Faktoje.al – takim me studentë të gazetarisë

24 Qershor , 2018 • Kryesoret, Profesionalizmi në media, Shkrimet më të fundit • by

Stafi i gazetarëve të Faktoje.al zhvilloi sot një takim me studentë të gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për të prezantuar median më të re fact-check në Shqipëri. Faktoje.al është një media e cila merret me verifikimin e deklaratave të dhëna nga politikanë, zyrtarë të lartë, institucione të rëndësisë së lartë etj. Faktoje.al u referohet gjithmonë burimeve të para dhe verifikon deklarata në të gjitha nivelet e jetës publike për vërtetësi. Gazetarët e Faktoje.al u shprehën përpara studentëve se janë të hapur për bashkëpunime, të cilat do të çojnë më pas në rezultate më frytdhënëse dhë përfitime profesionale për të dyja palët.

Në takim mori pjesë prof. Scott Talan, profesor në Departamentin e Komunikimit, Universiteti Amerikan, Uashington D.C. Në fjalën e tij ai theksoi se “Kam besim të plotë tek Faktoje.al, por mbi të gjitha kam besim tek imazhi (ikona) e gomarit në këtë faqe interneti, për të cilën besoj se shumë shpejt do të kthehet në një meme, do të kthehet në një trend. Bëhuni edhe ju pjesë e ‘’Faktoje’’, pasi është shumë mirë të monitorosh dhe të verifikosh politikanët. Gazetarët e “Faktoje” janë pak më të mëdhenj se ju në moshë, por ju garantoj së janë shumë të zotë në punën që bëjnë. Në të ardhmen ata do të jenë udhëzuesit tuaj se si mund të punoni në gazetarinë fact-check”. Studentët e gazetarisë ishin shumë të interesuar për të ditur më shumë edhe rreth eksperiencave të huaja të fact-cheking.

Print Friendly, PDF & Email

Tags:,

Send this to a friend