10 aplikacione për raportimet tuaja përmes celularit

23 Korrik , 2015 • Kryesoret, Mediat e Reja, Shkrimet më të fundit • by

Nuk teprohet po të thuhet se David Ho di gjithçka për gazetarinë online përmes celularit. Ai ishte redaktori themelues i edicionit për iPad i të Wall Street Journal në 2010, atëherë kur tabletet ishin më të preferuarat. Kohët e fundit ai është emëruar redaktor përgjegjës i gazetarisë mobile dhe përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e aplikacioneve to iPhone dhe iPad, si edhe të produkteve Android. Pionier në gjithçka  që ka të bëjë me gazetarinë përmes celularit, Ho e përshkruan veten si “redaktori më me përvojë në botë i aplikacioneve të celularëve dhe tableteve”.

Ho, entuziasti dixhital i etur për të predikuar ungjillin teknik tek gazetarët analogë, mendon se teknologjia mund të jetë argëtuese. “Teknologjia është e dhimbshme kur është e detyrueshme dhe kur zanatet bëhen me zor nga njerëzit” tha ai në një intervistë. “Mund t’a mundësh atë vetëm duke e përballuar, duke e bërë argëtuese, si pjesë të jetës tënde.

Ho, një reporter me përvojë në kodim dhe dizajnim faqesh, thotë se misioni i tij është të bëjë bashkë gazetarinë dhe teknologjinë. Përveç punës së tij në Wall Street Journal, Ho ka trajnuar më shumë se 2000 gazetarë në përdorimin e teknologjisë së celularit në punën e tyre. Ai gjithashtu jep mësim në një kurs pasuniversitar për zhvillimin e platformave të reja të gazetarisë tek CUNY. Me prezantime të tilla si “50 aplikacione në 30 minuta” ai gjithmonë tërheq një audiencë të madhe në konferencat e gazetarisë.D-ho

Mesazhi i tij është i thjeshtë: “Celulari nuk është e ardhmja, celulari është këtu. Nëse jeni në momentet e para të përfshirjes së tij në gazetari, atëherë duhet të nxitoni. Këtë nuk e them për t’ju dekurajuar, por për të vënë në dukje emergjencën”.

Ne kemi për zgjedhur 10 aplikacione (të gjitha për iOS dhe Android), të rekomanduara nga Ho, që do t’ju rrisin menjëherë raportimin tuaj online.
Cogi: Regjistron audio dhe mundëson mbajtjen e shënimeve
iTranslate: Mjet efiçient përkthimi
Evernote: Mjeti i duhur për organizim
CamScanner: E shndërron telefonin në skaner
Audio Memos: Regjistrues zëri steroid
Speaking Photo: Shton audio tek fotot
Meerkat: Standart i ri për transmetim live
Ban.jo Organizon and analizon mediat sociale në bazë të lokalizimit
Pocket: Ruan informacione për lexim të mëvonshëm
Life 360: Mjet shumë i mirë organizimi për reporterët në terren

Print Friendly, PDF & Email

Tags:, , ,

Send this to a friend