A është në krizë lajmi për shëndetësinë?

31 Korrik , 2018 • Kryesoret, Profesionalizmi në media, Shkrimet më të fundit • by

Të hash çokollatë të zezë është diçka e mire; një gotë verë në ditë e mban mjekun larg ndërsa sheqeri ka varësi sa edhe heroina. Sot mund t’ju bëjë mirë të hani lakër, por në një të ardhme kjo mund t’ju bëjë keq për shikimin. Shumë prej këtyre deklarimeve duken si të njohura (dhe të gjitha paraqiten si të verifikuara). Nëse do të besonit titujt e lajmeve, do të mësonit se pothuajse çdo gjë shkakton kancer.

Për fat të keq, është fakt i njohur që kërkuesit dhe gazetarët i ekzagjerojnë rezultatet e studimeve që lidhen me shëndetësinë ose i paraqesin ato në një mënyrë që zhvlerëson edhe rëndësinë e gjetjeve të panjohura. Përhapja e mediave sociale ka ndryshuar në mënyrë dramatike edhe mënyrën dhe shpejtësinë e përhapjes së lajmeve të tilla. Në të kaluarën, vetëm një numër i kufizuar i audiencës mund të gjendej e ekspozuar ndaj zbulimeve të dyshimta. Sot lajmet e rreme mund të përhapen me shpejtësinë e një zjarri gllabërues.

Një studim i ri i kryer nga një ekip multidisiplinor i drejtuar nga Noah Haber konfirmon dyshimet e shumë njerëzve deri më sot: kërkuesit e fushës së shëndetësisë në artikujt e tyre akademikë shpesh ekzagjerojnë mundësitë e lidhjeve shkak-pasojë (përshembull, çokollata shkakton Alzheimers) duke vijuar me një ekzagjerim edhe më të madh nga ana e mediave.

34 përqind e studimeve akademike të monitoruara rezultonin të kishin përdorur një gjuhë më të tepruar se sa përfundimet objektive shkencore, kurse 48 përqind e artikujve të mediave kishin përdorur një gjuhë më të tepruar se sa artikujt akademikë të cilëve iu referoheshin.

Gjatë studimit ( i botuar në PLOS One) u ndërmor një vëzhgim i detajuar i 50 artikujve akademikë më të përhapur (duke lidhur çdo paraqitje me një rezultat shëndetësor) si dhe  i artikujve të mediave të bazuar në to. Studjuesit bënë një vlerësim të përfundimeve shkakësore për të zbuluar nëse paraqitja e tyre kishte ndryshuar rezultatin shëndetësor. Pastaj i krahasuan ato me gjuhën e përdorur për të përshkruar rezultatet në artikujt e revistave akademike si dhe në artikuj mediatikë.

Gjetjet ishin befasuese. Sipas studimit, 34 % e studimeve akademike të vëzhguara kishin përdorur një gjuhë që vëzhguesit e konsideronin të ekzagjeruar në raport me përfundimet shkakësore, ndërsa 48 përqind e artikujve të mediave kishin përdorur një gjuhë më të ekzagjeruar se sa artikujt akademikë të cilëve iu referoheshin.

Gjithsesi, problemi nuk qëndronte vetëm tek moskuptimi apo teprimi i gazetarëve. 58 për qind e artikujve të mediave rezultonin edhe me pasaktësi gjatë raportimit të çështjeve, rezultateve apo të popullaritetit të studimeve akademike.

Përveç kësaj, edhe ekspertët kanë krijuar një reputacion të keq kohët e fundit, jo thjesht për faktin se tashmë njerëzit janë ngopur me ekspertë të tillë. Në këtë klimë të krijuar, fakti se shumë artikuj të shkruar në lidhje me kërkimet shkencore janë të pabazuara, mund të shkatërrojë besimin tek ekspertiza dhe jo vetëm.

Studimi i plotë mund të gjendet këtu.

Tags:, , ,

Send this to a friend