Duhet një paradigmë e re për median

31 Dhjetor , 2015 • Gazetaria e Medias, Kryesoret, Shkrimet më të fundit • by

Nga Bardha Nergjoni.

Profesori rumun Alexandru Lazescu, gazetar, shef gazete dhe pedagog i gazetarisë në Universitetin e Iasi, Rumani, i pranishëm në konferencën rajonale për punën e gazetarëve të organizuar në Tiranë, sjell vëzhgimet e tij për kahun drejt të cilit po ecën media tradicionale. Si rezultat i eksperiencës, për faktin se është gazetari që i ka provuar të gjitha si një prej zërave të medias së lirë në Rumani, Lazescu në analizën e tij konfirmon atë që të gjithë po e ndjejmë, rënien e rolit të gazetarit në shoqërinë e sotme.

Ndërsa kthehet pas 6 vjetësh në Shqipëri, ai shprehet se sheh ndryshime për mirë në Tiranë. Si shumë realistë ai konfirmon se shtyllat e medias janë duke u lëkundur pasi liria e shtypit ka ndryshuar, teknologjia ka bërë punën e saj dhe e gjithë kjo ka një impakt tek profesioni i gazetarit.

“Edhe termi gazetar ka ndryshuar. 10 vjet më parë nuk kishte media sociale dhe facebook prandaj sot ka shumë konfuzion se çfarë ësht gazetaria. Kemi media online dhe media tradicionale dhe ndërsa gjërat sipas gazetarëve janë më të qarta por audienca nuk është kaq shum e qartë. Ishte e paevitueshme të nisim këtë diskutim pasi kanë ndodhur shumë ndryshime fondamentale. Është praktikisht e pamundur që gazetaria të mos preket nga fenomeni që po hasim. Të punësuarit në median tradicionale po bien me shpejtësi dhe roli i “watch dog” nuk do të jetë më si më parë. Tashmë në internet ka brende shumë të fuqishme që kanë një impakt mjaft të madh. Gazetarët janë duke kaluar nga raportimi tek procesimi i lajmeve. Në kohën që po jetojmë brendet nuk po i drejtohen medias tradicionale pasi është më e lehtë dhe më frytdhënëse për të shfrytëzuar mediat e reja.

Rruga për të qenë gazetar ka ndryshuar. Tashmë gazetarët nuk janë më aq të respektuar nga publiku. Shumë media, socialmedia, praktikisht kanë krijuar fenomenin që gazetaria nuk është më aq e dëshirueshme. Kjo ndikon edhe në audiencën e tyre”.

Lazescu nuk e quan rënien e medias print nga rënia e shitjeve. Ai ka një faktor tjetër që ka sjellë këtë rënie. “Gazetarët në print po humbin punën e tyre jo sepse nuk ka më shitje, pasi mediat në print as më parë nuk mbulonin koston me shitjet. Problemi më i madh është të shohësh se reklamat dhe mediat tashmë janë ndarë. Reklamuesve nuk i duhet më media tradicionale. Ata kanë krijuar kanale të vetat ku shpërndajnë mesazhet e veta promocionale. Për politikën dhe brendet media ishte e rëndësishme pasi kishin nevojë të dërgonin mesazhe, por tani nuk e duan më se kanë gjetur rrugë të tjera. Richard Branson ka 4-5 mln followers në facebook e twitter. Medvedev ka një youtube channel. Obama shpërndan mesazhe dhe fotot e familjes në Instagram. Tani po përdorin kanale të tjera siç është media sociale prandaj edhe reputacioni i medias ka rënë.

Kjo është diçka që media humbi dhe gazetarët e humbën gjithashtu. Unë mendoj se ka dy role të mëdha për të mbajtur e për të shpërndarë mesazhe. Politikat apo korporatat e reklamave të cilët kanë lidhje gjithashtu me kushtet e punës. Nuk po dimë kush është gazetar më dhe shumë kanë gjetur rrugëzgjidhje drejt PEAR-it. E si mund të mbrohen njerëzit nga kjo media manipuluese. Duhet të përballemi. Nëse i adresojmë në mënyrën tradicionale atëherë nuk mund të arrijmë asgjë. Duke e parë si tradicionale atëherë nuk do të zgjidhni gjë. Duhet të rimendoni të gjitha. Nuk ka një përgjigje hyjnore. Është shumë e thjeshtë për të thënë. Në këtë moment nuk ka zgjidhje. Ne duhet të mendojmë një paradigmë të re. Nuk mund të mbrohet pavarësia nëse kërkon mbështetjen e shtetit. Në këtë mjedis të ri duhet gjetur zgjidhje të reja”.

 Ju thatë që duhet një zgjidhje. zgjidhja është bashkimi i gazetarëve?

Nuk është zgjidhja por një nga zgjidhjet është një reagim i medias të bashkohen të aplikojnë për grante, të prodhojë gazetari. Njerëzit duhet të bashkohen. Ka grupe freelancer që funksionojnë shumë mirë. Mund të jetë media e përditëshme, investigimi, analizat, etj. Ka humbur roli i medias tradicionale. Ka humbur roli i medias tashmë dhe duhet të rishpikim një rol të ri.

A është e ardhmja media online?

Në Rumani kemi një media online shumë të fuqishme si hot news. Ka rreth 40 gazetarë dhe është vetëm online. Konsiderohet e suksesshme megjithëse nuk është ndër më të mirat e mundshme. Media online ka nevojë për reklamën e cila gjithmonë e më tepër po shpërndahet në forma të tjera larg medias tradicionale. Ndërkohë qëllimi për të mbledhur para nëpërmjet abonimeve online ishte një eksperiment i dështuar edhe për gazeta të mëdha.

Kush janë zhanret që tërheqin, storytelling?

Koha kërkon gazetarë inteligjencë. Historitë personale mund të shesin por kemi problemin e gazetarëve konfuzë se ka gazetarë dhe jogazetarë. Në idealin e gazetarit ekziston një mundësi që një frymë e shenjtë do ta shpëtojë gazetarinë, por financime apo mbështetje nga organizma si përshembull BE nuk mund të bëjnë gjë.

A po vdes media tradicionale?

Media tradicionale nuk po vdes por po transformohet. Tashmë smartphone ka marrë hov. Duhet të përshtatemi shumë shpejt. Duhen zhvilluar lajme për celularë tashmë. Por prap nuk është e lehtë të gjesh zgjidhje. Ajo që doja të thoja vetëm besimi që media do mbijetojë vetë duke e mbështetur tek tradita e gazetarisë nuk do të funksionojë. Nuk kam një zgjidhje në tavolinë por besoj se të gjithë bashkë do të mund ta bëjmë bashkë.

Gazetaria ballkanase ka të njëjtat probleme kudo?

Gazetaria në Ballkan është shumë më vunerabël pasi ka grupe që pasurohen me shpejtësi, kanë ndikim më të madh, ekonomia ecën më shpejt, paratë për median janë më pak, ka lidhje më të shkurtra. Por fondamentalisht problemet medias janë të njëjta në të gjitha mjediset europiane ose jo.  /tesheshi.com/

Titulli në origjinal: Gazetaria nuk ka vdekur por nuk është mirë, të gjejmë ilaçet

 

Send this to a friend