“Unioni” denoncon proceset penale ndaj gazetarëve

29 Nëntor , 2011 • Profesionalizmi në media • by

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e një rast të paprecedent të policisë lokale, duke e konsideruar si një akt të pastër të kërcënimit, të shantazhimit dhe të presionit mbi gazetarin për shkak të detyrës dhe vetëm të detyrës.

Proceset penale të hapura kohët e fundit për gazetarët për shkak të detyrës së tyre, u bënë shkak për daljen pak ditë më parë në një deklaratë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Rasti më i freskët është ai i gazetarit Bashkim Shala, ndërsa janë sjellë në vëmendje të publikut edhe proceset ndaj kolegëve Ferdinand Dervishi dhe Ilir Yzeiri. Në komunikimin me mediat, përfaqësuesit e Unionit përcollën shqetësimin se raportimi i një proteste për pronën e disa banorëve të fshatit Mamëz, në Rrethin e Kukësit, mund t’i kushtojë gazetarit Bashkim Shala deri në 3 vjet burg.

Policia e Kukësit, që e akuzon si pjesëmarrës në protestë, përmes një komunikate zyrtare e ka shpallur person në hetim, në gjendje të lirë. Vetë gazetari pranon se ka qenë i pranishëm në protestë, por jo për të protestuar, por për të raportuar. “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë rast të paprecedent të policisë lokale, duke e konsideruar rastin e përfshirjes në listën e personave që procedohen dhe ndiqen nga Prokuroria e Kukësit në gjykatë, si një akt të pastër të kërcënimit, të shantazhimit dhe të presionit mbi gazetarin për shkak të detyrës dhe vetëm të detyrës”, – tha në konferencën për shtyp kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Unioni i kërkoi autoriteteve të larta të policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit që të ushtrojnë autoritetin e tyre ligjor ndaj këtyre rasteve të paprecedentë ndaj gazetarëve.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e një rast të paprecedent të policisë lokale, duke e konsideruar si një akt të pastër të kërcënimit, të shantazhimit dhe të presionit mbi gazetarin për shkak të detyrës dhe vetëm të detyrës.

Send this to a friend