Gazetaria dhe imazhi i vendit

6 Dhjetor , 2017 • Kryesoret, Marrëdhëniet Publike, Shkrimet më të fundit • by

Gjatë një konferencë me Kreun e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, në Bruksel, ku diskutohej hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Kryeministri Edi Rama i tërhoqi edhe njëherë “veshin” gazetarëve shqiptarë që edhe në kësi takimesh të rëndësishme për vendin “mes citimeve të mira e të këqija” zgjedhin këto të fundit, duke dëmtuar imazhin e vendit!

Po citoj: “Unë nuk mund t’i shtoj ndonjë gjë asaj që tha Presidenti për shtypin dhe rreth asaj që ju citoni. Ka artikuj që na citojnë për keq, ka artikuj që na citojnë për mirë, por më befason që në këtë mundësi që keni, ju citoni ato për keq dhe kjo nuk është e mirë për ty, për mua, sepse jemi këtu për të njëjtin vend që ka një emër: Shqipëri!”

Kjo nuk është hera e parë, e me shumë gjasë, nuk duket se do të jetë as e fundit, që kreu i qeverisë, por dhe deputetë të Partisë Socialiste, artikulohen publikisht me një tezë të tillë, sipas të cilës lajmi i keq në media, sidomos kur jehona e saj është ndërkombëtare, është një tjetër “njollë” në perceptimin që të huajt kanë për vendin tonë.

Në fakt, Kryeministri ka të drejtë! Imazhi dëmtohet nga çështje të tilla, si “kanabizimi i vendit”, “dosja Habilaj”, “mbledhja dhe përpunimi i plehrave në Shqipëri”, etj., por ky nuk është një problem i gazetarëve, për sa kohë këta të fundit i përmbahen parimeve kryesore të profesionit të tyre, por një problem i politikës dhe zyrave të tyre të PR-it.

Gazetari, e ka detyrë raportimin e ngjarjes dhe të vërtetës që ai sheh se fshihet pas saj, duke cituar fakte dhe prova, sikundër mund të ndërtojë një opinion a koment, qoftë dhe negativ, duke argumentuar rrethana të caktuara edhe pa prova të faktuara, kur në mënyrë intuitave, gazetari ka krijuar bindjen se kjo çështje “mban erë”.

Kjo qasje, sigurisht, nuk i pëlqen asnjë kryeministri, politikani apo drejtuesi të një zyre PR-i, të cilët imazhin e kanë të shenjtë! Duhet thënë se kjo tendencë e qeveritarëve për të orientuar mediat sesi duhet të shkruajnë e raportojnë nuk është lokale, por një fenomen botëror.

Në SHBA ky debat është bërë në vitet 1920, që kulmoi me një sërë botimesh nga Walter Lippmann e Edward Bernays, mbi përpjekjen e politikanëve për të orientuar raportimin mediatik, një tendencë kjo që ka vijuar përgjatë gjithë këtij shekulli (lexo “Manufacturing consent” nga Noam Chomsky dhe Edward Herman), deri në ditët e sotme, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë është Presidenti Donald Trump.

Në librin e tij “Liberty and the news”, Walter Lippmann, i njohur si “themeluesi i gazetarisë moderne” dhe dy herë tues i çmimit “Pulitzer”, denoncon shtypin e kohës së pasluftës së Parë Botërore, i cili publikonte artikuj sipas një teorie ku raportimi i drejtë dhe i vërtetë duhej sakrikuar në emër të të mirës së qytetarëve:

…pas nënshkrimit të armëpushimit, dukej sikur miliona amerikanë ishin betuar se nuk do të mendonin më kurrë për veten e tyre. Ata ishin të gatshëm të vdisnin për atdheun, por jo të mendonin për të. Ndërsa ajo pakicë, e cila kishte mundësinë dhe detyrën të reektonte, me kokëfortësi besonte se vetëm ajo dinte të mendonte për të mirën e atdheut dhe shpikën një teori sesi publiku duhet të dijë çfarë është e mirë për të… Puna e gazetarëve ngatërrohej nga politikëbërësit me punën e klerikëve, profetëve dhe propaganduesve. Kjo mënyrë e të bërit gazetari parashikonte se e vërteta dhe e drejta duhej sakrikuar sa herë që dikush mendonte se ajo ishte e nevojshme për të mirën e qytetarëve… – Kjo teori, shkruante Lippman, për mënyrën sesi duhet të raportohet lajmi përtej të vërtetës, është një sulm i hapur ndaj themelit kushtetues, për të drejtën e fjalës dhe asaj për informim. Nuk mund të ketë ligj më të madh për gazetarin se të raportojë të vërtetën dhe të “nxjerrë djallin zbuluar”. (Lippmann, 1920, pp. 7-13)

Ndonëse një histori e ndryshme në kohë dhe hapësirë, shembulli dhe analiza e Lippmann vjen shumë aktuale në Shqipërinë e sotme, të një shekulli më pas, veçanërisht po të kujtojmë kritikat dhe ankesat e Kryeministrit Rama për mënyrën e raportimit të gazetarëve dhe mediave, të cilat ai preferon ti quajë “kazan”.

Në disa raste, kreu i qeverisë mund të ketë të drejtë, dhe ai ka pjesën e tij në këtë “kazan”, por ti thuash gazetarit se raportimi dhe pyetjet e tua për kanabisin, korrupsionin dhe krimin e organizuar po dëmtojnë imazhin e vendit, është një shmangie totale e përgjegjësisë si shtetar dhe një përpjekje për të vrarë lajmësin!

Kujdes, lajmësi është i shenjtë!

Mes një gazetari-llustrues dhe një tjetri baltosës (sipas konceptit të kryeministrit), personalisht, po jam i sigurt dhe gazetarë “të një planeti tjetër” si Lippmann, Bernstein, Frost, e të tjerë shërbestarë të interesit publik si Edward Snowden e Julian Assange, do të zgjidhnin këtë të dytin.

Tags:, ,

Send this to a friend