Sa të besueshme janë raportet për lirinë e shtypit?

6 Mars , 2013 • Liria e medias • by

Çdo vit raporti mbi lirinëe shtypit nga organizata “Reporterët pa kufij” tërheq vëmendje të madhe mediatike. Problematik mbetet fakti që pjesa më e madhe e gazetarëve i botojnë dhe i marrin të mirëqena shifrat e ofruara aty pa i verifikuar ato. Çështja se si dalin këto rezultate duket se u intereson vetëm studiuesve, madje edhe ata në mënyrë vetëm sporadike. Monroe E. Price, Susan Abbott und Libby Morgan (University of Pennsylvania) kanë ndërmarrë së fundi në një libër të tyrin përpjekjen për të“analizuar analizuesit”.

Në këtë libër, nga 16 analiza gjithsej, katër prej tyre merren vetëm me indeksin e lirisë së shtypit. Vlerësimet e studiuesve dalin pozitive. Lee Becker dhe Tudor Vlad (nga University of Georgia) korrelojnë listat e rankimit tëRoG, Freedom Housesi dhe tëIndex (IREX) me njëri-tjetrin dhe i quajnë ato “shumë të besueshme”. Studiuesit megjithatë tërheqin vëmendjen se indikatorët e përdorur në këto analiza bazohen më shumë në modelin perëndimor, ose atë amerikan të lirisë së shtypit. Matjet „fokusohenmë së shumti në të kuptuarin e lirisë së shtypit si pavarësi nga kontrolli qeveritar. Ato reflektojnë më pak ndikimin nga interesat komerciale.”

Analizat e studiuesve europianë janë akoma më kritike. Patrick McCurdy (Erasmus-Universität, Rotterdam), Gerry Power (InterMediaUK) dhe Anna Godfrey (BBC World Service Trust) tërheqin vëmendje për paqartësitë në anketa. Christina Holtz-Bacha (Universität Erlangen-Nürnberg) thekson se për sa kohë liria e shtypit nuk përkufizohet saktë, atëherë edhe rankimet do të jenë të dyshimta. Duke marrë si shembull Finlandën, e cila për shumë vite ka qenë në krye të listës, shtrohet pyetja nëse subvencionet shtetërore që u janë ofruar gazetave, nuk hedhin dyshim mbi pavarësinë e mediave.

Mbetet të shpresojmë se studiuesit pjesëmarrës nuk janë edhe vetë të verbër. Asnjëra nga anketat qoftë edhe mëe  sakta nga pikëpamja empirike nuk të tregon vërtet nëse liria e shtypit aplikohet dhe “perceptohet” më shumë në Austri se sa në Zvicër. Më të dyshueshme akoma bëhen dallimet në pjesën e tretë të indeksit. Të rëndësishme janë natyrisht vendet që ndodhen në fillim të listës dhe në fund të saj. Do të ishte më e sinqertë, sikur secili nga vendet tëtrajtohej brenda njëklustre të caktuar, kështu do të evitoheshin gabimet në matje.

Vetëm se atëherë nuk dihet a do t’u interesonte më gazetarëve kjo temë, po të mos raportonin se Zvicra dhe Austria p.sh., kanë “rrëshqitur” disa vende më poshtë? Që këto dy vende së bashku me Skandinavinë, Zelandën e Re dhe Gjermaninëende vazhdojnë të kryesojnë listëne rankimit nuk do të përbënte aspak lajm.

Monroe E. Price/Susan Abbott/Libby Morgan (Hrsg.) (2011): Measures of Press Freedom and Media Contributions to Development. Evaluating the Evaluators, Neë York u. a.: Peter Lang

Botimi i parë në gazetën: Schweizer Journalist Nr. 2 +3/2013

Shkrimi i përkthyer në shqip është marrë nga :

http://de.ejo-online.eu/8035/pressefreiheit/wie-verlasslich-sind-pressefreiheits-rankings

 

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend