më të moshuara ishin më pak të prirura për t’i parë dhe e mbyllën programin e lajmeve më shpejt.

Përmbajtja sensacionale nuk të çon drejt suksesit automatikisht

Kërkuesit dolën në përfundim se, ndërkohë që paketimi tabloid i inkurajonte shikuesit për të kaluar më shumë kohë duke parë lajme neutrale që mund t’i mos kishin pare, përkundrazi, nuk promovonte përmbajtje sensacionale ndaj të cilave pjesëmarrësit ishin të interesuar.

Megjithëse studimi në përgjithësi konfirmoi thënien e vjetër: “Ku ka gjak, ka impakt”, si një strategji dinake për tërheqjen dhe mbajtjen e vëmendjes së një shikuesi, autorët i këshilluan prodhuesit e lajmeve që të jenë të kujdesshëm kur adoptojnë sensacionalizmin për sukses.

Tags:, ,

Send this to a friend