Studimi: Kur robotët përdoren për fyerje online

3 Shkurt , 2016 • Kryesoret, Mediat e Reja, Shkrimet më të fundit • by

Screen-Shot-2016-02-02-at-15.49.17Nga Stephan Russ-Mohl.

Në një shkrim të saj të kohëve të fundit në Der Spiegel online, Sascha Lobo, blogerja dhe dixhital-skeptikja e njohur gjermane, shpreh pakënaqësinë e vet për përhapjen e shpejtë në web të “sulmeve të urrejtjes”, “zhurmës së çmendurive” dhe gatishmërisë për dhunë njëlloj si në “zënkat e rrugës”.

Por sipas një studimi të ri, rezulton se nuk është vetëm qenia njerëzore, me gjithë të metat e saj, që prek ndjenjat online. Kërkimi zbulon se robotët, ose siç quhen ndryshe në anglisht social bots, i kanë shtuar fyerjet në internet, përmes shkrimit të teksteve dhe komenteve nxitëse.

Studimi mbi këta robotë të spamm-it u drejtua nga Simon Hegelich, një analist gjerman i politikës, dhe shqyrton mënyrën dhe shpeshtësinë e përdorimit të social bots për fyerje në internet.

Që robotët janë teknikisht të aftë për spamming kjo nuk vihet në dyshim. Ata kanë shumë mundësi. Madje edhe media serioze si gazeta e përditshme gjermane Handelsblatt, gazeta Los Angeles Times, ashtu si edhe agjensia Associated Press, mes të tjerash, kanë nisur të përdorin programe robote për të krijuar gazetari të thjeshtë.

Në një intervistë me Südwestrundfunk (SWR), kanalin publik të Gjermanisë jug-perëndimore Hegelich tha se rreth 5% e komenteve të postuara në Twitter gjenerohen prej makinerive, por kjo shifër mund të shkojë deri në 20 % sipas Hegelich.

Ekipi i studjuesve i drejtuar nga Hegelich po punon edhe aktualisht për të identifikuar komentet e gjeneruara  nga robotët.

Ndërkohë, një kompani e re në Kaliforni, e quajtur, Verified Pixel, me ndihmën e programeve po merret me gjetjen e imazheve në internet që janë manipuluar apo falsifikuar.

Kanë ardhur kohë të vështira për ata që duan të gjejnë gjilpërën në mullarin virtual të dizinformacioneve, dhe sidomos për gazetarët. Faktikisht gjahtarë linqe si Facebook dhe Twitter po i bëjnë gjërat gjithnjë e më të vështira dhe gazetarët rrezikojnë të mbyten në moçalin e gjepurave.

Askush nuk duket të jetë i imunizuar nga fushata e urrejtjes dixhitale e lançuar nga robotët, madje as mediat e mëdha. Rreziku më i madh sipas Hegelich është mundësia që politikanët, sidomos në momentet e vendimeve për çështje të ndjeshme si terrorizmi apo emigracioni, të mashtrohen nga përshtypjet e krijuara prej robotëve apo nga imazhet e rreme.

Një gjë e tillë ka ndodhur. Përshembull, në Itali, lideri populist i djathtë Matteo Salvini, është kapur duke përdorur një botnet për të lançuar një fushatë politike në Twitter dhe për të ndikuar në çështje të nxehta në media.

Ky artikull u botua për herë të parë në Tagesspiegel, më 20/12/2015 si dhe në EJO Italy

pic credit: Peyri Herrera / Flickr CC

 

Print Friendly, PDF & Email

Tags:, , ,

Send this to a friend