Mediat si ndotës të mjedisit social

22 Prill , 2017 • Profesionalizmi në media • by

Askush nuk mund ta vere ne diskutim – thoshte Xhovani Sartori, qe ne sistemet diktatoriale media monopolizohet ne doren e diktatorit”. Kjo eshte e qarte pasi media eshte lavatricja me e mire e trurit njerezor.

Sot mediat shqiptare ne mjaft raste deshmojne se jane prekur thelle nga sistemi i kastes sunduese!

Media eshte ne doren e nje pakice qe shtremberon, shpif dhe hedh ne treg cdo lloje informacioni qe i sherben kesaj pakice pa pyetur per te vertetat qe i duhen opinionit publik.

Une jam e bindur se mediat kane luajtur dhe po luajne me interesat e popullit ne favor te interesave te tyre. Ka prej tyre qe qe me emisionet perkatese bejne “shantazhe” te hapura ndaj x apo y, dhe pasi marrin cka kerkojne, kthejne drejtimin duke corjentuar opinionin! Ka prej tyre qe nepermjet ketyre shantazheve jane bere milionere dhe tani guxojne te sillen sikur “kane ne dore” gjithcka!

Dhe ne nje fare menyre e kane, pasi asnje qeveri, asnje kryeminister, asnje institucion nuk u kerkon llogari se si e vune pasurine marramendese, sepse vete ata ia dhane te drejten per te ndertuar nje pallat, per te blere toka, per te fituar tendera me synim perdorimin e tyre!

Duke qene ne sherbim te interesave te pakices jo rralle opinionistet shnderrohet ne nxites negative te opinionit publik, duke u bere keshtu ura lidhese e kalimit te krizes politike ne krize sociale. A

ta jane bere jo rralle nxites te percarjeve tona dhe ne kete menyre nxites te konflikteve. Keta lloje “gazetaresh” qe paguhen shume mire nga pronaret e mediave per te bere misionin qe u ngarkohet prej tyre, kane rrenuar imazhin e cdo institucioni duke pretenduar te ngrihen mbi to!

Vertet mund te mos kesh respekt per Lulzim Bashen apo Edi Ramen, por nuk ke asnje te drejte etike tu drejtohesh pa edukate dhe me shume percmim. Do apo nuk do gazetari, ata perfaqesojne institucione te cilat populli i shikon si shpetimin e tyre.

E njejta gje edhe per presidentin apo kryetarin e parlamentit. Te c’vleresosh institucionin si te tille do te thote te kesh kryer nje akt te pashembullt ne shkaterrimin e shtetit.

Ka nje mije menyra se si mund te kritikohen lideret e institucioneve, ka miliona pyetje qe mund tu behen per ti nxjerre “cveshur” para opinionit publik, por etika eshte ne thelbin e komunikimit.

Media ne pergjithesi, sot eshte bashkfajtore e gjendjes sone politike e sociale dhe ekonomike. Madje disa mund te akuzohen si ndotesit me te medhenj te mjedisit social.

Sa kohe aq AMA apo ndonje institucion tjeter nuk e ve ujin ne zjarr per cka ndodh, na duhet te themi Zot shpetona nga keta trushplares te medias!

—————-

Burimi: http://www.gazetatema.net/2017/04/08/trushpelaret-e-medias/, Titulli ne origjinal: Trushpëlarët e medias!

Print Friendly, PDF & Email

Tags:, , ,

Send this to a friend