Sa herë që pushteti është në konikt me diçka të madhe, vëmendja e tij projektohet te media dhe problemet e saj. Të paktën, kjo është ajo që kemi parë në Shqipërinë post komuniste, nga të gjithë aktorët të cilët, kur në një moment të fuqisë së tyre politike e shtetare, janë zënë ngushtë, e kanë gjetur tokëzimin nga pesha e situatës te MEDIA.
Nëse Media ka probleme, ato qëndrojnë në substancën e saj dhe jo në në stilistikën e saj! Nuk mund të vendoset etiketa “E Pabesueshme” në një media të tërë, sepse dikush nga armata jonë nuk di të bëjë një pyetje me sintaksë apo gramatikë korrekte; sepse dikush et me dialekt apo nuk et gjuhën e njësuar: sepse dikush lexon dhe është enciklopedik në dijet e tij apo dikush lexon sa për të qenë jo gabim me atë që trajton. Të gjitha këto janë stilistikë, që vetëkorrigjohen në përputhje me standardet që çdo medium (radio, tv, gazetë apo portal) ka vendosur!
Nëse thelbi i medias, që është raporti i saj me të vërtetën, është në krizë e ka problem, atëherë kjo është një tjetër analizë ku përfshihen shumë aktorë e palë, si të pushtetit të medias ashtu dhe të politikës; nëse ky raport çalon atëherë shkaku nuk janë vetëm reporterët me mikrofonë në dorë, apo ata gazetarë që dalin nëpër studio televizive e që shpeshherë asin edhe pa burime të konrmuara, apo me burime të dyshimta. Nëse raporti i medias me të vërtetën në këtë vend nuk është i ndershëm dhe i drejtë, politika padyshim është e para në radhë që mban peshën e kryqit të këtij mëkati.
Por, i çelur pikërisht tani, ky debat është vetëm alibia e radhës, e kryeministrit të radhës i cili, do të nxjerrë diku “nervat” që i shkakton dosja e përgjimeve që erdhi nga Italia, dhe që vlen shumë më shumë se e gjitha analiza e medias në stilistikë e substancë, e marrë së bashku.
Të merresh me median pikërisht tani është t’i bishtnosh problemit të vërtetë që ka ngërthyer vendin, lidhja e shtetit me trakun e narkotikëve dhe më gjerë, përshirja e politikanëve dhe njerëzve të pushtetit (dje e sot) në korrupsion, dhe fakti që janë të huajt ata që japin dakordësinë për “peshqit” e mëdhenj që duhet të kapen, duke përcaktuar madje edhe afate kohore.
Media (megjithë kusuret) ka dy vjet që rend drejt substancës dhe po vazhdon të hedhë dritë pikërisht mbi këtë realitet gjysëm të ndriçuar; gjithçka tjetër që thuhet për të apo rreth saj është thjesht dhe vetëm stilistikë.
Burimi: http://www.politiko.al/2017/11/stilistike-dhe-substance/