Nga Stephan Russ-Mohl.
Kohët e fundit në Berlin janë zhvilluar dy workshope me qëllim mbledhjen e studjuesve dhe të profesionistëve të medias për të diskutuar rreth çështjeve me të cilat ballafaqohet gazetaria sot. Përfundimi: Gazetaria po pëson rrjedhje pasi profesionistët e gazetarisë po priren të kalojnë në sektorin e PR.
Cilësia e Inisiativës Gazetareske
Forumi Initiative Qualität (IQ) (Cilësia e Inisiativës Gazetareske) u mblodh për të diskutuar sfidat e financimit të gazetarisë. Për ata që shpresojnë t’i gëzohen akoma dietës së lajmeve falas, forumi theksoi se “cilësia ka çmimin e vet.”
IQ është i vetmi klub në botën gjermanisht-folëse i cili mbledh rregullisht një grup profesionistësh të përkushtuar të medias – që përfaqësojnë shoqata të ndryshme nga shumë fusha të jetës, përshi sindikatat dhe botuesit, grupet e lobimit si dhe delegatë nga institucionet arsimore. Puna e IQ për shpëtimin e gazetarisë profesioniste meriton respekt dhe në një farë mënyre është edhe ngushëlluese. Megjithatë ky klub nuk i ka burimet e nevojshme për të sjellë ndryshimet e duhura në media.
Shoqëria Akademike për Menaxhimin e Korporatave dhe të Komunikimit (The Academic Society for Corporate Management and Communication)
Ky grup u mblodh së bashku me “Value Creating Communication”, një projekt kërkimor në fushën e komunikimit të korporatave, i financuar nga rreth 30 kompani gjermane dhe ndërkombëtare. Kalimi i balancës nga gazetaria tek marrëdhëniet publike (PR) po bëhet i dukshëm. Në anën e gazetarisë ne po shohim jo vetëm zvogëlim të redaksive dhe të kapaciteteve investigative, por edhe zvogëlim të infrastructures, më pak vende në gazetari, ndryshime në kurrikulën e gazetarisë që nga universitetet deri tek kolegjet, më pak studime që merren me cilësinë e gazetarisë dhe vlerën publike të krijuar nga gazetaria profesioniste në nivelin më të lartë të medias.
Gjithashtu ka një interes më të pakët nga kompanitë e medias si dhe një mungesë njohjeje të studimeve. Fqinji shumë më i vogël i Gjermanisë, Zvicra, ofron të paktën një Botim Vjetor për Cilësinë në Media (Jahrbuch Qualität der Medien), i cili së fundi u botua për të gjashtën herë.
Në anën e marrëdhënieve publike, pjesa mediatike po njeh një zhvillim të shpejtë, Korporatat e Komunikimit (të njohura ndryshe si PR) po shtrihen gjithnjë e më shumë në nivelet universitare në Gjermani. Kanë lindur institute të reja kërkimi në Lipsia, Münster, Stuttgart Hohenheim dhe Mainz. Kompanitë e mëdha po i mbështesin fuqishëm këto zhvillime. Ka interes për studimin dhe shkëmbimin e dijeve që lidhen më vlerat e komunikimit. Kjo iu mundëson profesionistëve të PR që të konceptojnë komunikimet e tyre në mënyrë strategjike dhe të justifikojnë shpenzimet kur shefat e tyre kërkojnë për statistika të tilla.
Natyrisht, të gjitha këto zhvillime po shoqërohen nga një ikje e trurit nga gazetaria në drejtim të marrëdhënieve publike. Është shumë e pasigurtë nëse do të ketë dikur një kthim mbrapsht të kësaj rrjedhe.
PS: Stephan Russ-Mohl mori pjesë në të dy këto seminare si lector. Ai është gjithashtu edhe një nga themeluesit e IQ