Mediat në Ballkan nën darën e oligarkëve

8 Tetor , 2018 • Kryesoret, Marrëdhëniet Publike, Shkrimet më të fundit • by

Situata e mediave në vendet kandidate për në BE në Ballkan është një rrezik për demokracinë. Tregjet e reklamës janë të vogla, mediat e pavarura të rralla, shkruan gazeta Handelsblatt.

Për të paraqitur përmbledhtas situatën e medias në Ballkan „Handelsblatt” i referohet Shqipërisë. „’Çfarë doni?’, pyet  vrullshëm kryeministri Edi Rama gazetarët e huaj në bibliotekën e rezidencës qeveritare në kryeqytetin Tirana. Socialisti 54 vjeçar, një burrë shtatmadh, është me humor të zymtë këtë pasdite. Socialisti, vendi i të cilit do të hyjë mundësisht sa më shpejt në BE, gjithsesi nuk e ka përzemër t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, aq më keq nëse ai nuk i kontrollon vet ato.

Megjithatë Rama e di mirë, se nuk u shmanget dot medieve të huaja, kur i duhet të bëjë reklamë për antarësimin në BE. Atij i duhet një imazh i mirë në Europë. Ndaj artisti që qeveris qysh nga viti 2013 pranon dialogun e vështirë me gazetarët ndërkombëtarë. (…)

Gazetarët shqiptarë vetëm mund të ëndërrojnë për një takim të hapur shtypi të këtij lloji. „Më mirë syri, se  nami” thotë një fjalë e urtë në Shqipëri. Po kështu është edhe qendrimi i të pushtetshmëve me median vendase. Synohet vetëm inskenimi i personit dhe i verpave të tij heroike. Kritika, edhe kur ajo është e argumentuar dhe dëshmuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit, perceptohet shpesh si ofendim personal ose si sulm. Ndaj kryeministri shqiptar i shmanget dialogut të vazhdueshëm me mediat vendase. Ai preferon rrjetet sociale, në radhë të parë Facebook-un, ankohet një gazetar në Tiranë. Gazetarët vendas kanë akses vetëm në konferenca ndërkombëtare shtypi.( … )

Mediet ndodhet nën darë, prej nga ato nuk mund të çlirohen vet. Televizioni në vendin me 2,8 milione banorë ndodhet në duart e oligarkëve. Kjo ka pasoja. „Ne si gazetarë investigativë kërcënohemi anëmbanën ë rajon”, thotë një reporter kritik ndaj qeverisë. Ofendimet dhe mashtrimet janë në rend të ditës, shton një gazetar tjetër. Shipëria është vetëm një shembull. Edhe vendet e tjera kandidate të BE-së në Ballkan gjendja e medias nuk është më mirë, madje ndokund ehd emë keq se në Shqipëri. „Ne kemi një pozicion më të mrië se në Mal të Zi”, thonë një gazetar shqiptar me ironi. Por me këtë ai ka të drejtë. Në pranverë në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë u qëllua nga persona të panjohur gazetarja kritike ndaj qeverisë Olivera Lakic. Gazetarja e së pavarusës „Vijesti” është e specializuar në raportimin për korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar.(…)

„Gazetaria më e mirë është ajo nga bota e jashtme”, pranon hapur një gazetar shqiptar. Euronews së shpejti do të hapë një zyrë korrespondentësh vendas në Tiranë. „Ne duam të sjellim në treg një vështrim të kthjellët me standarde të reja”, thotë një korrespondente e përzgjedhur nga Euronews në Shqipëri. Fillimi i Euronews është modest, por një kontribut i rëndësishëm për një liri më të madhe të medias, që është e domosdoshme për një demokraci funksionuese në skajin juglindor të Europës”, shkruan „Handelsblatt në artikullin (08.10) me titull “Mediet në Ballkan nën darë”.

 

Burimi: https://www.dw.com/sq/mediet-n%C3%AB-ballkan-n%C3%ABn-dar%C3%AB/a-45799579

 

Print Friendly, PDF & Email

Tags:, , ,

Send this to a friend