Faqja e Observatorit Europian të Gazetarisë në gjuhën shqipe vjen përpara jush me një pamje, strukturë dhe dizajn të ri. Faqja kryesore sjell opsione më të shumta lidhur me faqosjen, mënyrën e publikimit të materialeve si dhe mjetet dhe teknikat e ndërveprimit. Ajo ofron komoditet në të lexuar dhe lehtësi në gjetjen e shkrimeve që i interesojnë lexuesit, duke ofruar një kategorizim më të qartë të lëndës dhe strukturim vizual elegant të saj për t’iu përshtatur kërkesave dhe sfidave që paraqesin rrjetet e gjëra dixhitale të komunikimit dhe informimit. Në dizajnin e ri është zgjeruar më tej lidhja me faqes me rrjetet sociale, janë rritur kapacitetet e kërkimit të motorëve të brendshëm të kërkimit, janë shtuar opsionet e zgjedhjes dhe janë përmirësuar përmbajtja dhe elementët grafikë. Website-i i ri ofron një eksperiencë të lexuari më të thellë dhe më të vazhdueshme si dhe ka krijuar ura hiperteksti që e lehtësojnë kapërcimin nga një temë në tjetrën dhe nga një plan në një plan tjetër të së njëjtës problematikë.
Lexuesit kanë mundësinë të postojnë drejtpërsëdrejti komentet e tyre në faqet e website-it apo në profilin përkatës në Facebook, duke nxitur debatin lidhur me temat dhe ngjarjet e përfshira. Ata do të gjejnë një mori sugjerimesh dhe opsionesh pranë çdo artikulli të publikuar, do të kenë mundësinë të japin pëlqimin e tyre, t’ua sugjerojnë një artikull miqve të vetë, të gjejnë të pranëndodhur artikuj të tjerë që lidhen me artikullin që janë duke lexuar.
Duke hyrë në faqe ju do të gjeni edhe shumë opsionë të tjera që do t’ua lehtësojnë leximin, navigimin apo ndërveprimin tuaj, kështuqë ftesa jonë është që të eksploroni dhe të shijoni të gjitha avantazhet që ofrohen. Dizajni i ri u bë i mundur në bashkëpunim me partnerin zviceran të IT, YourMedia. Si gjithmonë janë të mirëpritura edhe sugjerime apo rekomandime për përmirësim të mëtejshëm.
Tags:Dizajni i mediave, Interaktiviteti, Observatori Europian i Gazetarisë