Gazetaria t’i rikthehet misionit të saj

23 Gusht , 2012 • Liria e medias, Media dhe Politika • by

Media si hapësirë në komunikim me publikun dhe sfidat e saj ka qenë tema me të cilën ka përmbyllur kalvarin e emisioneve të Tonight Ilva Tare për këtë sezon. Në një intervistë për gazetaren Tare, përfaqësuesja e OSBE-së për Mediat, Dunja Mijatoviç ka folur rreth zhvillimeve, arritjeve por dhe problematikave të medias në Shqipëri dhe më gjerë.

Faleminderit që pranuat këtë intervistë për Tonight. E di që keni qenë e zenë me takime por më la mbresa deklarata juaj pas takimit me studentët e gazetarisë në Tiranë, që ju kerkuat në një menyrë që gazetaria t’i rikthehet misionit të saj, t’i sherbejë publikut dhe që gazetarët të punojnë të lirë në vend. Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë t’i riktheni dinjitetin profesionit tuaj, sepse unë mendoj që jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, gazetaria e vertetë investigative është në kercenim për arsye të ndryshme, ndoshta prej teknologjive të reja, prej mediave të reja, internetit nepermjet të cilit informacioni udhëton më shpejt, ka më shumë lojtarë në lojë, presioni ekonomik, presioni politik, arsye të ndryshme por gjithashtu unë shoh jo vetëm ketu por edhe në rajon veçanërisht, që gazetarët nuk po qëndrojnë së bashku. Mos më keqkuptoni, nuk dua të them të mendojnë njesoj, të ndajnë të njejtin opinion, perkundrazi të kenë mendimet e tyre të kunderta ndaj njeri- tjetrit por të qendrojnë së bashku në mbrojtjen e dinjitetit të profesionit. Kjo është diçka që mungon dhe unë mendova që është koha e duhur që kjo të diskutohet nga shoqëria e gazetarëve dhe nga gazetarët, pra s’ka arsye të përfshihet qeveria, apo ndonjë institucion që mund të bente presion në menyra te ndryshme. Gjithashtu shikoj një mungesë dialogu ndermjet profesionistëve.

Pra është një lloj mungese uniteti i gazetarëve për vlerat që gazetaria mbron?

Egzaktësisht, kodet, vlerat. Gjithashtu dhe mbrojtja sociale, ata janë të paguar për punën që bëjnë. E di eshte problem fakti qe nuk ka kontrata. Ka disa që nuk paguhen mjaftueshëm dhe keshtu të gjitha keto së bashku venë në rrezik të ardhmen e gazetarisë në kohën e dixhitalizimit, vecanërisht në Shqipëri.

Nëse media shqiptare do të ishte një pacient, çfarë simptomash do t’i kishit diagnostikuar? Nga çfarë do të vuante?

Sëmundja është në fakt reflektimi i shoqërisë per gazetarine dhe median qe eshte pasqyre e asaj cfarë po ndodh në shoqëri. Nese dhe ato po vuajnë, atëherë është një shenjë që dhe shoqëria po vuan gjithashtu. Ne mund të kemi diagnoza të ndryshme. Unë po vi nga Sarajeva, Bosnja dhe mendoj që ende po luftojmë me trashëgiminë nga e shkuara, akoma duhet luftojmë të kuptojmë se cdo të thotë që të jesh vertet i lirë dhe të kesh lirinë të shprehësh opinonin tend dhe pikpamjet e tua lirshëm pavarësisht sa provokative janë ato. Mendoj se të gjithë ne, e gjithë shoqëria duhet të luftoj në menyrë që të kemi më shumë liri. Në ketë proces dhe rrugë që po ndjekim të gjithë nuk ka asnjë alternativë, nuk mund të kthehemi mbrapsht. Rruga është e dhimbshme, është e ndjeshme dhe ne kemi gjithashtu çeshtje të kulturës, traditës, axhenda të ndryshme dhe te gjitha keto gjenden në një cantë me probleme që dalin në pah gjatë gjithë kesaj kohe.

Çfarë ju thanë autoritetet qeveritare kur ju i permendet keto probleme? A e dinin ata ekzistencen e ketyre problemeve? Sepse kur i degjon fjalimet publike të tyre, ata thonë që është një prioritet madhor dhe liria e shtypit është e rendësishme, por kur vjen tek implementimi aty lindin dhe problemet.

Kryeministri më tha që një nga prioritetet e tij është liria e media dhe unë i thashe që do ta marr shume seriozisht kete deklarate te tij, sepse është shumë e rendësishme dhe absolutisht një qendrim që duhet mirëpritur. Por në menyrë që të behemi të besueshëm, dicka që ne e shikojmë si një rezultat të mirë në Shqipëri, kur vjen puna tek problemet e medias është nevoja për implementin. Implementimi është një fjalë që nuk e di sesa herë e perdora në tre ditët e fundit. Implementimi i ligjeve, ndonjeherë shumë ligje të mira që Shqipëria i ka nuk implementohen. Aksesi tek informacioni, ligji i punëtoreve, ligji per sindikatat, të gjithë keto ligje janë në një vijë me standartet europiane por implementimi është i vogël, ose zero. Kjo është dicka që unë kam folur me autoritetet, por gjithashtu duhet të them që unë jam ketu për shkak të ftesës nga qeveria dhe të gjitha takimet janë mbajtur në një atmosfere shumë pozitive dhe ata ishin të gatshëm të degjonin kritikat e mia dhe menyrën direkte dhe të hapur me të cilën unë ngrita keto ceshtje. Ne patëm disa bisedime vertet serioze dhe marrëveshje sesi ti realizonim ato. Unë kam thenë dhe do e perseris perseri ketu tek ju, sot kur unë të largohem nuk do të harroj cfarë ramë dakort dhe cfarë u premtova gazetarëve në Shqipëri. Unë do të vazhdoj të punoj me autoritetet, por nese shikoj që nuk ka progres unë nuk do të hezitoj që të ngre zerin shumë lartë dhe të them që diçka është gabim.

A ka gjasa qe qeveria shqiptare te ndodhet ne veshtiresi nese problemet nuk adresohen dhe ju e kritikoni serish pas disa muajsh?

Unë nuk mund ta them ketë, por mendoj se nese autoritetet jane serioze per integrimin ne Bashkimin Europian atehere sigurisht qe ka rendesi. Jo vetëm për mua, por edhe për institucione të tjera nderkombëtare, organizata nderkombëtare si Keshilli i Europes, sepse të gjithë ne kemi të njejtat vlera dhe vlera thelbesore perfshirë të drejtat e njeriut, fjalës së lire dhe medias së lirë janë te rendesishme per te gjitha qeveritë e ketyre organizatave. Pa dyshim që nuk jetojme ne nje bote ideale, por ne duhet të bejmë c`eshte e mundur që ta bejmë më mirë dhe roli im nuk është të kritikoj në menyrë që të provokoj dikë, por në menyrë që të permisoj, por edhe të hap mundesitë për shoqërinë shqiptarë që të behet më e mirë.

Ju folet per dekriminalizmin e shpifjes. Ne vend nuk shifra alarmante te gazetareve te akuzuar për shpifje. Perse mendoni se është e rëndesishme që të hiqet nga kodi penal?

Është një nga çeshtjet më të rendesishme, një nga prioritetet e zyrës time. Mendoj se është shumë e rendësishme për shoqëritë në tranzicion, sepse hap mundësite për gazetarët që të jenë më të lirë në gjykimet e tyre, në analizat e tyre dhe në kerkimet e tyre dhe në të njejtën kohë sjell më shumë profesionalizëm ne panoramen mediatike. Është dicka që ne nuk mund të presim që do ndodhi brenda një nate, por unë besoj që gazetarët nuk duhet të shkojnë në burg per shkak te punës që bejne dhe rastet e shpifjes nuk duhet të jenë pjese e kodit kriminal, por duhet të shkojnë në gjyqet civile dhe kjo është e drejta e cdo qytetari që të fillojë një proces dhe të akuzojë dikë. Ne kete rast nuk është vetëm për gazetaret, por vlen për cdo qytetar që ta ketë, kete të drejtë. Ndonjëherë kuptohet që heqja e ligjit të shpifjes është dicka vetëm për gazetarët, jo është për qytetarët dhe për çdo person që jeton në cdo vend. Unë po promovoj dhe loboj fuqimisht për heqjen e ligjit të shpifjes. Unë e bera në vendin tim, pra Bosnja është një nga vendet që e ka hequr disa kohë më parë. Ne gjithashtu kemi vende si SHBA, Anglia, Irlanda, Mali i Zi. Ky ligj krijon një efekt qetësues. Edhe pse nuk ka shume raste sic thoni ju, shpifhja si pjese e kodit kriminal krijon një frikë që gazetari mund të sfidohet, në një menyrë që puna e tij mund të behet pjesë e kriminalitetit.

Por si mund te mbrohen nga shpifjet e verteta politikanët? Dikush mund të shkruaj për diçka që është absolutisht e pa vertetë. Si mund të mbrohen ata?

Së pari duke qenë të ndershëm në atë që bejnë, pra nuk ka ceshtje me të cilat gazetarët të merren, pra ata janë të besueshëm për publikun. Ata janë profesionistë, sepse nesë shikoj ceshtjet që zyrtarët publik kanë nisur kundër gazetarëve, jo në Shqipëri por në vendet e tjera, sigurisht që në nuk nderhyjmë në legjislacionin e tyre, por të gjithë ato ceshtje ishin në mbrojtje të disa bizneseve shumë të pista. Nuk ndodh gjithmonë keshtu, por unë thjesht nuk besoj që kjo është menyra që çdo zyrtar publik duhet te siguroje mbrojtje. Ata mund të shkojne dhe te mbrohen në gjykatën civile.

Siç e permendet më parë ne nuk jetojmë në një botë ideale dhe perfeksionin e mendojme te mundshem kur jemi të rinj, por me kalimin e viteve mesojme se eshte i pamundur. Unë kam punuar në media që prej 17 vitesh dhe mbaj mend që kur e nisa në TVSH një nga gjerat që mbaja mend ateherë dhe cfarë shikoj akoma tani është vetcensura. Personalisht mendoj që është më keq se censura. Si mendoni, është problem për median shqiptare?

Unë bie plotesisht dakort me ju që vetcensura është një problem i madh dhe dicka që kemi nevojë ta luftojmë. Është ashtu siç ju e nxorrët në pah, edhe më e rrezikshme sesa censura sepse është e padukshme, e sofistikuar. Ajo çka mund të sjelli më shumë liri është heqja e ligjit të shpifjes, sepse ateherë gazetarët nuk do të kenë frike se do te akuzohen penalisht për disa shkrime qe bejne dhe ka nje domosdoshmeri për shoqërinë të piqet. Nuk është e thjeshtë sic thash në fillim dhe nuk kam sjellë me vete ndonjë formulë të vecantë. Nuk kam ardhur ketu për të ofruar ndonjë gjë që shoqëria shqiptare nuk është në dijeni. Kjo është një betejë në shumë shtete, jo vetëm në rajon por edhe nese shikojmë të ashtuquajturat demokracitë e vjetra, edhe ato po luftojnë me pronarët e mediave, rasti i Manjatit te medias Murdoch, apo Italia. Shikoni rastin e perandorise mediatike te Berluskonit. Ne nuk besojmë se jetojme ne nje bote te lumtur kur vjen puna tek liria e medias, por gjithmonë ka shembuj të një gazetarie të mire nepër botë dhe ata janë aty per ti hapur sytë njerezve. Ndoshta ata shembuj të mirë dhe kam degjuar që ju jeni një nga ato shembuj të mirë në vend, kjo është dicka që mund të ndryshojë gazetarët e rinj, njerëzit që hyjnë në ketë botë sepse duhet kurajo për të berë ketë punë. Unë po e bej ketë punë nga një perspektivë tjetër. Unë kam shkruar shumë artikuj mbi median e re, lirinë e shprehjes por unë kurrë nuk kam guxuar ta quaj veten gazetare, sepse unë nuk jam një e tillë. Sepse të nevojitet shumë më tepër për tu e berë e tillë, të duhet talent, të duhet kurajo dhe prandaj lind nevoja për të mbrojtur dinjitetin e profesionit, sepse nuk është profesion i lehtë dhe në një menyrë është një hapësirë e lirë për t’i trajtuar keq gazetarët dhe unë mendoj se nuk po levizim në një drejtim të duhur.

Unë personalisht gjithmonë kam qenë me idenë që media është një mision dhe ne po e bejmë një të tillë, por në të njejtën kohë është një biznes për njerezit që na punësojnë dhe njerëzit që punojnë në media. Si mundet që të dyja mos të perplasen me njera-tjetrën dhe të kryejnë misionin si dhe biznesin për shkak të interesave të medias, për shkak të interesave të pronarit, për shkak të interesave ekonomik, reklamave shteterore, interesit në biznes?

Është e veshtirë, por kjo varet nga pronari. Nese pronari është atje vetëm për të fituar para, apo është atje edhe me misionin për të berë të mundur që gazetarët të bejnë punën e tyre dhe të perpiqet që të drejtojë mesazhin e tij drejt publikut. Nuk eshtë dicka që është e lehtë, por ka shembuj të mirë të mediave komerciale që janë duke berë punën e tyre, duke mbrojtur gazetarët e tyre dhe duke ofruar programin me cilesi te pelqyeshme pavarësisht nese janë lajme apo argetuese. Ne jetojmë gjithashtu në kohën që qytetarët, në një menyrë, por ky është vezhgimi im, ata janë ngopur me lajmet e keqija, ata janë ngopur me problemet që perballemi nepër botë dhe po e kthejnë interesin dhe vemendjen e tyre drejt dickaje që vetëm mund ti argëtojë ata. Kjo po ndodh në të gjithë botën, është e gabuar dhe është diçka që më shqeteson shumë, sepse nuk mendoj se është një menyrë e mirë për t’u perpjekur t’i largohesh problemeve. Sigurisht njerëzit kanë nevojë për argëtim dhe kjo është menyrë për të fituar para, por ka dhe një nevojë për bisedime serioze dhe për informimin e publikut me çfarë po ndodh jo vetëm në vendin tend, por edhe nepër botë.
Një tjetër shtylle e veprimtarise se medias është edukimi. Po e ben media shqiptare ketë?

Që të jem e sinqerte me ju, unë nuk e di. Kjo nuk është dicka që unë kam berë kerkime. Do të ishte shumë për tre ditë, sepse fatkeqësisht unë u perqëndrova në problemet kryesore që janë gjatë mandatit tim. Unë shpresoj që ato të edukojnë, gjithashtu shpresoj që Universiteti të bej gjithcka që mundet. Kur keta femijë të mbarojnë universitetin duhet të gjejnë punë dhe mos të jenë në rrugë, gjë që mendoj se është gjithashtu një problem. Sigurisht që ka nevojë të edukojnë publikun, por kjo është persëri dicka që është e lidhur me problemin që unë e ngrita, që është pavarësia si ekonomike ashtu edhe operative. Dhe eshte TVSH qe e ka per detyre te edukoje qytetaret, te ekuilbrojne prorgamet argetuese me informative, apo edukuese per femijet, kete po kerkon edhe Komisioni Eruopian per vendet qe duan te integrohen ne BE dhe e shoh si problem me TVSH ne Shqiperi.

 Ndoshta nuk është problem, por është një perceptim  në publikun shqiptar. Afersia e disa mediave apo gazetarëve me politikanët dhe ndoshta nuk është vetëm shqiptare. Ne kemi parë Tony Blair duke folur për miqësinë e tij me Murdoch ne komisionin hetimor te Levenson, dhe duke e berë të qartë se cdo të thotë miqësi me biznesmen apo pronarë mediash dhe nevojën për tu ndarë kur vjen puna tek gazetaria, tek raportimi për të pasur një balancë. Çfarë mendoni për balancën e raportimin në Shqipëri, veçanërisht për lajmet. Mendoni se ka shumë afërsi me politikën dhe kush e vendos axhendën sipas jush dhe informacioneve që ju keni?

Unë mendoj dhe kjo është ajo që ju thashë autoriteteve se ka shumë afërsi ndermjet mediave dhe politikanëve dhe se janë rezultat i presionit ekonomik. Ka një problem me reklamat e shtetit që u janë dhenë vetëm mediave që janë në favor të qeverisë dhe ka nevojë që të behet një punë serioze ne kete drejtim. Sigurisht që nuk mund t’i shmangësh kontaktet, sepse ne nuk jetojmë në planete të ndryshme, por kjo duhet të jetë shumë e hapur, shumë transparente. E dime që ka interesa të ndryshme, duhet të jemi shume realiste për menyrën sesi bota është e organizuar, menyrën sesi media funksionon, por duhet të jetë e drejtë dhe e paanshme në një menyrë që të gjithë kanë të njejtat të drejta, që të gjithë kanë një shans, të gjithë ka të drejtë për mendim opozitar dhe nuk është se vjen vetëm nga qeveria që është në pushtet, është dicka që është e rendesishme për shoqerinë tani, por edhe në të ardhmen. Prandaj unë po them që cdo gjë që po ndodh tani dhe cfarëdo që të bejë kjo qeveri për mirë ose për keq, e gjitha kjo po reflekton qytetarët. Unë i thashe që liria e medias nuk është për ju, është për Shqipërinë dhe qytetarët e Shqipërisë dhe kur ju të lini karrigen tuaj, kur të lini pozicionin tuaj si një zyrtar publik ju do të shkoni të jetoni një jetë normale dhe ateherë do ta shihni sesa ndikon nese ju nuk beni punën tuaj si zyrtar publik sic duhet.

Ligji i dixhitalizimit është ende i paqarte, madje edhe njerëzit në media nuk dinë për të. Mendoni se  duhen  akoma më shumë hapa drejt tij?

Nuk e di, unë u kerkova të leviznin perpara dhe më shpejt. Unë do të kerkoj në ketë çeshtje, unë do të punoj nga afer me Komisionin dhe me Keshillin e Europës gjithashtu sepse zonat e çeshtjes janë të limituara, sepse ato janë teknikalitete në lidhje me dixhitalizimin, por çfarë unë po perpiqem të t`ju kerkoj të bejnë nuk është që të lenë zonat rurale në Shqipëri sepse dixhitalizimi nuk është vetëm për bizneset, nuk është vetëm për vendodhjen e frekuencave, ju e dini paketat e shperndarjes, etj, është gjithashtu duke siguruar që të gjithë qytetarët të arrijnë tek ky informacion. Edhe nese dixhitalizohen në kohë, le të themi deri në 2015 si limit afati, ka nevojë për edukimin e publikut sepse ata kanë nevoje sesi të kthehet tek dixhitali tokësor. Kjo nuk është dicka me të cilen ne kemi lindur, kjo nuk është dicka te cilen njerezit duhet ta dinë. Por mund te ndodhe qe te shkeputet komunikimi ne nje pjese te caktuar te popullsise dhe c`ka humbet Shqiperia eshte pluralizmi, pluralizmi i zgjedhjes se medias qe per momentin nuk eshte nje problem ne vendin tuaj.

A ishte një ceshtje e ngritur nga ju në takimet tuaja, e drejta e pronës intelektuale?

Kjo nuk ishte pjesë e mandatit tim, sigurisht unë gjithmonë kerkoj  respekt të plotë ndaj të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale. Unë kam degjuar që kjo është një problem, por kjo nuk është pjesë e mandatit tim dhe jam vertet e gezuar sepse do ishte shumë, por sigurisht edhe nga pozita ime unë bej kerkese për respektim të plotë ndaj të drejtave për pronën intelektuale.

Ju përmendët pak më herët gazetarinë investigative, e cila mungon ose është e dobët. Përse mendoni se ndodh kjo?

Kjo është diçka që e thashë që në fillim. Është presioni ekonomik, është situata ekonomike në të gjithë botën ku ka perpjekje te medha per te gjetur para dhe per te mbijetuar. Në menyrë që të behesh investigues të duhet një skuadër, të duhet mbeshtetje, të duhet kohë dhe para. Ky është i vetmi zhanër gazetarie sipas vezhgimit tim, që eshte vertet i besueshem sepse kjo është gazetari që mund të ndryshojë qeverinë, që mund të nxjerri në pah tmerrin e gjerave të gabuara, korrupsionit, krimit, krimet e luftes e në aq shumë çeshtje të lidhura në fakt se nga cila pjesë e botës unë vij, sepse disa krime të tmerrshme në vendin tim nuk do të zbuloheshin nese nuk do të kishte gazetare të cilët do të shkonin dhe shikonin kampet e luftës, gjithçka që po ndodhte atje. Pra në menyrë që ta besh ketë të duhet mbeshtetje e fortë nga pronari yt, nga ekipi i redaktorëve, prandaj mendoj që është në rrezik dhe në një menyrë mendoj se kjo gazetari dergohet në zonat e konflikteve dhe krijon probleme, por madje dhe ateherë unë i them atyre që ata kanë probleme.

Ka një perceptim që publiku shqiptar është indiferent edhe ndaj historive të korrupsionit, problemeve thelbësore ose edhe ndaj tragjedive që ne kemi çdo ditë si përshembull aksidentet e makinave, por ata janë pak indiferent edhe kur media ben një raportim të mirë. Perse mendoni se ka arritur ketë fazë dhe si mund të rifitojmë perseri publikun tonë?

Kjo nuk është diçka që e shikoj vetëm ketu, ne Shqiperi. Apatia, letargjia e shoqërisë ndodh për disa arsye. Në disa vende është frika, njerëzit kanë frikë të flasin, kanë frikë të thonë diçka, madje as mos të shohin në një drejtim të caktuar dhe nuk po e ekzagjeroj, sepse unë kam qenë në keto vende. Në Shqipëri kjo nuk është si çeshtje, të paktën nuk ekziston frika per te shprehur mendimet e tua, sigurisht që ka menyra të sofistikuara të influencosh apo besh dem ndaj disa gazetarëve të caktuar, duke berë disa gjera që nuk janë të ligjshme apo të pranueshme për asnjë shoqëri, por arsyeja për ketë antipasi është dicka që të gjithë ne do të kemi nevojë ti pergjigjemi në një periudhë që të do vije, sepse po shkakton problem për shoqërinë, sepse nese njerëzit nuk po kujdesen për atë cfarë po u ndodh atyre ateherë çfarë mund të presim të bejnë autoritetet?

Faleminderit shume per intervisten.
Ishte kenaqesia ime.

Botuar në www.ora-news.com në linkun http://www.ora-news.com/v2/index.php?on=details&id=49480&nid=12. Titulli në original: “Media në Shqipëri, Dunja Mijatoviç: Dinjiteti i gazetarëve në?”

 

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend