Mbi promovimin e kërkimeve dhe studimeve për median

4 Shtator , 2014 • 10 vjet EJO, Etika dhe Cilësia • by

Një nga synimet kryesore të EJO është promovimi i dialogut midis studjuesve dhe profesionistëve të medias. Me rastin e 10-vjetorit të EJO, gjatë konferencës së këtij viti të ECREA-s, ne do të prezantojmë dhe diskutojmë strategjitë dhe praktikat më të mira të komunikimit të kërkimeve e studimeve për median në kultura të ndryshme akademike e gazetareske. Si mund të arrihet një publik gjithnjë e më i gjërë për rezultatet e studimeve tona dhe si mund të komunikojmë në mënyrë më efektive me gazetarët dhe përmes mediave sociale në shoqërinë e sotme të informacionit?

Paneli ynë “Si të komunikojmë studimet tona“ do të zhvillohet në 11 nëntor, një ditë përpara nisjes zyrtare të Konferencës Europiane të komunikimit ECREA 2014 që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Panelistë do të jenë: Prof. Dr. Gustavo Cardoso, Qendra për Studime dhe Kërkime në Sociologji, Instituti Universitar i Lisbonës (CIES-IUL), Portugali; Dr. David Levy, Instituti Reuters i Studimeve për Gazetarinë i Universitetit të Oksfordit, Angli; Prof. Dr. Stephan Russ-Mohl, Università della Svizzera italiana, Svicër dhe Prof. Dr. Vinzenz Wyss, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Zyrih, Svicër.

Drejtuese e panelit do të jetë Prof. Dr. Susanne Fengler, Instituti për Gazetarinë Ndërkombëtare Erich Brost TU, Universiteti i Dortmundit , Gjermani.

Paneli do të mbahet në orën 17.30 deri në 19.00 në Universidade Lusófona – Campo Grande Campus – Edifício U., në Lisbonë. Pas panelit pjesëmarrësit janë të ftuar në një pritje-koktej.

Kush është i interesuar mund të regjistrohet deri në 15 Tetor 2014 duke dërguar një e-mail tek Tina Bettels, editore e faqes së EJO në gjermanisht në adresën e e-mail:  [email protected].

 Më shumë informacion lidhur me ECREA 2014 mund të gjendet në këtë adresë:  http://ecrea2014.ulusofona.pt

Send this to a friend