Duke folur në një konferencë të Shoqatës së Gazetarëve Europianë të zhvilluar në fillim të Majit, Pack e cilësoi gazetarinë si një element të nevojshëm për funksionimin e plotë të demokracisë dhe vuri theksin tek shpëtimi i saj nga rrënimi.
“Gazetarët, sidomos ata më të mirët, bëjnë shumë armiq. Presioni është i jashtëzakonshëm dhe po vjen në rritje. Dhe në përgjithësi ata paguhen shumë pak”, tha Pack.
Pa ofruar një rrugëzgjidhje specifike për këtë program, Pack argumentoi se gazetaria cilësore bëhet nga gazetarë të mirë-trajnuar dhe të mirë-menaxhuar, por rregullat e Inisiativës Europiane nuk e mundësojnë një objektiv të tillë. Kreu i Komitetit të Kulturës dhe Edukimit në Parlamentit Europian ftoi ligjëvënësit europianë që në vend të financimit të drejtpërdrejtë të gazetarëve, paratë të përdoren për të krijuar fonde publike për programe trajnimi që rrisin nivelin e profesionalizmit në këtë fushë.
“Nëse ne do të mund të biem dakord që ta konsiderojmë gazetarinë si një element kryesor të një demokracie të shëndetshme dhe të qëndrueshme, ashtu siç janë drejtësia dhe policia, atëhere ne do të mund të arrijmë në atë pikë që të kuptojmë se kjo nuk mund të bëhet falas dhe se kërkohet një investim kolektiv dhe sistemik i të gjithë shoqërisë,” tha Pack.
Ajo shpjegoi më tej se financimi publik duhet përdorur jo vetëm për trajnimin e gazetarëve, por edhe për programet e vetë-rregullimit në këtë fushë. Anëtarja gjermane e Parlamentit Europian fajësoi gjithashtu Komisionin Europian për komplikimin e procesit gazetaresk në Europë dhe bëri thirrje që fondet të rishpërndahen edhe në drejtime të tjera të kësaj fushe.

Postuar në websajtin e Observatorit Europian të Gazetarisë, faqja anglisht.