Pёrse na duhen gazetarёt shkencorё?

27 Qershor , 2014 • Gazetaria e Medias • by

Ndryshimet sociale nё shekullin e XX-tё dhe XXI-tё  – Revolucioni Dixhital dhe ai Teknologjik, migrimi masiv, pёrmirёsimi i mjeteve tё transportit dhe tё komunikimit e kёshtu me radhё – kanё njё panoramё krejt tё ndryshme nё nivelin informacional. I ashtuquajturi “bumi informacional” nga semiologu i njohur Juri Lotman gjen mё sё miri shprehje nё zhvillimin e mjeteve tё komunikimit qё pёrdorin sot shoqёritё njerёzore.

Ky informacion  ka dhe pёrmasёn e tij faktike, pra mungesёn e shkёmbimit tё informacionit per se dhe krijimin e njё marrёdhёnieje mes individёve qё pёrfshihen nё procesin komunikues. Por sa i rёndёsishёm ёshtё ky funksion i gjuhёs nё përçimin, dhe shpjegimin e informacionit shkencor? Cilёt janё mekanizmat transmetues tё informacionit shkencor? Kush mund ta realizojё nё mёnyrё rezultative dhe tё besueshme pёrcjelljen e kёtij informacioni?

Shkenca, si fushё e veprimtarisё shoqёrore, ka si hallkё pёrfundimtare tё procesit tё saj zhvillimor njohjen, pra bёrjen publike tё informacionit qё ajo mbart. Prandaj ёshtё e rёndёsishme tё trajtojmё natyrёn e lajmit shkencor me transmetuesit e saj por edhe ndikimin e popular science  nё arealin kulturor tё shoqёrive njerёzore.

Dija shkencore vs. gazetaria shkencore

Si  lexuese e rregullt e medias nё vend  kam vёnё re se gazetat apo televizionet tona duket se kanё njё mosdёshire vullnetare pёr tё pasqyruar zhvillimet mё tё fundit nё shkencё dhe teknologji. Me pёrjashtime tё vogla, pak gazeta i kushtojnё rёndёsi lajmeve me natyrё shkencore. A ёshtё ky informim i mangёt shkencor pasojё e mungesёs sё gazetarёve me profil shkencor nё Shqipёri apo thjesht publiku ynё nuk ka interes pёr risitё shkencore?

Gazetarёt shkencorё  mungojnё nё Shqipёri ose njё pjese e tyre kanё pёrqasje amatore ndaj temave shkencore. Pёrkthimet me gjuhё jo korrekte shkencore janё mёse tё zakonshme dhe keqinformimi lidhur me termat apo pёrqasjet gjysmake tё temave janё pjesё tashmё e realitetit mediatik. Arsyet e mungesёs sё gazetarёve shkencorё  gjenden edhe tek kufizimi i hapёsirave mediatike nё lidhje mё lajmin shkencor por edhe tek kufizimi brenda ambienteve universitare i profesionistёve. Kёta tё fundit, tё mbyllur vetёm nё specialitetin e tyre, thyejnё pandёrgjegjshmёrisht hallkёn e fundit tё procesit shkencor, komunikimin me publikun. Komunikimi i ideve shkencore nё publik, e ashtuquajtur shkencё e popullarizuar apo informimi mbi risitё shkencore jo vetёm qё mungon nё Shqipёri, por deformimet konceptuale tё shoqёruara me informacionet e mangёta ose asfare, sjellin varfёri kulturore dhe intelektuale.

Ura lidhёse mes shkencёs dhe gazetarisё

Tё gjithё mediumet e komunikimit tё shekullit tё sotёm gjenden para dy alternativash nё lidhje me komunikimin shkencor: besimi te profesionistёt e shkencёs apo tek amatorёt e saj. Hapja e blogjeve me pёrmbajtje shkencore, shkrimi i artikujve shkencore nё revista popullore shkencore, botimi i librave, shfaqja e dokumentarёve shkencorё pёrfaqёsojnё mёnyrat pёrçuese tё vetё zhvillimeve shkencore. E megjithatё, ka njё ndryshim tё madh mes risisё sё lajmit qё raportohet nё kёto mediume dhe zhvillimit tё procesit kёrkues, rrjedhimisht, shpjegimit “realitetit shkencor”. Gjetja dhe raportimi i lajmit mund tё konsiderohen njё mёnyrё e keqe e tё bёrit gazetari shkencore. Raportimet e lajmeve, bie fjala, mbi zhvillimet e fundit nё astrofizikё janё tё kufizuara nё kontekstin konceptual pasi ndryshe nga njё proces mirёfilli kёrkimor, ato mjaftohen thjesht me paraqitjen e tё dhёnave.

Nga ana tjetёr, tё kuptuarit e procesit me anё tё metodave kёrkimore pёrbёn atё qё ne e quajmё shkencё. Kjo hapёsirё boshe mes profesionalizmit dhe amatorizmit nё lidhje mё lajmin shkencor, ka nevojё pёr njё urё lidhёse. Konkretisht, raportimi i lajmit, i shpjeguar nё kontekstin e tij ideor, pёrbёn atё çka mund tё quhet njё lajm mirёfilli shkencor. Por kush mund ta realizojё kёtё raportim me natyrё shkencore? A mundet thjesht njё gazetar, me dijeni tё kufizuar shkencore, tё realizojё nё mёnyrё objektive raportimin dhe procesin shpjegues tё vetё asaj çka pёrbёn lajm? Sigurisht qё jo. Lind nevoja e formimit tё gazetarit shkencor i cili do tё mund tё ndёrtonte urёn e munguar me qёllim qё publiku tё informohej jo thjesht pёr ngjarjen por edhe procesin nё tё cilin zhvillohet kjo ngjarje. Revistat shkencore popullore perёndimore dhe amerikane e kanё “ndёrtuar” urёn duke realizuar sё pari, informimin mbi risitё shkencore dhe sё dyti, bazuar dhe nё dijet shkencore tё shoqёrisё pёrkatёse, informimin mbi njё bazё procesuale tё informacionit. Prania e revistave shkencore popullore (Scientific American, ScienceNews, National Geographic, Focus, Discover etj.),  forumeve me natyrё shkencore dhe intelektuale (Edge.org, BigThink, The Loom etj) apo e hapёsirave mbi lajmet shkencore tё pёrfshira nё gazeta tё pёrditshme (The Guardian, New York Times, La Repubblica, Le Monde etj) kanё rritur ndёrgjegjёsimin dhe nivelin e dijeve nё shoqёrisё mbi çёshtje qё prekin problematika tё pёrditshme jetёsore por dhe interesa tё thjeshta kulturore.

Mёnyrat e transmetimit tё informacionit shkencor

Marrёdhёnia mes shkencёs, gazetarisё dhe publikut si marrёs pasiv i informacionit sot ka ndryshuar. Blogjet personale qё krijojnё individёt me profesion apo dijeni tё kёnaqshme shkencore informojnё dhe edukojnё pjesёn tjetёr. Kjo urё lidhёse e tipit tё dytё, e pasqyruar nё blogje personale, ka rrёzuar mitin e mediave tё mёdha dhe pushtetin informacional tё tyre pasi marrёdhёnia ndёrpersonale dhe besueshmёria mes blogger-it dhe lexuesit ёshtё mё e qёnёsishme. Ky besim duket se ёshtё rritur dhe prej njё fakti tjetёr tё rёndёsishёm: profesionalizmit shkencor tё blogger-it. Nё njё realitet mediatik tё bazuar nё shumicёn e rasteve nё informacion tё dyshimtё dhe mungesё sё filtrave profesionalё, shkenca e popullarizuar duket se ka nevojё pёr individё tё trajnuar dhe me kompetenca tё mjaftueshme.

Veçanёrisht, pёrzgjedhja e informacionit shkencor, cilёsia nё raportimin dhe shpjegimi i procesit qё pёrbёn lajmin si dhe gjetja e mediumit tё duhur social pёr paraqitjen e tij janё ngrehinat kryesore  tё njё informimi tё plotё mbi temat shkencore.

Historia e pёrcjelljes sё informacionit shkencor (Letrat qё dёrgonin dikur mes tyre shkencёtarёt, Analet apo Proceedings tё diskursit shkencor) ka ndryshuar jo vetёm objektin ku drejtohet, por edhe pёrmbajtjen e formёn. Konkretisht, Tweeter i lejon shkencёtarёt tё raportojnё shkurt mbi zhvillime tё fundit nё shkencё apo tё shprehin mendimet mbi njё cёshtje tё caktuar. Tumblr apo Storify po luajnё njё rol efektiv gjatё zhvillimit tё konferencave shkencore. Konkretisht, duke u lidhur me Tweeter-in, njё studiues mund tё paraqesё nё kёto faqe video tё pjesёmarrёsve, citate tё tyre, linkun e publikimeve, website e kёshtu me rradhё. Ёshtё e qartё se pёrdorimi i kёtyre formave tё komunikimit ёshtё i lidhur ngushtё me popullaritetin e tyre nё kultura tё caktuara. Shqipёtarёt preferojnё veçanёrisht Facebook-un i cili pasqyron prirje mё sё shumti me natyrё gossip dhe pak reflektive sesa shkencore.

Prania e blogjeve me natyrё shkencore kёtu mungon por jashtё mbetet njё nga format nё rritje nё nivel individual tё pёrpunimit dhe publikimit tё informacionit shkencor. Duket se komunikimi fatik me anё tё blogut personal pёrfaqёson njё formё rebelimi ndaj imperializmit mediatik tё konglomerateve mediatike (BBC, CNN e kёshtu me radhё) dhe tregon se dёshira e njerёzve nga burime informacionale alternative ёshtё rritur.

Nё vend tё mbylljes

Ёshtё e kuptueshme qё ky artikull nuk mund tё trajtojё plotёsisht natyrёn dinamike tё asaj çka pёrbёn lajm dhe informacion shkencor apo nevojёn e pranisё nё mediat tona tё gazetarit shkencor. Vetё lajmi me natyrё raportuese pёrmban nё sasi tё vogla dhe jo gjithmonё cilёsisht shkencore, informacione me rёndёsi. Trajtimi i tij nga profesionistё dhe shpjegimi i vetё procesit qё pёrmban nё vetvete informacion ёshtё parasёgjithash detyrё shoqёrore pёr njё kulturё tё sotme kaq tё prekur nga shkenca e teknologjia. Pёrzgjedhja e informacionit shkencor, shpjegimi dhe raportimi i tij nё mёnyrё popullarizuese nuk mund tё minimizojё vlerёn e vetё informacionit. Por gazetari jo profesionist mund tё shkaktojё njё rrokadё tё dёmshme duke minuar pёrmbajtjen e vetё lajmit. Nё kёtё kёndvёshtrim, nevoja pёr gazetarё shkencorё apo gazetarё qё marrin, pёrpunojnё dhe publikojnё lajmet shkencore ёshtё e rёndёsishme pasi shkenca dhe teknologjia pёrfaqёsojnё aktivitetet mё frytdhёnёse – po aq tё diskutueshme nga ana etike – tё shekullit  tё XXI- tё

 

Print Friendly

Send this to friend