Observatori Europian e Gazetarisë ka kënaqësinë të njoftojë lançimin e partnerit të vet më të ri: EJO-s në Portugalisht.
Websajti në gjuhën portugeze, i koordinuar nga Profesor Gustavo Cardoso dhe Ana Pinto Martinho nga Lisbon University Institute (ISCTE-IUL), synon publikimin e informacionit për median dhe gazetarinë në vendet portugalisht-folëse, përfshi vende si Brazili, Angola, Mozambiku, Bregu i Gjelbër dhe Guinea-Bissau.
Websajti i ri do të ofrojë hapësirë për të nxitur diskutimin, shpërndarjen dhe rrjetëzimin mes profesionistëve të medias dhe studjuesve të saj. Rubrikat e saj mbulojnë fusha si Modelet e Biznesit, Lajmi Dixhital, Etika dhe Deontologjia, Studimet, Edukimi Mediatik, Liria e Medias dhe Censura, Media dhe Politika dhe Mediat Sociale dhe Gazetaria.
Komuniteti i studjuesve dhe kërkuesve të medias, i përhapur në 12 vende portugalisht-folëse, janë të gjithë të ftuar që të kontribuojnë me artikujt e tyre, vëzhgimet, analizat dhe opinionet.
Websajti në portugalisht është financuar nga IPPS-IUL, dhe operohet nga CIES-IUL dhe laboratori i medias dhe i komunikimit (LCC-IUL).
Stephan Russ-Mohl, Profesor i Gazetarisë dhe i Menaxhimit të Medias në Università della Svizzera Italiana themeloi rrjetin e EJO në vitin 2004. Ai i uron mirëseardhjen websajtit portugez:
“Afrimi i një partneri prestigjoz portugez, përbën një hap të rëndësishëm për EJO. Studimet interesante për gazetarinë dhe shembujt më të mirë të praktikës do të bëhen të aksesueshme dhe të dukshme për redaksitë e mediave dhe ekspertët në një rajon të gjerë të botës që shtrihet brenda dhe jashtë Europës. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë gazetari për gazetarinë dhe median e lajmit, dhe mendojmë se qasja e rrjetit tonë po hap mendjet dhe po ofron prurje të fresktëta përtej barrierave kulturore dhe gjuhësore.”
Lançimi i websajtit në Portugalisht e çon numrin e websajteve në rrjetin e EJO në njëmbëdhjetë: Anglisht Çekisht, Gjermanisht, Italisht, Letonisht, Polonisht, Rumanisht, Serbisht, Shqip, dhe Ukrainisht. Rrjeti synon që të forcojë lidhjet mes kulturave gazetareske në Europë dhe SHBA. Ai promovon dialogun mes studjuesve dhe profesionistëve të medias dhe sjell rezultatet e studimeve mbi median tek ata që merren dhe punojnë në media.
Ai synon që të përmirësojë cilësinë e gazetarisë, dhe kontribuon në një kuptim më të gjerë për median, si dhe ushqen lirinë e medias dhe përgjegjshmërinë e saj.