Kohë të vështira tek The Guardian? Shkurtime dhe humbje e vendeve të punës

26 Qershor , 2016 • Ekonomia e Medias, Kryesoret • by

Gazeta Guardian po përballet me shkurtime në redaksi dhe humbje të vendeve të punës për shkak të një ngadalësimi në shitjen e reklamave – online dhe në shtyp – sipas një email-i të brendshëm të shkruar nga David Pemsel, drejtori i ri ekzekutiv i Guardian Media Group (GMG).

“Kjo po shndërrohet në një nga…. periudhat më të vështira që kemi hasur në shumë vite”, shkruan Pemsel, duke shtuar se shpenzimet kanë “emigruar drejt pëlqimeve në Facebook dhe Google me një ritëm më të shpejtë se sa ishte në fillim.”

Ky email, që u zbulua nga Politico paralajmëronte për shkurtime në gazetë, duke përfshirë shpenzimet për punësimet e reja, rrogat, udhëtimet dhe shpenzime të tjera. Numri i stafit gjithashtu do të reduktohet më tej, sipas një informacioni të brendshëm nga Guardian.

Pemsel u bë drejtor ekzekutiv i GMG në fillim të vitit kur Katharine Viner u bë kryeredaktore duke zëvendësuar Alan Rusbridger. Viner dhe Pemsel janë duke u përballur me një problem me të cilin të gjitha gazetat po përballen: duhen fituar para të mjaftueshme nga produktet dixhitale për të mbuluar humbjet nga shtypi.

Ky vit ka qënë “shumë sfidues” për të gjitha organizatat e mëdha të mediave tradicionale, thotë Pemsel, për shkak të rënies me një “ritëm alarmant” të reklamave në shtyp.

Ai parashikon se në Fleet Street, reklamimi i shtypit do të ulet me afërsisht 20 për qind. Edhe tirazhet do të vijnë gjithashtu duke rënë.

Të ardhurat e reklamave tek Daily Mail dhe Mail on Sunday ranë me 7 milion paund ose me 15% për tre muaj deri në fund të Qershorit. Edhe pse homologu i tyre dixhital Mail Online, regjistroi një rritje prej 8% në të ardhurat prej reklamave, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar rënien e shtypit.

Telegraph Media Group (TMG), pronar i gazetave The Telegraph dhe Sunday Telegraph  –  nga më fitimprurëset në Fleet Street, gjithashtu raportoi për rënien e të ardhurave dhe të qarkullimit të reklamave gjatë vitit 2015. TMG ka shkurtuar kostot redaksionale, duke përfshirë shkurtimin e më shumë se 100 vetëve në 18 muajt e fundit, por ndërkohë ka vazhduar të investojë në operacionet e tij dixhitale.

“Guardian ka pasur një zgjerim më ambicioz në rrjet se sa shumica e kundërshtarëve të saj dhe tani gjeneron 40% të të ardhurave të saj nga platforma dixhitale, duke qenë më pak e ekspozuar ndaj rënies së të ardhurave të shtypit. Por reklamimi online gjithashtu është ngadalësuar, meqë reklamuesit i shpenzojnë paratë e tyre në kompani si Google dhe Facebook”, thotë Pemsel.

Guardian Media Group aktualisht ka rezerva monetare prej 840 milionë paund dhe raportoi një rënie në vit deri në fund të Marsit 2015 prej 19.1 milionë paund në të ardhurat prej 214.6 milionë paund. Këto rezerva mund të rriten më shumë si 1 miliard paund kur të shitet pjesa e saj tek Top Right Group.

Por Pemsel paralajmëron se këto rezerva janë “të limituara dhe modeste po të nisemi nga standartet”.

Ai thotë: “Si rrjedhojë ne duhet të mbajmë një kontroll strikt të kostove dhe duhet të jemi më shumë të disiplinuar me shpenzimet. Duhet të vazhdojmë të mbyllim hapësirën midis ngadalësimit të mundshëm të rritjes së të ardhurave, që të gjithë e kanë përjetuar në industrinë tonë, dhe rrjedhjes së kostos që ne duhet të kontrollojmë. Kjo pa dyshim do të ndikojë tek rekrutimet, pagesat, udhëtimet dhe shpenzimet, dhe do të kërkojë që secili prej nesh të bëjë punën e vet.”

“Me fjalë të tjera, ne na duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të balancuar të ardhurat me shpenzimet. Në këtë mënyrë ne do të krijojmë disa hapësira për manovrim financiar, e cila – nga ana tjetër – do të na mundësojë të vazhdojmë me investimet në fushat e rritjes”, shkruante Pemsel në memon e tij

 

pic credit, Flickr Creative Commons: Michael Brunton-Spall

 

Print Friendly, PDF & Email

Tags:, , ,

Send this to a friend