Ardhja e komunikimit on line nëpërmjet Internetit transformoi praktikisht format dhe mënyrat e të bërit gazetari, teknikat e gjetjes dhe administrimit të lajmit si edhe ka hapur një epokë të re në marrëdhëniet midis gazetarit dhe atyre që dikur quheshin audienca. Mbi të gjitha u transformuan një sërë shtresash semantike të të shprehurit të proceseve të komunikimit mediatik, çka duhen studiuar me kujdes si për punën shkencore mbi mediat ashtu edhe për formimin e studentëve që kanë zgjedhur të formohen për të punuar në industrinë e informimit masiv.
Sigurisht që në një fazë të parë konceptet janë pakëz të papërcaktuar, disi të shpërndarë dhe jo fortësisht të saktësuar në përkufizimin e tyre. Kjo do të arrihet më pas që kuptimi i termave të bëhet më rigoroz. E gjitha kjo nuk na pengon megjithatë që të ndjekim këtë proces lindjeje të një universi të ri tematik qysh në fazat e para të tij për të ndjekur të renë, por edhe për të ditur më pas sesi kanë rrjedhur gjërat.
Duke kërkuar nëpër bibliografi, shumë rrugë më shpunë drejt John Pavlik, i cili dhjetë vjet më parë e më pas nisi të drejtojë shkollën doktorale të Universitetit të Kolumbias. Deri më sot, ato fjalë kyçe që ai përdor aty vazhdojnë të jenë në përdorim, ndonëse të detajuar dhe të përpunuara më hollësisht. Libri i tij “Journalism and New media”, të cilin kam marrë për bazë në këtë shqyrtim bibliografik, dëshmon shqetësimin e pedagogut dhe drejtuesit shkencor për të furnizuar një bazë terminologjike të shëndoshë dhe të unifikuar për diplomantët e ardhshëm, çka është edhe detyra e parë bazike e një shkolle doktorale.
Sigurisht që nuk kam paraqitur të gjitha fjalët e gjetura në tekst, të cilat mund të jenë me siguri disa qindra. Kjo do të ishte pastaj një fjalor enciklopedik më vete. Por, jam ndalur veç te disa terma kyçe qendrore që qëndrojnë si shtylla për të mbajtur të gjithë ngrehinën e re të fjalorit të profesionit të gazetarisë. Cilat fjalë janë përzgjedhur ? Ato që shpesh përdoren, por edhe në një kuptim jo fort të saktë në lidhje me kuptimin e tyre fillestar. Ato që sjellin dhe ngërthejnë një risi të dukshme në krahasim me më parë, dhe ato që të injoruara nga bota shqiptare, pengojnë gazetarinë tonë për të ecur me hapin e kohës.
Pa u zgjatur le të fillojmë, por më parë edhe një shënim tjetër. Fjalët e marra në shqyrtim i kam lënë në anglisht dhe i kam vendosur bashkë me kontekstin e gjetur në fjali në mënyrë që kuptimi të jetë i plotë dhe kontekstual, për të shmangur çdo keqkuptim që lind sa herë fjala qëndron në ajër. Pra, sikurse do të thoshte Umberto Eko, këtu nuk kemi një punë fjalorësh, por një përqasje enciklopedike, pra e marrjes së fjalës në kontekstin e fjalisë ku ajo merr të gjithë kuptimin e plotë.
- Contextualized journalism (fq. 4)
Contextualized journalism has five dimensions or aspects: 1. Breadth of communication modalities; 2. Hypermedia; 3. Heightened audience involvement; 4. Dynamic content; 5. customization
Po ta përkthenim në shqip do të thoshim “gazetari e kontekstualizuar”. Përse? Sepse shkalla e vendosjes së lajmit në një kontekst të caktuar është jashtëzakonisht më e lartë sesa më parë në ato që quhen media klasike apo media konvencionale sikurse janë gazetaria në letër, televizioni në ekran dhe radioja që transmeton në eter. Sikurse nënkupton Pavlik, ky kontekstualizim i lajmit dhe i informacionit në përgjithësi vjen nga pesë drejtime të ndryshme : E para, në formën e konvergjencës së teknikave dhe teknologjive të sotme të komunikimit, të cilat lejojnë shkrimin dixhital e të gjitha mesazheve në tekst, zë, figurë me të njëjtin kod 1/0, çka e bën lajmin të paraqitet jo vetëm si tekst abstrakt, që në vetvete kurrë nuk mund ta mbërrijë konkretësinë e duhur, por edhe me tingujt që e shoqërojnë si edhe me imazhet e lëvizshme që na e paraqesin si një e tërë. E dyta, nëpërmjet hypermedias, pra e ndërtimit të teksteve bazuar në gjuhën HTLM, pra të ndërtimit të hipertekstit, i cili lejon që nëpërmjet klikimeve të ndërfuten informacione të reja që vijnë nga tekste të tjera të lidhura (linked) me të parin. Me këtë mënyrë shkrimi gazetaresk bëhet për herë të parë jolinear, pra humbet vazhdimësinë narrative duke lejuar ndërfutjen e informacioneve me dimensione të ndryshme dhe si tekst, dhe si zë dhe si figurë. Me këtë rast informacioni dhe lajmi e tejkalon tërësisht modelin e “piramidës së përmbysur” duke marrë përmasa krejt të tjera. Së treti, kontekstualizimi bëhet edhe nga reagimet e audiencës, çka mund të realizohet në çastin e botimit të lajmit. E katërta, lajmi jepet në mënyrë dinamike, hap pas hapi dhe jo thjesht në formën përfundimtare të tij. E së fundi, lajmi i drejtohet jo publikut, por klientit meqë ai personalizohet dhe është çdokush që ndërton tashmë sipas parapëlqimeve të veta “shportën” e lajmeve dhe informacioneve që i interesojnë.
- Interactive visual storytelling (fq. 6)
Three fundamental developments have made possible a paradigmatic shift in visual storytelling. First, digital video… viewers at home and elsewhere will have direct access to video in digital form. Second, a neë generation of image and sound acquisition device (new 3 – D cameras…) will open up the possibilities available to those creating image and video, offering options ranging from panoramic vieës to three-dimensional immersive environments. Third, the growth of netëorked media… and digital television will furnish a wide range of creative and interactive alternative to visual storytellers.
Sigurisht transmetimi i pamjeve vizuale është i mundur edhe në mediat klasike audiovizive. Por ndryshimi është krejtësisht rrënjësor kur bëhet fjalë për “rrëfimin pamor dhe interaktiv.” Kjo është e mundur atëherë kur kamera me tre dimensione na fut në një realitet që na përfshin për shkak të ngjashmërisë me atë të botës reale. Është një botë pamore që e krijojmë vetë ne, e krijon gazetari, në funksion të pozicionit se nga ku filmon dhe e transmeton në një teknologji kompjuterike e cila lejon përpunimin e thelluar të informacionit. Mbi të gjitha edhe audiencat vetë, me ndihmën e teknologjive të reja dhe të kamerave dixhitale mund të japin pamje alternative të të njëjtit objekt apo ngjarje duke krijuar një rrjet të tërë ku informacioni qarkullon në të gjitha drejtimet e krijon një tipologji rrëfimi alternative, me shumë pamje, pluraliste dhe që lejon mundësinë e bashkëveprimit për të pasur një pamje më të plotë të lajmit.
- Omni directional video, omnicamera (fq.6)
A new video system capable of shooting and recording 360-degree views of events, localization and people.
Kamera dixhitale të cilat transformojnë krejtësisht logjikën dhe artin e të filmuarit, etikën e gazetarit që shoqëron ngjarjen e raportuar si edhe format dhe teknikat e raportimit. Është fjala për kamerat që nuk kanë një drejtim të përcaktuar, por që filmojnë në 360°, pra të gjithë mjedisin ku ato janë instaluar, ngjarje, njerëz, detaje që kanë të bëjnë me objektin e raportuar, por edhe të tjera që nuk lidhen me të.
- One-person news (fq. 8)
The journalist … can find the story, interview the subject, ask the right questions, and get all the right video.
“Lajmi i krijuar nga një njeri i vetëm” do të thotë se me kamerat shumëdrejtimshme gazetari nuk ka nevojë të merret me kamerën, pra shpesh nuk ka nevojë as të ketë shoqërimin e kameramanit, por fokusohet krejtësisht te intervista apo te raportimi i ngjarjes. Ai shpesh nuk ka nevojë as për ndihmës teknikë meqë aparaturat janë bërë të përmasave të vogla dhe se montazhin në kompjuter dhe përpunimin e informacionit mund ta realizojë në kompjuterin e tij personal.
- Purely online – news product (fq.16)
It has no print or broadcast product.
“Produktet mediatike pastërtisht on line” janë ato prodhime mediatike që nuk ekzistojnë fare në variantin klasik.
- Object-oriented multimedia (fq. 18)
… refers to the creation of digital objects in full motion audio and video.
“Multimedia e orientuar nga objekti”do të thotë se kemi forma raportimi mediatik ku bashkohen kode të ndryshme transmetimi si teksti, zëri apo imazhi që konvergjojnë për të na paraqitur të njejtin objekt. Ngjarja nuk transmetohet vetëm në tekst, vetëm në radio, apo vetëm në televizion, por kërkon që të ndërthurrë të gjitha këto teknika transmetimi duke i sintetizuar në paraqitjen mediatike të një objekti, apo lajmi. Koha e kaluar kur një ngjarje transmetohej vetëm sipas teknikave të shtypit të shkruar, apo vetëm të radios, apo vetëm të televizionit është vjetruar shumë.
- Multi-linear narrative forms (fq. 18)
Each object, such as a person, place, or building, can be encoded with layers of additional content, such as textual description, interactive graphics and animation or links to other sites…
“Format e raportimit shumë-përmasor” duan të thonë se krahas rrëfimit të një ngjarjeje në format e konvergjuara të transmetimit sipas evoluimit linear të vetë ngjarjes, nëpërmjet hypertekstit gazetari është i detyruar të ndërkallë edhe informacione plotësuese që sqarojnë atë që raportohet. Këto të fundit nuk kanë të bëjnë drejpërdrejt me objektin e raportimit, por sqarojnë megjithatë kuptimin e thellë të tij ose e vendosin në marrëdhënie krahasuese me ngjarje të ngjashme.
- Additional content (fq. 19)
To complete the object with graphics and animations.
Në këtë mënyrë lind ajo që quhet “përmbajtje e shtuar”, e cila do të thotë se në ngjarjen e raportuar ka më shumë përmbajtje informative sesa në ngjarjen reale që raportohet. Kjo ndodh pikërisht sepse nëpërmjet gazetarisë së “linkut”, gazetari ka për detyrë të japë informacione shtesë jo duke u ndalur në to, por duke i ofruar audiencave mundëistë që të zgjerojnë njohuritë për të pasur një pamje më të plotë të asaj që raportohet.
- Immersive storytelling environment (fq. 20)
Is a news format for presenting and interacting with the news in three dimensional environment.
“Mjedis i krijuar nga raportimi përpirës (zhytës)”. Fjala “zhytje” është në fakt një metaforë që tregon se raportuesi ose audienca e një lajmi ndodhet si e futur në ngjarjen që raporton apo i raportohet. Kjo krijohet nga niveli i lartë i transmetimit, nga fakti i imazhit trepërmasor, si edhe i mediave konvergjente. Shpesh herë ka edhe kuptimin se këndvështrimi nga paraqitet ky realitet i jep atij një strukturim të veçantë dhe transmetuesi duket se sheh një botë që ai e ka krijuar vetë. Fakti se të gjitha shqisat vendosen në punë, kjo jep idenë e të qenurit brenda një realiteti virtual çka përbën një nga format e larta të gazetarisë së raportimit.
- Dynamic content (fq. 21)
News content is much more fluid – dynamic in an online environment.
“Përmbajtja dinamike” e raportimit të lajmit ka të bëjë me faktin se lajmi për një ngjarje bëhet e mundur që të të pasurohet, modifikohet dhe korrigjohet, apo plotësohet në kohë reale, bashkë me evolucionin e ngjarjes, ose edhe në lidhje me ecurinë e investigimit apo të mbledhjes së informacionit për një ngjarje të kryer. Me një fjalë nuk ka më dallim kohor mes mbledhjes së informacioneve nga buimet, editimit dhe transmetimit të pjesëve të ndryshme të lajmeve.
- Depth coverage (fq. 35)
… A special page featuring news, reference material and other online materials.
“Mbulimi i thellë ka të bëjë me atë që ngjarja e raportuar shoqërohet me anë të praktikave të hypermediave që japin një kontekst të gjerë historik dhe shpjegues të lajmit duke e shoqëruar me analiza të thelluara, intervista, njohuri enciklopedike, etj. etj.
- Cyber-journalist (fq. 41)
“Gazetar on line”, pra që raporton duke mbajtur parasysh rregullat e shkrimit dhe raportimit on line.
- Text descriptors (fq. 50)
One technique to search the videos and images based on the texts someone has written in order o catalogue them.
Është një problem i ri i veçantë katalogimi me qëllim ruajtjen arkivore të informacioneve të raportuara apo të transmetuara. Kjo sepse ende nuk ka një motorr kërkimi që të realizojë këtë operacioon nisur nga përmbajtja filmike e videove. Për këtë arsye video apo podcastet shoqërohen me tekste specifike, fjalë kyçe, “taggs”, të cilat lejojnë gazetarin që t’i gjejë në në një kërkim arkivor nisur nga analiza e teksteve të inkorporuara në imazh, ose që mbishkruajnë si etiketë videot.
- Off-line sources (p. 63)
It is also important to verify online information from off-line sources.
“Burimet jashtë linje janë ato burime të cilat gazetari është i detyruar t’i konsultojë për të verifikuar informacionet on line, të cilat janë të pasura dhe të dobishme, por që përmbajnë mundëisnë e të qënurit të pasakta ose të manipuluara, apo të ardhura nga burime të pabesueshme.”
- Certify the authenticity of online sources (fq. 64)
- Verify with a source before publishing any information obtained online
- Attribute information obtained from a web site.
- Check the URL extension to assess the likely point of vieë of the publisher of information. Look for suspicious patterns or anomalies
- Check when the page was last updated and make sure the information is current.
Është e domosdoshme që gazetari të vërtetojë autenticitetin, pra vërtetësinë e lajmit të marrë nga buirime on line. Kjo procedurë nuik është aspak e njejtë me procedurat e verifikimit të burimeve klasike. Kjo kërkon që burimet on line të verifikohen me burimet jashtë linje, gjithashtu duhet të bëhet atribuimi i informacioneve te faqet on line në mënyrë të saktë, po ashtu duke studjuar faqen web të burimit duhet studjuar këndvështrimi i tij mbi ngjarjet si edhe duhet parë me kujdes nëse faqja në fjalë është e përditësuar apo paraqet edhe anmali të ndryshme që ta bëjnë të pabesueshme.
- Search time (fq. 66)
“Koha e kërkimit” është një term që shenjon kohën që i duhet gazetarit për të gjetur informacionin on line. Në fakt nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kohën që harxhon gazetari në terren për të gjetur lajmet në burimet përkatëse. Kjo vjen sepse informaiconet në Internet janë jashtëzakonisht të shumta dhe gjetja e teknikave të volitshme për të seleksionuar materialin e besueshëm ka të bëjë me vërtetësinë e burimeve dhe jo thjesht me kohën e gjetjes së tyre. Teknikat e shkurtimit të kësaj kohe janë jashtëzakonisht të shumta dhe të përpunuara hollë.
- Online headline aggregators (fq. 64)
To aggregate in near real time news headlines on every news subject, from health to sports, as well as general breaking news.
“Mbledhësi i titujve on line” është një robot, në formën e një programi logjiciel, i cili nisur nga algoritmi i tij, formula matematikore që e drejton, nisur na disa fjalëkyçe, gjen titujt e materialeve on line dhe i përmbledh në një faqe sipas një renditje të caktuar duke i dhënë një bazë bibliografike shumë të dobishme gazetarit.
- Digital newsroom (fq. 86)
… the veracity of video received from an increasingly diverse array of digital sources.
“Newsroom-i dixhital” është redaksia e cila nuk ndodhet në një vend fiks, nuk zapton një hapësirë materiale, nuk realizohen në një komunikim ballëpërballë, por krijohet si një komunikim virtual midis gazetarëve të lëvizshëm nëpërmjet një komunikimi on line të tyre nga vendi i raportimit ose gjetiu.
- Digital image manipulation (fq. 87)
It comes in three basic forms: addition, subtraction and modification (eg. Enhancement)… to create completely realistic video sequences of events that never took place.
“Manipulimi dixhital i iamzhit” është një nocion shumë i rëndësishëm kyc që tregon se tashmë asnjë pamje televizive nuk ka vlerën e së vërtetës autentike meqë ajo mund të manipulohet lehtësisht sipas teknikave të transformimit dixhital të imazhit. Këto janë metoda e heqjes, e shtimit dhe e modifikimit të informacionit në imazh.
- Digital abuse (fq. 88)
“Abuzimi dixhital” ka të bëjë me transformimin për qëllime manipulimi të imazhit virtual 3 – D dhe qe e transformon imazhin e vojtuar realisht nga dëshmitarë okularë.
21. Online media ethics
- Digital manipulation
- Uncontrolled adaptive agent
- User’s identity
- Artificial clicking
- Confidential online data
- Conflict of interest
- Interactive image
- 360 – degrees video
- Information and advertising
“Etika në mediat on line ka specifika krejt të veçanta dhe shumë të rëndësishme. Ajo ka të bëjë me evitimin e sjelljeve joetike në gazetarinë on line dhe që bëhen të mundura nga përdorimi i teknologjisë dixhitale. Ideja është për të bërë një kontroll etik të sjelljes së gazetarit on line. Evitimi i abuzimit dixhital, ruajtja dhe respektimi i identitetit të përdoruesit të medias, heqja dorë nga klikimet artificiale që rrisin peshën komunikative të faqes web, ruajtjen e të dhënave konfidenciale, shmangien e konfliktit të interesit sidomos kur redakori i faqes dhe komunikuesi i lajlmeve është i njëjti njeri, ndalimin e përpunimit të imazheve nga ana e përdoruesit, ruajtja e të dhënave dhe e njerëzve nga kamerat 360° që filmohen pa i pyetur, bashkimi i informimit dhe i reklamës, etj.
- Time compression (fq. 89)
Compressing pauses make room to insert eight additional thirty second commercials into each program hour.
“Ngjeshja e kohës lidhet me heqjen e hapësirave të heshtjes ose të panevojshme në një transmetim dixhital në radio apo televizion dhe që jep mundësi për ta zgjeruar kohën e transmetimit”.
- Impartial story (fq. 93)
Melvin Mencher, Columbia University Emeritus in his popular text Basic Media Writing, defines:
- Objectivity (impartial information)
- Fairness (balanced coverage)
- Accuracy getting the facts right and representing the story completely
In other Words, a story may be impartial but that doesn’t make it true.
“Sipas konceptit klasik të Melvin Mensherit gazetari duhet të japë lajmin duke respektuar objektivitetin, por me objektivitet konsideronte se duhet të ishte i paanshëm, pra pa marrë anën e askujt nga palët në debat. I drejtë, pra të balanconte mbulimin mediatik të të gjitha palëve të përfshira në një çështje, si edhe i saktë duke referuar të gjitha faktet në çështje. Të gjitha këto janë të drejta, por nuk mjaftojnë sepse paanësi nuk do të thotë të shkosh tek e vërteta, e vërteta mund të mos ndodhet në asnjë nga anët dhe mbi të gjitha mund të ndodhet në një anë të vetme.”
- Breaking news (fq. 95)
They can post the story ëere able to confirm at 4 P.M., continue reporting it (i.e., gathering information) and then post a revised story whenever they have it ready. This is impossible in the world f analog print media or even in television or radio, ëhere neës is broadcast according to a predetermined schedule.
“Informacione të freskëta në plotësim e sipër” janë të mundshme në kushtet e televizioneve dixhitale dhe krijohen më lehtësisht sidomos në kushtet e komunikimit on line. Ato përmiresohen sidomos nëpërmjet kombinimit të televizionit klasik me komunikimin dixhital on line. Kanë të bëjnë me lajme që raportojnë pjesshëm një ngjarje në kryerje e sipër, por edhe përbëjnë raportime në zhvillimi sipër sipas te dhënave të reja, ndonëse ngjarja është mbyllur. Parimi i tyre është bashkimi i mbledhjes së informacionit, editimi dhe transmetimi i tij njëkohësisht, pa pritur verifikimin përfundimtar të të gjitha të dhënave të lajmit.”
- On line journalistic skills (fq. 109)
. getting the story right (accuracy, fact checking)
. maintaining specificity and detail
. having protocols for making corrections (using hyperlinks)
. using multiple, known and identified sources
. avoiding conflict of interest
. effectively using Web/online technologies but not abusing them
. integrating softëare development/programming models into collaborative digital storytelling for an increasingly interactive and nonlocal audience.
“Aftësitë gazetareske on line” sigurisht që bazohen në kompetencat e përgjithshme të gazetarit, por kanë edhe specifikat e tyre. Sigurisht lajmi duhet të jetë i saktë, në detaje, dhe me mundësi korrigjimi, duke përdorur shumë burime të besueshme, duke evituar konfliktin e interesit, por edhe duke përdorur teknologjitë dixhitale që bëjnë të mundur komunikimin on line, duke bashkëpunuar me audiencat për të realizuar një rrëfim interaktiv të ngjarjes.”
- Real – time journalism (fq. 126)
“Gazetaria në kohë reale” sigurisht që ka ekzistuar bashkë me lindjen dhe konsolidimin e radios dhe të televizionit. Ajo do të thotë se raportimi bëhet bashkë me ngjarjen që ndodh realisht. Por, me mediat sociale, mundësitë e kësaj lloj gazetarie rriten më tepër sepse tanimë edhe me një aparat telefonie celular, çdo qytetar mund ta filmojë ngjarjen dhe në çast mund ta përcjellë atë në ëeb. Koha mes ndodhjes së ngjarjes dhe kthimit të saj në lajm zvoglohet shumë.
- Civic journalism (p. 132)
It refers essentially to a form of journalism in which the press participates actively in the public life of the geographic, political and cultural communities it serves.
“Gazetaria qytetare” shpesh kuptohet sikur është ajo e rrjeteve sociale. Por, në këtë përkufizim më shumë kuptohet media që është në shërbim të komunitetit, e për rrjedhojë karakterizohet nga qendrimi i hapur në funksion të mbrojtjes së interesave të tij, pra një gazetari afër bashkësisë dhe në interaktivitet me të.
- Electronic republic (fq. 132)
“Republika elektronike” karakterizon atë hapësirë publike ku qytetari shfaqet me zërin e tij autonom dhe shpreh qendrimet e veta për çështjet politike dhe sociale të vendit në një komunikim horizontal dhe vertikal me dy kahje komunikimi.
- Background research (fq. 184)
The primary function of librarian is to conduct background research.
“Kërkimi mbështetës” ka të bëjë me ato informacione plotësuese që gazetari mbledh dhe ofron për të kuptuar lajmin e raportuar.
- Cyber Patrol (fq. 187)
“Patrulla kibernetike” është instrumenti i censurimit dhe i bllokimit të web page ose i site që konsiderohen jo etike ose të dëmshme politikisht.
- Skillful online journalist (fq. 218)
- Contextualize events and circumstances
- Sens maker
- Reconnecting communities
“ Aftësitë e gazetarit on line” përtej atyre që janë të përbashkëta me të gazetarit tradicional kërkojnë që përveçse t’i japë përgjigje pyetjes : “ çfarë ? ”, edhe të jetë ndërtues dhe administrues komunitetesh, shpjegues dhe vendosës lajmesh në kontekstin dhe rrethanat kur ndodh.
Botuar në revistën MediaLink, nr.4, 2013
Tags:Contextualized journalism, Interactive visual storytelling, John Pavlik, One-person news