Kosova sërish është kampione në Ballkan – sa i përket mungesës së transparencës. Zyra e kryeministrit dhe Kuvendi gati asgjë nuk duan të ndajnë me publikun. Për dallim nga Kosova, Mali i Zi është shteti më transparent i rajonit, siç tregon hulumtimi në kuadër të projektit projektit «Action SEE» të Open Data Kosova.
Hapja institucionale konsiderohet se paraqet zhvillim thelbësor në drejtim të qeverisjes së mirë. Gjithashtu është një karakteristikë e rëndësishme e cdo shoqërie demokratike.
Në kuadër të projektit Action SEE, Open Data Kosova në bashkëpunim me gjashtë organizata partnere ka analizuar shkallën e hapjes së institucioneve publike në gjashtë vendet e rajonit: Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Indeksi rajonal i hapjes së të dhënave matë se deri në cfarë niveli institucionet e vendeve të ballkanit perëndimor janë të hapura për qytetarët dhe shoqërinë, bazuar në katër parimet, transparenca, qasja, integriteti dhe ndërgjegjësimi (institucional).
Hapja e të dhënave nga pushtetet ekzekutive
Sipas matjes së bërë rezultatet kanë treguar që qeveritë e gjashtë endeve të rajonit nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm që të jenë të hapura dhe bashkëpunuese qytetarët dhe shoqërinë civile për vitin 2018. Është përllogaritur se janë përmbushur vetëm 33 përqind e treguesve të hapjes ndërsa përqindja e vitit të kaluar ishte më e madhe, ne 39 përqind për Pushtetin Ekzekutiv në Kosovë” thotë hulumtimi.
Problem më i madh si pjesë e pushteti ekzekutiv, shihet tek zyra e Kryeministrit ku hapja institutcionale gjatë vitit 2016-2017 ishte 60%; përgjatë vitit 2017-2018 ajo ra në 41%. Në krahasim me Kosovë, Zyra e
Kryeministrit të Maqedonisë ka rritur në 72% hapjen institucionale.
Sa i përket transparencës dhe komunikimit me qytetarë, qeveritë e vendeve të rajonit kryesisht ballafaqohen me probleme në krijimin e medotave të reja të komunikimit. Probleme të theksuara vërehen në publikimin e informatave financiare dhe dokumenteve të tjera të shpenzimit të fondeve publike. “Informata për buxhetin, por gjithashtu informata për planifikimin e shpenzimit të fondeve publikohen rrallë”, thotë hulumtimi.
Gjithashtu sipas analizës praktika e mos publikimit të planeve të prokurimit publik është shumë e pranishme, përderisa “thirrjet dhe vendimet” e prokurimit publik, kontratat dhe aneks – kontratat nuk kanë qenë të qasshme në shumicën e rasteve.
Zyra e kryeministrit është kampione në rajon për mos transparencë
Organizimi i informacionit, prokurimi publik dhe transparenca e buxhetit janë tre komponentët mbi të cilat është analizuar niveli i transparencës në pushtetet ekzekutive në gjashtë vendet e rajonit.
Kosova ka shënuar vetëm 29 përqind të plotësimit të kritereve, prandaj është ranguar e fundit në rajon. Një nga mangësitë kryesore në zyrën e kryeministrit të Kosovës është transparenca në shpenzimin e buxhetit.
“Faqja zyrtare nuk përmban shpenzimet e buxhetit dhe llogaritë përfundimtare. Mungon informacioni mbi nivelin dhe përbërjen e borxhit publik si dhe mungojnë informacione për menaxhimin e borxhit”, thekson hulumtimi.
Transparenca në prokurimin publik është problemi më i madh në qeverinë e Kosovës. Kosova radhitet e fundit edhe në këtë pjesë, më keq se Mali i zi, Serbia, Bosnje e Herzegovina dhe Maqedonia. Sipas analizës faqja zyrtare e kryeministrit ka dështuar të siguroj planet dhe rezultatet nga kontratat e prokuroimit publik. Situata nuk është më e mirë as në ministritë e qeverisë së Kosovës të cilat kanë marrë pikë të vogla në elementin e transparencën.
Transparenca për shpenzimet nga arka e shtetit, vazhdon të jetë e dobët ndërsa vetëm gjashtë ministri kanë publikuar informatat mbi buxhetin. Qeveria e Kosovës rangohet më lartë – në pozitën e dytë- në kategorinë e integritetit. Kjo kategori merr parasysh deklarimin e pasurisë së zyrtarëve qeveritarë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Progres i limituar edhe në pushtetin legjisaltiv
Pushtetet legjislative të vendeve të rajonit nuk kanë shënuar progres në transparencë dhe hapjen e të dhënave.
Rënia e nivelit të transparencës në të gjitha parlamentet me përjashtim të Shqipërisë që ka shënuar rezultatet më të mira në vitin 2017 në krahasim me 2016, tregon që për një vit ato nuk janë përpjekur të zhvillohen në drejtim të transparencës.
Parlamenti i Malit të Zi ka marrë pikët më të larta (81 % bazuar në indikatorët e vendosur) për sa i përket transparencës në krahasim me vendet e tjera në rajon, në vecanti me Kosovën e cila është e fundit në listë.
Analiza e përgjithshme ka gjetur vërejtje në funksionimin e parlamenteve në rajon vecanërisht tek zbatimi i Kodit të Etikës. Situata bëhet më keq për ato vende të cilat akoma nuk e kanë aprovuar atë.
Praktika nga rajoni tregon se thyerja e Kodit të Etikës në përgjithësi nuk rezulton në sanskionimin e sjelljes së keqe. Analiza thekson se zbatimi në vazhdimësi i Kodit të Etikes është i rëndësishëm për ngritjen e nivelit të llogaridhënies në punën e parlamentit.
I radhitur i fundit në listë për nga shkalla e hapjes, analiza thekson se Kuvendi i Kosovës ka mungesë të elementeve bazike që do ta bënte atë një institucion më transparent për publikun. “Në faqen zyrtare në internet “mundësia” e kërkimit të materialeve është jashtë funksionit rrejdhimisht qytetarët e kanë të pamundur të luajnë rol proaktiv për punën e këitj institucioni”, thuhet në hulumtim. Rekomandohet që parlamenti ta krijoj kanalin e vetë të komunikimit në faqen zyrtare; një mënyrë kjo që qytetarët të ngrisin shqetësimet, të ankohen si dhe të mund të kundërshtojnë punën e kuvendit. “Ky hap i vogël do ta ngriste rangimin e kuvendit të kosovës”, thuhet në këtë hulumtim.
Po kështu theksohet se Kosova nuk e ka miratuar ligjin për peticionin online. Miratimi i këtij ligji do të ndikojë në hapjen e parlamentit në kategorinë e qasjes.
Ngjajshëm me institucionet e tjera publike, Parlamenti i Kosovës rangohet më keq kur bëhet fjalë për transparencën në prokurimin publik. Në faqen zyrtare të parlamentit nuk publikohen thirrjet dhe vendimet për procedurat e prokurimit publik; as kontratat, anekset dhe planet e prokurimit publik.
“Kosova është e fundit në rajon që të filloj të mendoj për transparencën e informatave në prokurimin publik, si elementi thelbësor i transparencës dhe qeverisjes së mirë.
Në përgjithësi Kuvend i Kosovës ka pikë të mira sa i përket informatave organizative. Sipas raportit kjo është një komponentë që shikon cilësinë dhe sasinë e informatave që publikohen. Faqja zyrtare e parlamentit është e mbushur me ligje dhe amandamente. Po kështu axhendat janë të publikuara paraprakisht dhe faqja zyrtare përditësohet vazhdimisht.
Mali i Zi kampion në transparencë në nivelin e pushtetit lokal
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit Mali i Zi kryeson me shkallën e transparencës. Kosova sërish radhitet si vendi me më së paku transparencë me 28 përqind të plotësimit të kritereve në të gjithë treguesit e vendosur. Në përgjithësi shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar 23-28 përqind të treguesve të vendosur në nivel lokal, me përjashtim të Malit të Zi që ka shënuar 48 përqind. Komunat e Kosovës të cilat kanë qenë subjekt i këtij vleresimi janë Dragashi, Ferizaj, Gjilani, Drenasi, Gracanica, Juniku, Klina, Kllokoti, Leposavici, Prishtina, Ranillugu, Skënderaj, Suhareka, Vitia dhe Zvecani. Në mesin e këtyre komunave, më transparentja ka rezultuar të jetë Vitia me 55 përqind duke e lënë pas Prishtinën me 45 %.
Por nëse krahasohen me komunat e vendeve të rajonit Kosova sërish rangohet e parafundit duke lënë prapa vëtëm Shqipërinë. Theksohet se pushtetet komunale në Kosovë janë më pak transparente në prokurimin publik dhe buxhet.
“Fushat ku janë hasur më shumë probleme ndërlidhen me publikimin e informatave për borxhet publike, kryerja e konsultimeve për draftin e buxhetit si dhe publikimi i rezultateve nga ato konsultime”, thekson raporti. Transparenca buxhetore duhet të adresohet nga komunt si cështje prioritare, për shfrytëzim transparent të financiave publike; ky është parakusht thelbësor për ofrimin e shërbimeve publike dhe besimin midis votuesve dhe përfaqësuesve të tyre.
Problemet e institucioneve të drejtësisë drejt hapjes së të dhënave
Hulumtimi tregon se hapja e gjyqësorit në vendet e Ballkanit Perëndimor për këtë vit plotëson 36 përqind të treguesve të përformancës. Ky rezultat është zvogëlim i përformancës në mekanizmat gjyqësor dhe është një zile alarmi për transparencë, hapje dhe llogaridhënie të këtyre institucioneve. Në krahasim me prokuroritë e vendeve të rajonit që plotësojnë kriteret në shkallë 31 përqind, gjykatat janë disa shkallë më lartë, përafërsisht 42 përqind. Por krahasuar me hulumtimin e vitit paraprak, gjykatat dhe prokuroritë publike kanë shënuar ulje në përformancë.
Qasja në informatat e publikut në gjykatat e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk arrinë më shumë se 30 përqind të treguesve të plotësuar. Shumica e gjykatave në rajon nuk kanë faqe zyrtare, gjithashtu në 59 përqind të rasteve kur faqja zyrtare në internet ekziston, mundësitë e kerkimit janë jashtë funksionit. Për shkak të kësaj situate, qytetarët ballafaqohen me vështirësi në gjetjen e informatave të nevojshme. Ndryshe nga të gjitha pushtetet e tjera Prokuroria e Kosovës ka ngritur shkallën e plotësimit të kritereve në krahasim me vitin parparak; nga 40 % në 44 %. Vendet e tjera kanë shënuar rënie të përformancës në këtë aspekt.
Sistemi gjyqësor i Kosovës është kritikuar vazhdimisht si i ndikuar politikisht dhe jo efikasitet në punë. Hulumtimi ka analizuar hapjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjykatave, Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurorive publike si dhe zyrës së Prokurorit të Shtetit në nivelet, e qasjes, ndërgjegjësimit, integritetit dhe transparencës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në termet e qasjes në të dhëna radhitet i parafundit, duke lënë pas vetëm Shqipërinë. Kosova arrinë të plotësojë vetëm 28 përqind të kritereve krahasuar me matjet e kaluara që mbërrinin në 28 përqind. Ky rezultat i dobët sipas raportit vjen si pasojë e disa faktorëve nisur nga fakti që Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka një mekanizëm për bashkëpunim me media, që nuk janë të lejuara të marrin pjesë në sesionet e Këshillit.
Problemi kryesor në sektorin e drejtësië është mungesa e sistemit të paanshëm; gjyqtarët zakonisht zgjedhin rastet që ato do të gjykojnë bazuar në preferencat e tyre; mungesa e informacionit mbi numrin e pranimeve si dhe mungesa e raportimit të gjykatave tek një autoritet më i lartë është ajo që e karakterizon. Gjykatat e Apelit shënojnë rangimin më të lartë në kategorinë e ndërgjegjësimit duke plotësuar 99 përqind të treguesve të vendosur, përcjellur nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Themelore e Ferizajit me 78 përqind, gjykata e Pejës me 57 përqind dhe e fundit rangohet Gjykata e Mitrovicës me 17 përqind.
Sërish rangimit i prinë Mali i Zi me 72 përqind dhe Serbia me 65 përqind. Sidoqoftë, përformanca varion varësisht nga kategoria. Hulumtimi tregon se Prokuroria e Kosovës ndanë vendin e dytë me Bosnje e Hercegovinën me 44 përqind të treguesve të vendosur. Pavarësisht kësaj imazhi i saj është jo i mirë për shkak të mangësive që pamundësojnë sundimin e ligjit në mënyrë efektive dhe efikase. Mali i Zi është vendi prijës edhe në këtë kategori me 54 përqind. Këshilli Prokruroal i Kosovës rangohet në vendin e parë për transparencë kur është fjala për informatat të organizative me 78 përqind të indikatorëve, por dështon krejtësisht në transparencën e buxhetit dhe prokurimit publik. Sa i përket transparencës buxhetore, Këshilli Prokurorial nuk e publikon buxhetin online.
Ngjajshëm edhe me planet, thirrjet, vendimet, kontratat dhe anekset që ndërlidhen me prokurimin publik, ato nuk publikohen në faqen zyrtarë të Këshillit Prokurorial; duke e marrë kështu notën zero. Hulumtimi ka treguar se prokuroritë publike ballafaqohen me sfida serioze ne punën e tyre në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Niveli i ulët i transparencës i karakterizon vecanërisht zyrat e prokurorit të shtetit. Sipas analizës, sa i përket prokurorive, Kosova zë vendin e dytë nga vendi i tretë që e kishte në matjen paraprake. Me përjashtim të Malit të Zi, të gjitha prokuroritë publike në rajon kanë shënuar rënie ne pikë në hapjen e të dhënave. Kështu, Maqedonia ka shënuar vetëm 3 përqind, Shqipëria 10 përqind, Serbia 18 dhe Bosnie e Hercegovina 41 përqind. Vetëm Mali i zi është përpara nga Kosova me 64 përqind të përmbushjes së kritereve.
Prokuroria publike për vlerësimin e Kosovës përfshinë, atë të Apelit, Prokurorinë Speciale dhe prokurorite themelore në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Sa i përket zyrës së Prokurorit të Shtetit, në rajon gjendjen më të mirë e kanë Mali i Zi me 65 përqind të kritereve të plotësuara dhe Maqedonia me 42 përqind. Shtetet e tjera janë në mes të 30-35 përqind.
Artikulli është realizuar në kuadër të projektit: “Të kuptuarit e Qeverisë: Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies institucionale përmes të dhënave të hapura», i cili implementohet nga Open Data Kosovo.”
Burimi: https://gazetablic.com/kosova-e-fundit-ne-rajon-sipas-indeksit-rajonal-te-hapjes-se-te-dhenave/
Tags:aksesi, te dhenat, transparenca