Studimi: Oligarkët e medias në Bullgari

27 Shkurt , 2016 • Kryesoret, Media dhe Politika, Shkrimet më të fundit • by

Stefan Antonov, një bursant nga Bullgaria i Wincott Foundation në Reuters Institute for the Study of Journalism, ka shkruajtur një numër të konsiderueshëm punimesh rreth situatës politike, ekonomike dhe asaj të medias në vendin e tij. Studimi i tij më i fundit me titull “Koha e oligarkëve: si e kanë marrë nën kontroll Bullgarinë një grup manjatësh politikë dhe ekonomikë” përbën një përpjekje të parë për një analizë sistematike të oligarkisë bullgare dhe të rolit të saj në qeverisjen politike dhe ekonomike të vendit.

Stefani shkruan: Shumë studjues janë përpjekur t’i përgjigjen pyetjes thelbësore se pse në Europën Lindore ka ende kaq shumë vende të nën-zhvilluara. Shumë prej tyre fajësojnë institucionet e dobëta, korrupsionin dhe mungesën e përfaqësimit të ligjshëm të publikut. Disa e quajnë situatën në Bullgari një “kapje të shtetit”, e cila është një formë e korrupsionit politik në të cilin interesat private influencojnë në masë të madhe dhe në favor të tyre proceset vendim-marrëse shtetërore. Kjo “kapje e shtetit” mund të arrihet në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme.

Në studimin tim unë përpiqem të tregoj se si ka ndodhur kjo në Bullgari. Unë nxjerr në pah disa nga dobësitë konkrete të institucioneve tona si dhe mekanizmat që përdoren nga individë të pasur për të ushtruar influencë në qeverisjen politike dhe ekonomike. Unë i quaj këta individë “oligarkë” dhe shpjegoj se si ata iu shërbejnë në mënyrë të pabarabartë interesave të tyre në kurriz të interesit publik.

Kjo pengon rritjen e të ardhurave, sipërmarrjet si dhe zhvillimin demokratik të Bullgarisë. Më tej unë vë në dukje se Bullgaria po i ngjan gjithnjë e më shumë Rusisë dhe kjo ndodhi pas anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Vetëm në vende të këtij lloji qeveria mund të ndërhyjë publikisht në tregun e lirë dhe të përdorë të gjithë pushtetin e vet për të shkatërruar kompanitë e një sektori të tërë në mënyrë që të rrisë fitimet e një kompanie të caktuar. Dhe këtu s’bëhet fjalë për parti të majta apo parti të djathta. Ne po shohim rregullisht klasën politike që kërkon të monetarizojë pushtetin e vet  me dëshirën në rritje për të ndërhyrë në sektorin privat

Pasi kam sjellë raste studimore konkrete se si ndodh kjo, unë ofroj një qasje sistematike se pse gjërat shkojnë keq dhe si mund të riparohen ato. Për mua parësore janë marrja e masave të domosdoshme për forcimin e institucioneve të Bullgarisë si dhe për lirinë e shtypit, në mënyrë që media të informojë më mirë dhe të edukojë publikun”.

pic credit: Flickr Creative Commons MatHelium

 

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend