Sfidat me të cilat përballet gazetaria e sotme bashkëkohore, dhe, si duhet të përballemi me to, ishin temë diskutimi në Reuters Memorial Lecture, në kolegjin St. Anne të Universitetit të Oxfordit në fillim të këtij muaji.
Në kumtesën “Ne kemi dëmtuar lajmin, si ta korrigjojmë gabimin?” gazetarja the themeluesja e Vox, Melissa Bell, shprehet se ka ardhur koha që industria mediatike të pranojë dhe të përballet me problemet e gazetarisë.
Që prej vitit 1976 besimi te mediat ka qenë në rënie të lirë. Tashmë Google është një media më e besueshme se shumë organizata të tjera me traditë gazetareske, -shprehet znj. Bell. Gazetarja nënvizoi se kompanitë më të mëdha mediatike sot ndjekin një model të mirë biznesi por, nga ana tjetër, kanë dështuar për të përmbushur nevojat e audiencës. Një tjetër sfidë, sipas saj, është shpejtësia e ndryshimeve teknologjike çka ka sjellë demokratizimin e lajmit.
Bell foli gjithashtu kundër adhurimit të objektivitetit, që e cilësoi si një nga dobësitë më të mëdha të gazetarisë. Ana emocionale e lajmit është shumë e rëndësishme dhe gazetarët duhet të pranojnë faktin ka një vorbull emocionesh në lajmet e përditshme.
Themeluesja e Vox media përmendi dhe problematika të tjera si gara për audiencë dhe çështjet etike por shtoi se ka ende kohë për të korrigjuar këto probleme. Madje, gazetarja shkon edhe më tej, ndërsa propozon se kolegët duhet të raportojnë atë që u duket interesante, pa patur droje nga “objektiviteti”. “Shfletimi” i portaleve duhet të jetë një proces argëtues, ndonëse, vetë lajmi mund të mos jetë i tillë, – përfundon Bell.
Tom Standage, kryeredaktor i The Economist, shprehet se obsesioni për objektivitet vjen si “një amanet” nga tradita, veçanërisht nga shtypi i viteve 1920 në SHBA. Por sipas tij kohët kanë ndryshuar. Tashmë, thekson Standrage, transparenca dhe mendimi i lirë duhet të jetë “objektiviteti i këtij mijëvjeçari”.
Nga ana tjetër, kryeredaktori i The Washington Post, Marty Baron, është shprehur gjatë referimit të tij se të evidentosh gabimet e të shkuarës është shumë herë me e thjeshtë se ta ndryshosh këtë realitet. Ne kemi marrë shumë masa, vijon Baron, por industria ka ecur me hapa dramatike. Megjithatë, barra është e jona dhe ne e pranojmë këtë përgjegjësi.
Ndërsa panelisti tjetër, themeluesi i portalit The Quint, ka deklaruar se gabimi më i madhe i mediave është që nënvlerësojnë audiencat e tyre. Në rastin tonë, lexuesit dhe ndjekësit janë të rinj, të ndryshëm dhe shumë të angazhuar. Ajo që mediat tradicionale duhet të bëjnë është ti japin zë audiencave të tyre.
Përktheu nga EJO : Elvin Luku
Tags:Elvin Luku, gazetaria, Melissa Bell, objektiviteti, Reuters, The economist