14 gjetjet kryesore nga Raporti i Lajmit Dixhital 2017

2 Korrik , 2017 • Kryesoret, Menaxhimi i Redaksisë, Shkrimet më të fundit • by

Raporti i Lajmit Dixhital 2017 zbulon se  interneti dhe mediat sociale mund të kenë përkeqësuar më tej besimin e  publikut ndaj mediave  dhe “lajmeve falso”, por në shumë vende mosbesimi vjen nga polarizimi i rrënjosur politik dhe perceptimi i mediave si jo të paanshme.

Raporti, i bazuar në një anketim të 70,000 personave në 36 vende, zbuloi gjithashtu  se ‘echo chambers’ dhe ‘filter bubbles’ existojnë për disa njerëz, por – në përgjithësi – përdoruesit e mediave sociale, të agregatorëve dhe të motorëve të kërkimit përjetojnë më shumë diversitet mediatik sesa jo-përdoruesit.

Parashikimet ekonomike për shumicën e kompanive të medias mbeten shumë të vështira, por megjithatë ka arsye për optimizëm. Rritja e ad-blocking është frenuar ndërkohë që numri i abonimeve online për lajmet si dhe donacionet për organizatat e mediave janë duke u rritur në disa vende.

Grupet e fokusit të Raportit të Lajmit Dixhital tregojnë se në të ardhmen më shumë përdorues mund të jenë të gatshëm për të paguar për lajmet, në qoftë se përmbajtja ka vlerë të mjaftueshme, merret në mënyrë komode dhe është relevante.

14 gjetjet kryesore

  1. Rritja e lajmeve në mediat sociale është e pandjeshme në disa vende, pasi aplikacionet e mesazheve që ofrojnë më shumë privaci po bëhen gjithnjë e më popullore. Përdorimi i WhatsApp për lajmet po fillon të konkurrojë me Facebook në një numër vendesh, përfshi Malajzinë (51%), Brazilin (46%) dhe Spanjën (32%).
  2. Vetëm një e katërta (24%) e të anketuarve mendojnë se mediat sociale po bëjnë një punë të mirë në ndarjen e faktit nga trillimi, krahasuar me 40% që e thonë këtë për mediat e lajmeve. Të dhënat cilësore tregojnë se përdoruesit ndjejnë se kombinimi i mungesës së rregullave që drejtojnë mediat sociale me algoritmet virale inkurajon cilësinë e ulët dhe përhapjen me shpejtësi të lajmeve të rreme.
  3. Në mesin e 36 vendeve ka amplituda të ndryshme të nivelit të besimit tek lajmet. Përqindja e atyre që thotë se ata iu besojnë lajmeve është më i larti në Finlandë (62%), por më i ulti në Greqi dhe Korenë e Jugut (23%).
  4. Në shumicën e vendeve, studimi zbuloi një lidhje të fortë mes mosbesimit ndaj medias dhe paragjykimit politik të përceptuar të medias. Kjo është veçanërisht e vërtetë në vende me nivele të larta të polarizimit politik si SHBA, Itali dhe Hungari.
  5. Pothuajse një e treta e kampionit të anketuar (29%) thotë se shpesh ose me raste ata iu shmangen lajmeve qëllimisht. Për shumë vetë, kjo bëhet për shkak se mund të lajmet mund të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale. Për të tjerë bëhet për shkak se ata nuk besojnë se lajmet mund të jenë të vërteta.
  6. Në një numër vendesh që vjen e shtohet, përdorimi i celularit vazhdon të rritet, duke kaluar aksesin e lajmeve përmes kompjuterit. Njoftimet (notifications) e lajmeve në celular janë rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë vitit të fundit, sidomos në SHBA (8 përqind më shumë se në 2016), në Korenë e Jugut (+7 %), dhe Australi (+4 %) duke u kthyer në një kanal të ri të rëndësishëm për përmbajtjen. Rritja e njoftimeve të lajmeve në celular ka shënuar edhe një bum të aplikacioneve të reja.
  7. Në një zhvillim të përafërt, është shënuar një rritje e konsiderueshme në agregatorët e lajmeve të medias, veçanërisht tek Apple News, por edhe tek Snapchat Discover kryesisht për audiencat në moshë të re. Gjatë vitit të kaluar, tek këta agregatorë u dyfishua përdorimi nga ana e grupeve të targetuara.
  8. Celularët tani janë bërë po aq të rëndëssishëm për lajmet brenda shtëpisë sa edhe për jashtë shtëpisë. Më shumë përdorues të celularit tani i aksesojnë lajmet në krevat (46%) krahasuar me ata që i aksesojnë në punë
  9. Asistentët dixhitalë që aktivizohen me zë, si Amazon Echo po shfaqen si një platformë e re për lajmet, duke ia kaluar orëve celular në SHBA dhe Britani.
  10. Në aspektin e abonimeve për lajmet online, është vënë re një “Trump bump” i dukshëm në SHBA (nga 9 në 16%) së bashku me një trefishim të donacioneve për lajmet. Shumica e këtyre abonimeve dhe donacioneve janë bërë nga të rinjtë – duke korrigjuar kështu perceptimin se të rinjtë nuk janë të gatshëm për të paguar për mediat online, dhe sidomos për lajmet.
  11. Mesatarisht në të gjitha vendet, më shumë se një në dhjetë përdorues (13%) paguajnë për lajmet online, por disa rajone (si ato Nordike) paraqiten shumë më mirë sesa rajone të tjera (si Europa e Jugut dhe shumica e vendeve të Azisë).
  12. Rritja e ad-blocking është stopuar në kompjuterat desktop (21%) dhe mbetet e ulët tek celularët (7%). Më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se kanë ç’aktivizuar përkohësisht ad-blocker-in e tyre për lajmet, në vende të tilla si Poloni (57%), Danimarkë (57%) dhe SHBA (52%).
  13. Ka të dhëna të reja se markat e lajmeve e kanë të vështirë që të çajnë në platformat e reja të shpërndarjes. Një eksperiment që ndoqi më shumë se 2000 të anketuar në Britani, zbuloi se, ndërkohë që shumica mund ta kujtonin rrugën që ndërmorën për të arritur tek një lajm (Facebook, Google etc), më pak se gjysma e mbante mend emrin e markës vetëm përmes motorrit të kërkimit (37%) apo medias sociale (47%).
  14. Austriakët dhe zviceranët janë më të lidhur më gazetat e printuara. Germanët dhe italianët parapëlqejnë më shumë buletinet e lajmeve televizive, kurse amerikano-latinët i marrin më shumë lajmet nëpërmjet mediave sociale dhe aplikacioneve të chat-it sesa pjesa tjetër e botës.

Nëse jeni të interesuar për raportin  “Social Media, Trust and Polarisation: Digital News Report, 2017ju mund ta shkarkoni atë këtu.

 

Print Friendly, PDF & Email

Tags:, ,

Send this to a friend