Ne nuk jemi armiq të askujt

17 Gusht , 2018 • Kryesoret, Marrëdhëniet Publike, Shkrimet më të fundit • by

300 njësi mediatike amerikane kanë nisur një fushatë për përballjen e sulmeve të presidentit Donald Trump. Nismën e ka marrë “The Boston Globe” javën e kaluar përmes një editoriali dhe asaj i janë bashkaur deri më tani 350 media të tjera. Sipas gazetarëve dhe kompanive mediatike, Trump ka nisur një luftë të pisët ndaj tyre duke deklaruar se gazetarët janë “armiq të popullit” dhe se ato përcjellin lajme të rreme.

#EnemyOfNone është hashtagu që nyjëton në rrjetet sociale këtë nismë e cila shpreh më së miri polarizimin e pushtetit në SHBA. Editoriali i BG kujton se liria e fjalës dhe e shtypit kanë qenë parimet bazë të SHBA-ve për më shumë sesa 200 vjet dhe kërcënimi i tyre përbën rreziik për vetë sistemin e lirive.

Me termin “armiqtë e popullit” është luajtur gjerësisht. Është kujtuar p.sh se me këtë term nazistëtn stigmatizuan dhe përgatitën asgjësimin e hebrejve. Një ndër mediat që ka refuzuar të bëhet pjesë e fushatës është “The Wall Street Journal”. Trump është rasti unik i një presidenti që zhvillon një luftë të vetëm me mediat, në ndryshim nga paraardhës të tij që në rastin më të keq, janë përpjekur të fshehin gjëra ndaj medias, apo të bëjnë diversione ndaj saj. Ai është rast i kundërt edhe me Barack Obamën që e përdori median sociale me deviza pozitive për të kapitalizuar fitoren. Trump e mbingarkoi ligjërimin e vet elektoral me deviza anti-sistem dhe me një qasje antikonvencionale që jo vetëm I dha fitoren si president, por edhe përgënjeshtroi keq ndikimin e vërtetë të medias tradicionale në SHBA. Ai ka refuzuar çdo sulm që i është bërë duke ndërtuar pozita të forta për shkak të hapjeve spektakolare diplomatike si në rastin e Koresë së Veriut.

Burimi: https://www.mekulipress.info/ne-nuk-jemi-armiq-te-askujt/

Tags:, , ,

Send this to a friend