Studjuesit herë pas here na tërheqin vëmendjen edhe për marrëzitë e “produktivitetit” në fushën e studimeve. Studjuesit e rinj, për shkak të konkurencës brutale me të cilën përballen, janë të detyruar të hyjnë në një sistem të tipit “boto ose vdis”. Thomas Hanitzsch i Universitetit të Mynihut, ka publikuar një ese në të cilën shfaqet dëshpërimi për pasojat absurde të “standarteve të arta” të produkteve të fushës së kërkimit.
Hanitzsch thotë se gjatë vitit 2012 u botuan 4800 artikuj në revistat shkencore të fushës së studimeve për komunikimin, duke shënuar një rritje prej 470 % krahasuar me 980 artikuj të vitit 1999.
Megjithatë, njohuritë e reja në fushën e studimeve për komunikimin nuk janë pesëfishuar nga 1999 sipas Hanitzsch, i cili është pjesë e një ekipi ndërkombëtar që ka ndërmarrë projektin studimor Worlds of Journalism i cili krahason kulturat gazetareske në 21 vende të ndryshme të botës.
Në vend të kësaj, siç argumenton Hanitzsch në edicionin e Tetorit 2014 të Journalism Studies, janë shumëfishuar koha dhe përpjekjet për të kanalizuar rrjedhën e publikimeve dhe për të ndarë artikujt e mirë nga ata më pak të mirë. Ai thekson gjithashtu se jo të gjithë artikujt e miratuar janë botuar.
Hanitzsch, i cili është edhe redaktor i Communication Theory, shkruan se shumica e kolegëve të kësaj fushe po konfirmojnë një fakt: procedurat e selektimit nuk po funksionojnë në mënyrë të besueshme. Shumë vetë besojnë se faktorët e impaktit dhe statistikat e citimit nuk duhen ngatërruar me cilësinë shkencore, pasi këto matje sasiore nuk thonë asgjë për studimet në vetvete. Për fat të keq, të metat e sistemit peer review nuk afektojnë vetëm publikimet shkencore, ato afektojnë edhe mënyrën se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve për kërkimin shkencor.
Hanitzsch gabon vetëm në një pikë. Ai shkruan se shkenca “gjithnjë e më shumë po qeveriset nga logjika ekonomike”. Në këtë rast ai i akuzon padrejtësisht ekonomistët. Është detyra e tyre që të kanalizojnë burimet e çmuara në projektet më premtuese. Sistemi i studimeve, vuan shumë gjithashtu edhe nga burokracia universitare, nga papërgjegjshmëria e organizuar dhe vendim-marrja jo transparente. Edhe sa kohë do të duhet që studjuesit e medias dhe shkencëtarët e shkencave sociale të zgjohen dhe ta kuptojnë përfundimisht këtë gjë?
pic credit: Flikr sualk61