Janë menaxherët e medias, gazetarë më të mirë?

29 Tetor , 2013 • Menaxhimi i Redaksisë • by

Një sondazh i ri me menaxherët e medias në Austri na ofron disa këndvështrime të reja në lidhje me opinionin e segmenteve të ndryshme që veprojnë brenda kompanive mediatike.

Për herë të parë, Andy Kaltenbrunner, Matthias Karmasin dhe Daniela Kraus (Medienhaus Vjenë) kanë anketuar menaxherët e medias austriake për të mësuar më shumë për ta dhe vlerat e tyre profesionale. Kampioni i përzgjedhur prej 131 personash është relativisht i vogël, gjë që e redukton validitetin e studimit. Të dhënat e para ofrojnë disa surpriza. Burrat dominojnë postet më të larta duke mbajtur 74% të të gjitha pozicioneve, ndërkohë që gratë i gjejmë në të njëjtat poste 20% më pak se kolegët e tyre. Të gjithë personat jo austriakë i gjejmë në “majë” vetëm nëse këta vijnë nga Gjermania apo nga Zvicra. Vetëm 52% e gjithë menaxherëve të intervistuar kanë një karrierë akademike.

Studimi është interesant sidomos kur studiuesit krahasojnë menaxherët me gazetarët austriakë. Në mënyrë të çuditshme menaxherët e quajnë më të rëndësishme se vetë gazetarët “kritikën ndaj probleme”, si dhe “kontrollin ndaj politikës, ekonomisë dhe shoqërisë”, “ndikimin në axhendën politike”, por edhe “t’i japësh një shans njerëzve të thjeshtë për të shprehur mendimin e tyre”. Kjo është një panoramë tejet shkatërruese për gazetarinë – dhe shkon përkundër besimit tradicional se gazetarët janë aktorët e ndryshimit kritik dhe jo menaxherët. Ndërsa këta të fundit shprehen gjithashtu në favor të idesë se ata “nuk duhet të ushtrojnë asnjë presion në redaksi”.

Studiuesit evidentojnë me të drejtë se disa nga menaxherët mund të kenë dhënë përgjigje për të cilat ata dëshirojnë të fitojnë pikë në aspektin shoqëror, në vend të atyre që ata besojnë. Megjithatë studimi tregon që menaxherët austriakë të medias duken më pak të shqetësuar se gazetarët e tyre të punësuar.

Burimi: Andy Kaltenbrunner et al. (Hg.): Der Journalisten-Report IV: Medienmanagement in Österreich, Wien: Facultas 2013

Ky artikull u publikua fillimisht në: Schweizer Journalist, Nr. 10+11/2013

Përktheu nga varianti anglisht: Jonila Godole, EJO Albania.

Photo credit: Graham Holliday / Flickr Cc

 

Print Friendly, PDF & Email

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Send this to friend