Një observator i ri i gazetarisë në botën arabe

5 Korrik , 2016 • Kryesoret, Marrëdhëniet Publike, Shkrimet më të fundit • by

Rrjeti i EJO po përhapet në botën Arabe. Së bashku me Qendrën e Zhvillimit të Medias (MDC) në Tunizi, EJO-ja ka krijuar Observatorin e Gazetarisë Arabe (Arab Journalism Observatory – AJO – www.ajo-ar.org). Duke u fokusuar në vendet arabe, AJO do sigurojë lajme për gazetarinë dhe kërkimet e medias, lirinë e shtypit dhe përgjegjësitë e medias, trendet në gazetari dhe në industrinë e medias. Faqja e AJO do të jetë në gjuhën arabe – dhe së shpejti, gjithashtu në frengjisht.

AJO drejtohet nga Abdelkrim Hizaoui, një profesor nga Institut de Presse et des Sciences de l’Information (IPSI) dhe ish drejtori i Centre Africain de Perfectionnement des Journalistes et des Communicateurs (CAPJC) në Tunizi.

Profesor Hizaoui shpreson t’u japë kërkuesve dhe profesionistëve të medias një forum për të prezantuar kërkimet e tyre dhe për të shkëmbyer eksperiencat në një kohë tranzicioni politik në vend, shkaktuar nga “Pranvera Arabe”.

Faqja e AJO do të redaktohet nga Nouha Belaid, doktorante tek IPSI, blogere dhe pedagoge e mediave dixhitale.

AJO i bashkohet rrjetit të European Journalism Observatory, i cili është i përbërë nga 13 universitete dhe institucione kërkimore në Europë dhe një në Shtetet e Bashkuara. Rrjeti i EJO synon të sigurojë akses më të mirë të kërkimeve në gazetari dhe në nismat dixhitale në industritë e medias si dhe të përmirësojë shkëmbimin mes kulturave të gazetarisë duke kapërcyer barrierat e gjuhës.

E zhvilluar në bashkëpunim të afërt me EJO në Università della Svizzera Italiana (USI) në Lugano, Zvicër, AJO është pjesë e një projekti për të ndërtuar marrëdhënie mes Zvicrës dhe vendeve në veri dhe në jug të detit Mesdhe. Ky synim rigjallëron qëllimet dhe objektivat që cuan në krijimin e Laboratorit të Studimeve Mesdhetare tek USI.

AJO mbështetet nga Fondazione Fidinam në Lugano.

Tags:, , ,

Send this to a friend