Karakteristika të ligjërimit politik në Shqipëri

24 Janar , 2013 • Media dhe Politika • by

Një studim i kryer nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) jep për herë të parë një pasqyrë të përafërt, por të bazuar në metoda shkencore të mënyrës sesi liderët kryesorë të politikës si dhe gazetat me lexueshmërinë më të lartë në vend formulojnë diskursin e tyre në raport me disa çështje të rëndësishme për të cilat prej shumë kohësh zhvillohet në Shqipëri një debat i ashpër.

Karakteristikat e ligjërimit politik vazhdimisht formojnë kulturën politike të një populli – trajtat e ndërgjegjes politike, mënyrën se si elektorati e kupton politikën dhe qeverisjen, pritshmëritë e tij nga klasa politike, parashikimet e sjelljes dhe të strategjive politike, e të tjera. Opinionistë të ndryshëm publikë kanë denoncuar shpesh mbizotërimin, apo ndotjen gati, të ligjërimit politik në Shqipëri nga ligjërata spekulative, akuza deklarative për korrupsion, nga mosbesimi, zhvlerësim, shpërfillja, personalizimi apo kapërcimi e sfidimi i institucioneve dhe Kushtetutës. Këto karakteristika të perceptuara të ligjërimit politik në Shqipëri janë denoncuar në mjaft raste si të papranueshme dhe si simptoma kronike të një papjekurie politike.Mirëpo pavarësisht se intuitës së mprehtë, vëmendjes dhe kujtesës politike që shumë analistë sot në Shqipëri kanë dhe e ofrojnë për publikun, fakti qëndron që asnjëherë nuk kemi patur të dhëna konkrete, të nxjerra nga ndonjë studim shkencor mbi ligjërimin politik në Shqipëri. Mungesa e sistematicitetit dhe e përdorimit të metodave hulumtuese shkencore është faktor i rëndësishëm në besueshmërinë e analizave, dhe ndoshta, për rrjedhojë, edhe në ndikimin e tyre.

Një studim i kryer nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë(OSFA) jep për herë të parë një pasqyrë të përafërt, por të bazuar në metoda shkencore të mënyrës sesi liderët kryesorë të politikës si dhe gazetat me lexueshmërinë më të lartë në vend formulojnë diskursin e tyre në raport me disa çështje të rëndësishme për të cilat prej shumë kohësh zhvillohet në Shqipëri një debat i ashpër.Raporti analizon ligjërimin e dy figurave kryesore politike, Kryeministrit Sali Berisha (Partia Demokratike) dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, si edhe të 5 nga gazetave kryesore (Panorama, Shekulli, Shqip, Mapo dhe Gazeta Shqiptare) në vend gjatë dy periudhave – 3 muaj përpara dhe 3 muaj pas zgjedhjeve të 2009-ës, dhe atyre të 2011-ës. Studimi është kryer nëpërmjet programeve kompjuterike bashkëkohore për analizën e përmbajtjes(KWIC dhe Yoshikoder 7.4) dhe një grupi pune prej 7 vetash që kombinon disa profile të rëndësishme për analizë të ligjërimit, si shkencat politike (Silvana Toska, Adela Halo, Sonila Danaj, Dorina Ndoj), gazetaria (Sokol Shameti), filozofia (Ani Rusi), dhe gjuhësia (Prof. Emil Lafe).

Synimi i grupit të punës ishte të analizonte:Si e përshkruajnë Sali Berisha dhe Edi Rama njëri-tjetrin dhe mbi çfarë baza bëhen këto përshkrime (karakter personal, arritje, ideologji)?Sa përputhet ligjërimi i aktorëve në secilin krah politik me ideologjitë përkatëse politike (e majta dhe e djathta)? Si trajtohen gratë, feja dhe minoritetet në ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të shkruar?Si trajtohet integrimi në BE në ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të përditshëm?Si trajtohen institucionet në ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të shkruar?

Për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si e përshkruajnë liderët politikë njëri-tjetrin, studimi ka marrë në shqyrtim të gjitha deklaratat e tyre të dërguara nga zyrat përkatëse të shtypit gjatëperiudhës së studiuar. Në bazë të fjalëve të gjetura në tekstet e fjalimeve u krijua një fjalor me tri kategori: Karakteri, Performanca dhe Përkatësia. Secila nga këto tri kategori përmban fjalë përshkruese, që dy liderët politikë përdorin për njëri-tjetrin dhe gjetja e parë ishte qëata nuk kanë përdorur as edhe një fjalë përshkruese pozitive për njëri-tjetrin gjatë periudhës së studiuar.Ligjërimi negativ i liderit të së majtës kundrejt kryeministrit aktual (njëkohësisht edhe lider i së djathtës) ka ardhur në rritje nga viti 2009 në vitin 2011; kritikat mbi performancën – mbi përmbushjen e funksioneve publike të tyre – përbëjnë vetëm rreth 50% të kritikave ndaj kundërshtarit, ndërsa pjesa tjetër janë kritika personale të karakterit, apo krahasime të përgjithshme me rezonanca negative; ligjërimi negativ ka ardhur në rritje në periudhën menjëherë para dhe pas zgjedhjeve.

Për të analizuar përputhjenpartiake me ideologjitë përkatëse (e djathta dhe e majta) në Shqipëri, pikënisja e studimit ishte një fjalor ekzistues ipërdorur nga dy studiuesit Laver dhe Garry (2000), të cilëte ndërtojnë leksikun e djathtë dhe të majtë në kategori të tilla si: institucionet; ligji dhe rendi; mjedisi; çështjet social-ekonomike, dhe vlerat.Si konkluzion i studimit del se me përjashtim të çështjes së Mjedisit dhe disi asaj të institucioneve, ligjërimi i djathtë është më i pranishëm se ai i majtë. Kjo nuk çon automatikisht në përfundimin se një ligjërues apo dokument është i djathtë: mund të themi vetëm se ky dokument përmban një pjesë tëmadhe të leksikut të djathtë që mund të jetë për dy arsye të mundshme: ose ky dokument është vertet i djathtë, ose ky dokument përmban kritika ndaj ligjërimit të djathtë.Sidoqoftë, ligjërimi i majtë është mjaft i pakët edhe në liderin e majtë edhe nëpër gazeta.Në rastin e Ramës, në bazë të numrit relativisht të vogël të ligjërimit të majtë në krahasim me atë të djathtë tregon një ligjërim që anon më tepër në kritika se sa në ofrimin e një alternative të majtë të matshme krahasimisht në ligjërim.

Studimi nxjerr përfundime të rëndësishme në lidhje me ligjërimine aktorëve politikë mbi gratë, grupet fetare dhe minoritetet. Kësisoj, ligjërimi për dhunën ndaj grave ka ardhur në rritje dhenuk ka ligjërim fyes ndaj minoriteteve etnike. Çështjet e grave përmenden më shpesh ngalideri i Partisë Socialiste,sidomos në lidhje me mbështetjen e përfaqësimit politik dhe të raportimit të dhunës ndaj grave. Ndërsa për fenë dhe minoritetet prononcohet më shpesh lideri i Partisë Demokratike.Por ndryshe nga figurat politike kryesore, pothuajse asnjë nga gazetat nuk e diskuton temën e mbështetjes së përfaqësimit politik të grave me të njëjtën shpeshtësi sesa barazinë.

Përsa i përket ligjërimit mbi Bashkimin Europian dhe Evropën në përgjithësi, të dy figurat politike si dhe gazetat e përditshme duket se e kanë prioritet kryesor. Porndërsa ligjërimi për BE-në në terma të përgjithshëm është i lartë, ligjërimi për reforma të caktuara në qendër të integrimit është i ulët, me përjashtim reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi.

Studimi i OSFA merr në analizë edhe ligjërimin mbi institucionet në vend. Çdo gazetë si edhe deklaratat e Ramës kanë ardhur duke theksuar kritikat mbi integritetin e institucioneve dhe sfidimin e kërcënimet ndaj tyre, ndërkohë që Berisha ka rritur vetëm ligjërimin mbi sfidimin dhe kërcënimin e institucioneve. Kjo është interesante pasi anë të kundërta në politikën në vend – Rama dhe Berisha – të dy ose i sfidojnë e kërcënojnë institucionet, ose i quajnë ato të sulmuara nga pala kundërshtare.

Përsa i përket nën-kategorive të ashtuquajtura “pozitive”, ku renditen fjalë që potencialisht shprehin vlerësim për institucionet, ky studim është më pak i sigurt, pasi fjalët brenda këtyre nënkategorive mund të jenë ose një shprehje dëshire për integritet dhe funksionim, ose kritikë ndaj mungesës së integritetit dhe jo-funksionimit, ose premtime. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se të paktën disa nga këto fjalë janë faktikisht kritika ndaj institucioneve, kjo e thellon akoma më tepër konkluzionin se në Shqipëri ligjërimi ndaj institucioneve është kryesisht, dhe në një pjesë dërmuese, negativ dhe sidomos për sa i përket integritetit të tyre.

Adela Halo është Menaxhere e Programit te Mirëqeverisjes dhe Integrimit, OSFA
Për raportet e plota në shqip, lutemi vizitoni: www.soros.al.

Për raportet e plota në shqip, lutemi vizitoni: www.soros.al.

 

Tags:, ,

Send this to a friend