Organizatat e lajmeve që do të kenë sukses në 2020

14 Mars , 2014 • 10 vjet EJO • by

Në vazhdën e artikujve dedikuar 10 vjetorit të Observatorit Europian të Gazetarisë, David Levi, nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti Reuters për Kërkime në Gazetari, ofron një vision mbi të ardhmen e industrisë së lajmeve.

Organizatat mediatike fajësojnë internetin për pothuajse të gjitha vështirësitë që po kalojnë, për rënien e shitjeve, sepse sipas tyre interneti ka bindur lexuesit se informacioni duhet të ofrohet pa pagesë dhe ka vrarë reklamimin tradicional. Fare pak flitet për impaktin pozitiv të internetit, siç janë reduktimi i kostove në prodhimin e mesazheve, krijimi i një audience globale and inkurajimi i gazetarëve për të qënë më pranë dhe për të mësuar nga lexuesit.

Pra çështja nuk duhet të shtrohet në është i mirë apo i keq interneti, por si të adoptohet ky në një mjedis për median online. Raporti i 2013-tës për lajmet dixhitale i Institutit Reuters, theksonte se disa organizata lajmesh ia kanë dalë të jenë të sukseshme si formate tradicionale, të zhvendosura në internet. Mediat e mëdha britanike si The Guardian, SkyNews, BBC apo Daily Mail kanë menaxhuar të kenë një vend shumë të mirë në tregun e mediave të printuara , njëkohësisht edhe në web, ku The Guardian veçanërisht përbën një shembull shumë të mirë. Ndërkohë francezet Le Monde dhe Le Figaro, të dyja kanë pësuar rënie shitjesh në formatin e shtypur, ndërsa kanë performuar shumë më mirë online, ndërkohë në Gjermani Der Spiegel mesa duket ka fituar luftën online.

Organizatat e lajmeve do të jenë të sukseshme në vitin 2020, nëse do të fokusohen në katër elemente: përmbajtjen, komoditetin, klientët dhe paratë. Duke marrë të mirëqënë faktin se hapësira e bisneseve në web po rritet çdo ditë e më shumë, organizatat e lajmeve duhet të fokusohen në përmbajtje që paraqesin një vlerë të shtuar për publikun. Kjo do të thotë të shkosh përtej slloganit të vjetër gazetaresk “kush, çfarë, ku, kur?” Pyetjet, pse dhe si, shpjegimi i kontekstit të mesazheve dhe i rëndësisë së tyre, tanimë merr një rendësi të madhe. Në të njëjtën kohë është me rëndësi të investohet në ato qoshe me të cilat audience identifikon individualisht kompani të ndryshme lajmesh.

Komoditeti është më i rëndësishëm se kurrë. Informacioni duhet të jetë i aksesueshëm kudo dhe kurdo që përdoruesi do ta aksesojë, në kompjuter, telefonë celularë, tablet apo qoftë edhe print. Është e kushtueshme, por është e rëndësishme sepse sjellja konsumatore po ndryshon me hapa të mëdha. Përfitimi është që në sa më shumë mjete të jetë i asksesueshëm informacioni, aq më shumë do të aksesohet. Madje edhe i njëjti lexues, mund të dojë në situata të ndryshme të marrë shërbime të ndryshme; mund të kërkojë një vështrim të shpejtë mbi lajmet, artikuj të thelluar, madje ndonjëherë edhe dëshira për të mbajtur një gazetë në duar.

Organizatat e lajmeve që duan të jenë në biznes dhe duan të kenë sukses edhe në vitin 2020, duhet të njohin më mirë se më parë lexuesit e tyre. Kjo mund të arrihet përmes analizave të përmbajtjes së gjeneruar nga audienca në mënyrë që të ndërtohet marrëdhënie e qëndrueshme me to. Kjo marrëdhënie duhet inkurajuar dhe zgjeruar.

Pavarësisht të gjitha ndryshmeve dhe rënieve të shitjeve të mediave të printuara, oranizatat e lajmeve duhet të gjejnë gjetje të reja e të mencura për të rritur të ardhurat nga përmbajtjet dixhitale. Në të ardhmen, pyetja nuk do të shtrohet më nëse interneti është i mirë apo i keq, por si të gjenden zgjidhje për të vlerësuar përmbajtjet dixhitale, sa të qëndrueshme këto mënyra do të jenë, sa duhet të paguhet për një numër artikujsh, ose artikuj më vlerë të shtuar apo një hapsirë të tërë mediatike. Me siguri ka mënyra të për vijuar të sigurohen lajme cilësore me vlerë të shtuar dhe në këtë mënyrë të tërheqësh edhe një numër njerëzish që janë të gatshëm të paguajnë për këtë infomacion.

Përktheu nga anglishtja: Matilda Alku

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend