Sot u përurua faqja në gjuhën ruse e Observatorit Europian të Gazetarisë (EJO). Ky websajt do të mbulojë të rejat më të fundit lidhur me kërkimin, zhvillimet dhe risitë në media. Ai i drejtohet audiencës rusisht-folëse në të gjithë botën.
Duke i qëndruar misionit të Observatorit Europian të Gazetarisë, EJO Ruse synon të promovojë studimet, idetë dhe shkëmbimin e njohurive mes studjuesve dhe praktikantëve të medias. Websajti do të informojë gazetarët rusisht-folës, akademikët e fushës së medias si dhe studentët rreth zhvillimeve në median europiane. Përveç kësaj, websajtet e rrjetit të EJO do të përkthejnë artikujt rreth medias ruse në gjuhët europiane.
Mediat në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara shpesh fokusohen në klimën politike të Rusisë dhe në vështirësitë që ajo krijon për gazetarët që punojnë atje. EJO në rusisht do të mbulojë këto çështje të rëndësishme, por gjithashtu do të prezantojë një panoramë të gjerë të studimeve të akademikëve si dhe të punës së profesionistëve të medias në vend.
Platforma e re do të marrë në shqyrtim çështje si liria e medias, ekonomia e medias, mediat e reja, teknologjitë e komunikimit, kultura e medias, marketingu i komunikimit si dhe menaxhimi i medias.
Tematika të tjera do të jenë ato që kanë të bëjnë me mediat sociale, gazetarinë e qytetarëve dhe transparencën e gazetarisë në Rusi.
I bazuar në Turiba University dhe Media Institute në Riga të Letonisë, websajti i ri e çon në dhjetë numrin e gjuhëve të rrjetit të EJO.
Drejtor i projektit është Dr Ainārs Dimants. Ai është studjues dhe profesor i teorisë së komunikimit në Turiba University të Rigës, alumni i Fakultetit të Gazetarisë të Lomonosov Moscow State University (1990) dhe ish-korrespondent në Moskë i gazetës ditore letoneze Diena(1990–1992).
Dr. Andrejs Berdņikovs (Андрей Бердников) është redaktori i websajtit. Ai ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Universitetin e Letonisë. Rusishtja është gjuha e tij amtare dhe ekspertiza e tij mes të tjerash përfshin median dhe kulturën e informacionit në Rusi si dhe në pjesën rusisht-folëse të Baltikut.
Evgeniya Boklage është gjithashtu redaktore. Ajo është studjuese e fushës së shëndetësisë si dhe e shkencave të komunikimit në Institute for Media and Communication Studies në Free University të Berlinit. Evgeniya flet rusisht si dhe është e interesuar në mediasferën ruse.
Për të mësuar më shumë reth projektit mund të kontaktoni:
Andrejs Berdņikovs
Tel: + 371 29238280
Tags:EJO rusisht