Vendet e Ballkanit janë më të prekshmit në Evropë ndaj fenomenit të lajmeve të rremë “Fake News” dhe post të vërtetës.
Këto janë përfundimet e arritura nga Media Literacy Index, të përpiluar nga Instituti i Shoqërisë së Hapur, OSI, në Sofje, duke fajësuar se mediat janë të kontrolluara nga shteti ose interesat e biznesit, nga mangësitë në edukim dhe nivelet e ulëta të besimit në shoqëri.
Për të dytin vit radhazi, indeksi vlerëson potencialin për elasticitetin e 35 shoqërive evropiane për të dezinformuar duke përdorur lirinë e medias, arsimin dhe treguesit e besimit ndërpersonal, shpjegoi drejtori i programit të Politikave Evropiane, Marin Lessenski.
“Liria e medias është një faktor i rëndësishëm në trajtimin e fenomenit të lajmeve të rreme, por shpesh anashkalohet”, tha ai.
“Nuk dimë me siguri se cili është drejtimi i kësaj marrëdhënie, por jemi të sigurt se ekziston një. Ne supozuam se kur rritet arsimi apo liria e medias, tjetra do të ndjekë, “tha Lessenski për BIRN.
Në raportin e publikuar, vendet e Ballkanit kanë renditjen më të ulët, ku në vend të fundit renditet Turqia dhe Maqedonia, teksa Shqipëria renditet para tyre.
Rënia e përgjithshme e besimit në institucione dhe në bashkëqytetarë është duke dëmtuar rezultatet e vendeve të Ballkanit.
“Lajmet e rremë shkatërrojnë besimin dhe shoqërohen me rritjen e polarizimit në shoqëri”, paralajmëroi raporti, duke thënë se ky fenomen dëmton dhe dobëson cilësinë e debateve politike.
Ndërsa raporti përshkruan propozime të ndryshme për rregullimin dhe vetë-rregullimin për të trajtuar lajmet e rreme, thotë se përkrahja e lirisë së medias është rruga më e mirë për të ecur përpara
Burimi: http://www.gsh.al/2018/03/30/fake-news-kryesojne-vendet-e-ballkanit-ja-ku-renditet-shqiperia/