Gazetarët shpesh thonë se mediat sociale, si Twitter dhe Facebook, janë bërë burime të rëndësishme të lajmit. Por sa qëndron kjo? Studjues të Universitetit Charles në Pragë kanë studjuar mediat çeke për të provuar se në ç’masë metodat tradicionale gazetareske janë zëvendësuar nga platformat e mediave sociale. Ata zbuluan se, pavarësisht nga rritja e përdorimit të burimeve dixhitale, impakti i këtyre të fundit në lajmet kryesore është akoma relativisht i vogël.
Shumica e studimeve të mëparshme për mediat sociale dhe lajmet janë zhvilluar në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet e tyre nuk janë shumë konfliktuale. Studimi çek i grupit PolCoRe të fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Charles synonte të ofronte një perspektivë të re. Në vend të shihej impakti i mediave sociale në evente të caktuara lajmi, studjuesit ndërmorën një qasje të ndryshme. Václav Štětka, drejtuese e grupite PolCoRe thotë: “Në zgjodhëm një periudhë kur nuk kishte zgjedhje parlamentare apo evente të tjera të bujshme. Në këtë mënyrë të dhënat tona reflektojnë më mirë mënyrën se si operon media çeke në situatë normale”.
Gazetat tabloid i referohen mediave sociale më shumë se mediat e tjera
Studjuesit Václav Štětka dhe Radim Hladík morën në analizë seksionet e lajmeve të mediave më të njohura çeke: katër media të printuara (gazetat tabloid Blesk, Mladá fronta Dnes, Hospodářské noviny dhe Právo); tre kanale televizive (Televizionin publik Çek; televizionet private Nova dhe Prima); dhe tre stacione radioje (radion publike Çeke; dhe radiot private Impuls dhe Frekvence 1). Nga Prilli në Shtator 2014, grupi i punës mblodhi gjithsej 747 artikuj, secili prej të cilëve përmbante të paktën një referencë nga Facebook, Twitter, apo YouTube.
Më shumë referenca nga mediat sociale u gjetën në gazetat tabloide Blesk dhe Mladá fronta Dnes. Gjithsesi edhe në këto media, numri i referencave nga Facebook, Twitter, apo YouTube ishte shumë i vogël, mesatarisht nga një në tre ditë.
Mediat sociale përmendeshin si burim informacioni në 58 % të 747 artikujve; në 38 prej tyre ato përbënin subjektin e lajmit (lajmet rreth Facebook, Twitter, apo YouTube) dhe 4 % përbënin njëherësh burimin dhe subjektin.
Si burim, mediat sociale përdoreshin më shpesh nga tabloidi Blesk (40% e të gjithë artikujve ku mediat sociale përmenden si burim), e ndjekur nga tre gazetat e tjera, duke lënë në fund kanalet televizive dhe stacionet e radios.
Studjuesit vunë re një diferencë në qëndrimin e mediave ndaj Facebook dhe Twitter. Ndërkohë që Facebook përmendej edhe si burim edhe si subjekt në një numër artikujsh të ngjashëm, Twitter kuotohej më shpesh si një burim i rëndësishëm ( në shumë raste si burimi kryesor për çështjen e trajtuar)
Mediat sociale përdoren më shumë tek soft news
Analiza tregonte gjithashtu se mediat sociale janë përdorur si burim, si për informacionin në tekst edhe në atë përmes imazheve, në lajmet që trajtojnë tema të tilla si sporti, personazhet VIP apo kronika rozë – të ashtuquajturat “soft news”. Kjo vihej re në të gjitha mediat e monitoruara, përveç gazetës ekonomike Hospodářské noviny dhe radios publike çeke, të cilat i përdornin mediat sociale si një burim për lajme më serioze dhe më të fundit (“hard news”).
Studjuesit gjithashtu vëzhguan mënyrën se si mediat e përzgjedhura punonin me informacionin e mediave sociale. Ata e demonstruan këtë duke listuar personat që citoheshin nga Facebook apo Twitter (dhe në një farë mase edhe YouTube): sportistët (34 % e artikujve përmendnin mediat sociale si burim), ndjekur nga “njerëzit e zakonshëm” (24 %), VIP-at (15.5 %) dhe politikanët (15.2 %).
Përqindja e lartë e “vox populi” tregon se mediat sociale janë më të hapura ndaj zërave jo-elitarë. Gjithsesi duhet vënë në dukje se “njerëzit e zakonshëm” citoheshin vetëm në lajmet për krime dhe jo në lajmet nga politika apo ekonomia.
“Studimi tregon se roli i mediave sociale si burim informacioni për mediat çeke është akoma periferik; ai tregon gjithashtu se mediat sociale kontribuojnë në tabloidizimin e mediave të printuara, përderisa ato rrallë përdoren si burim për “hard news” – thonë Václav Štětka dhe Radim Hladík.
Pra duket se ende revolucioni i përfolur nuk ka zënë vend në redaksi; mediat tradicionale po ruajnë ende pozicionin e tyre si gatekeeper.
“Kjo nuk do të thotë se nuk ka hapësirë për mediat sociale në rrethana të caktuara dhe se teoritë që flasin për një transformim të modeleve tradicionale nuk qëndrojnë”, thotë Václav Štětka. “Megjithatë, në praktikën e përditshme të redaksive çeke mbizotëron rutina e ngulitur thellë e traditës”.
Ky artikull u botua për herë të parë në EJO-n Çeke
Referencat: Hladík, Radim & Václav Štětka: Social media as news sources in the Czech Republic. Presented at the CEECOM 2014 conference in Wroclaw.
picture credit: Flikr Esther Vargasc
Tags:Facebook, Mediat sociale, Twitter