Website:
Monika Shoshori Stafa, gazetare dhe kërkuese. Studimet e shkallës së masterit i kreu në Universitetin e Tiranës, për historinë politike bashkëkohore të shtetit shqiptar (2007). Formimin e saj e plotësoi me studime të shkallës postmaster në Shkollën Politike Europiane (2008). Së fundmi mbrojti tezën e doktoraturës në shkollën e studimeve doktorale të Qendrës së Studimeve Albanologjike me titull "Hebrenjtë në Shqipëri 1933 – 1944: me një vështrim prapavajtës dhe me një shqyrtim kontekstual".
Është autore e më shumë se 50 dokumentarëve të transmetuar, fituese e disa projekteve dhe konkurrimeve të organizatave ndërkombëtare të përfaqësuara në Tiranë (UNDP, UNICEF, UNIFEM, World Bank, British Council) dhe e ftuar prej tyre si këshilltare eksperte në fushën e mediave.
Ka botuar librat "Çështja e Shën Naumit", "Monarkia kundër Republikës". Është autore e disa qindra artikujve, analizave, reportazheve e përshkrimeve të botuar në shtyp brenda dhe jashtë vendit
-
18 Dhjetor , 2016 •
Kryesoret, Marrëdhëniet Publike, Shkrimet më të fundit •
by Monika Shoshori Stafa
“Çdo person ka të drejtë të kërkojë, të hetojë, të pyesë, të marrë dhe të ndajë informacion, mendime dhe ide, pa asnjë lloj censure përmes radios, TV dhe mjeteve të tjera të komunikimit audioviziv apo ndonjë...
Lexo artikullin