Rritje e gazetarisë së shkencës në Rusi

17 Shtator , 2016 • Gazetaria e Medias, Kryesoret, Shkrimet më të fundit • by

Interesi i publikut në gazetarinë e shkencës sa vjen e rritet në Rusi. Platforma të rega, blogje dhe një kanal televiziv online, që synojnë  t’i bëjë subjektet shkencore të komplikuara më të arritshme, kanë nisur t’a plotësojnë interesin në rritje. Një websajt, i cili nisi vitin e kaluar, që tani ka më shumë se një milionë përdorues unikë.

Numri i kurseve të trajnimit për gazetarët shkencorë gjithashtu po rritet. Kursi i parë falas i komunikimit shkencor online në Rusi u organizua këtë verë  nga Universiteti ITMO në Shën Petërburg.

Nga revistat shkencore sovjetike tek video-blogjet

Rrënjët e gazetarisë shkencore ruse shtrihen në traditën sovjetike të popullarizimit të shkencës. Në të kaluarën, qeveria sovjetike mbështeti një numër publikimesh ku kontribuesit kryesorë ishin vetë shkencëtarët. Bashkëpunimi me një organ të njohur të medias shkencore shpesh ishte parë si një rrugë alternative e karrierës për studjuesit.

Pas rënies së BRSS, institucionet e kërkimit shpesh paguheshin pak dhe shumë akademikë iu drejtuan gazetarisë së shkencës. Por situata e vështirë ekonomike krijoi më shumë shqetësime dhe tensione për lexuesit, të cilët në përgjithësi iu dhanë shumë pak vëmendje lajmeve për shkencën.

Por rreth dhjetë vjetë më parë, kjo situatë filloi të ndryshojë. Shkenca – e njohur si ‘nauka’ në rusisht – përsëri u bë popullore për publikun. Merita kryesore për inkurajimin e kësaj ringjalljeje i takon Fondacionit Dinastia Ruse , një organizatë jo-fitimprurëse, që punoi ta bënte shkencën më të arritshme dhe përktheu dhe publikoi libra të njohur shkencorë nga jashtë shtetit, si Një Histori e Shkurtër për Kohën nga Stephen Hawking, dhe gjithashtu organizoi çmime vjetore për librat popullorë shkencorë më të mirë nga autorë rusë, si edhe çmimet për festivalet shkencore më të mira të rajonit. Megjithatë, vitin e kaluar, pasi u akuzua nga Kremlini se ‘punonte për agjenturat e huaja’, Fondacioni i Dinastisë, i financuar nga familja Zimin, u mbyll. Një platformë online për shkencën popullore, e titulluar Elements dhe e themeluar nga fondacioni, akoma vazhdon.
Boris Kozlovsky, një redaktor shkence tek colta.ru, beson se kërkesa për median e shkencës popullore është tashmë më e lartë se sa oferta.
Kozlovsky beson se shkenca popullore ofron një lloj arratisjeje për rusët. Ai thotë se media shkencore krijon një emocion që është i ngjashëm me “futjen e kokës në rërë”.

“Shkenca mund të jetë një realitet paralel, pa asnjë lidhje të vërtetë me jetën e përditshme të njerëzve”, thotë ai.

Trajnimi në gazetarinë shkencore bëhet më i disponueshëm

Në një përpjekje për ta bërë shkencën më të përshtatshme dhe të arritshme për publikun rus dhe për të përmirësuar standardet e gazetarisë shkencore, universitetet dhe kolegjet kanë filluar të ofrojnë kurse për gazetarinë e shkencës. Disa nga universitetet më prestigjoze në vend, si Universiteti Shtetëror i Moskës, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës dhe Universiteti Shtetëror i Shën Peterburgut ndër të tjera, ofrojnë programe studimore në komunikimin shkencor.

ITMO,një universitet në Shën Peterburg i specializuar për inxhinieri dhe teknologji informacioni, muajin e fundit nisi kursin e parë të komunikimit online në Rusi. Universiteti deklaron se kursi është i hapur për të gjithë, duke përfshirë shkencëtarë të cilët duan të shkruajnë për një audiencë më të përgjithshme. Prospekti i kursit premton: “Blogues të diplomuar të shkencës do të kenë mundësi të përmirësojnë aftësitë e tyre.  Ndërsa për shkencëtarët, kursi ofron një shans që ta shikojnë shkencën në një perspektivë tjetër – ajo e gazetarëve shkencorë, të cilët ndonjëherë kthejnë gjithçka përmbys, edhe specialistët e PR, të cilët shpesh i lodhin me pyetje idiote – si edhe të përpiqen të shkruajnë tekste interesante shkencore për një audiencë më të gjerë.”

Agenda Setting në gazetarinë shkencore

Artikujt shkencorë më të njohur fokusohen në zbulimet e mëdha shkencore, sipas sajtit Elements. Irina Yakutenko, biologe dhe redaktore e TASS-Science, thotë se fusha e neuroshkencës është një axhendë veçanërisht tërheqëse. Kërkimi neuroshkencor merr shumë vëmendje të medias dhe ky trend ka mundësi të vazhdojë, beson ajo.

Elena Barisheva, një gazetare e shkencës së mjedisit, është në të njëjtën mendje. Ajo thotë se bioshkenca dhe kërkimet mjekësore janë ndër temat më popullore në raportimin e medias shkencore. Kjo mund të shpjegohet nga fakti që këto degë mund të rezonojnë më kollaj me jetën e përditshme të njerëzve, thotë ajo.

Një gazetar dhe shkencëtar tjetër komenton se mënyra për ta bërë shkencën serioze më të arritshme dhe më të përshtatshme për rusët ishte inkurajuese, sidomos në një shtet me një magjepsje të gjatë për ‘junk science’ – të cilat më shumë fokusohen në teori komplotesh për UFO dhe kura mjekësore të çuditshme. “Për një kohë të gjatë, kjo ka qënë e vetmja shkencë e disponueshme për lexuesit në Rusi,” thotë ai. “S’kishte asnjë alternativë. Tani, në një dyqan librash, ne mund të kemi dy rafte me libra që flasin se si alienët sundojnë botën. Por gjithashtu, ka një tjetër raft më të vogël të mbushur me libra të mirë për shkencën popullore. Është një hap i vogël, por është një fillim,” shton ai.

Projekte të medias shkencore në Rusi

Agjencia e Lajmeve Ruse TASS mban një sajt, Cherdak me synimin për të shpërndarë lajme për kërkime dhe evente shkencore si ekspozita, publikime të librave popullorë shkencorë ose daljen e filmave shkencorë. Veç kësaj, platforma ofron video edukative dhe iu përgjigjet pyetjeve të përdoruesve.
Sajti PostNauka (Post-Shkencë) iu siguron vizitorëve online akses në leksionet e kërkuesve rusë në një shumëllojshmëri disiplinash që nga astronomia tek linguistika. Autorët e studimeve shkencore e përdorin këtë faqe për të prezantuar kapituj nga libra të ardhshëm dhe për të folur për kërkimet e tyre më të rëndësishme.
Nauka 2.0 (Shkencë 2.0) është një kanal online me mision kthimin e interesit për shkencën në një trend popullor. Ajo  e  tërheq audiencën duke raportuar për disa nga zbulimet më të shquara në teknologji dhe në kërkim shkencor.
Nauka i Zhizn (Shkenca dhe Jeta) është një revistë e botuar për herë të parë në vitin 1890. Ajo ka një traditë të gjatë për popullarizimin e shkencës. Sot, versioni i saj online ofron lajme shkencore si edhe video dhe leksione.
Theory and Practice është një tjetër sajt me një numër ndjekësish që sa vjen e rrit, por sajti me rritjen më të shpejtë është Nplus1 që u nis vitin e kaluar dhe tashmë ka më shumë se një milionë përdorues unikë.

Tags:,

Send this to a friend