Gazetari si sipërmarrës – rasti i SHBA

18 Qershor , 2012 • Mediat e Reja • by

I njëjti revolucion komunikimi që ktheu këdo në një gazetar potencial, – p.sh. protagonistët e gazetarisë qytetare, –  ka sjellë njëkohësisht edhe një paralizë të modelit financues amerikan, që varet fort nga reklama, për të paguar gazetarinë profesioniste.

Siç ndodh shpesh, diskursi mbi të ardhmen e gazetarisë, në SHBA po lëviz drejt një vektori të ri.

Prurja më e fundit në këtë diskurs është entrepreneurial journalism (gazetaria si sipërmarrje) – ideja që gazetarët duhet t`i kanalizojnë ndryshimet e reja në rizbulimin nga e para të zanatit të tyre, për të përballuar realitetin ekonomik, në të cilat ndodhet profesioni i gazetarit. Si mbështetës mund të identifikojmë disa fondacione: S. John dhe James L. Knight Fondation, por edhe “guru” të njohur të gazetarisë online si: Dan Gillmor, Jeff Jarvis dhe Jay Rosen. Por, pavarësisht inkurajimit të gjerë, ka ende ngurrues që përpjekjet e gazetarisë si sipërmarrje i shohin si një kamuflim, një parafrazim të vetë-përfitimit të vazhdueshëm.

Institucionet arsimore amerikane e kanë kuptuar se luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e kësaj krize. Duke qenë se sot praktikisht kushdo mund të botojë, në çdo kohë dhe gjithandej, për pedagogët e gazetarisë është e rëndësishme të kuptojnë se cilat forma do të nxisin raportimin më të mirë dhe më të përgjegjshëm, atë lloj raportimi që për fat të keq priret të jetë stresues, impenjativ dhe i kushtueshëm. Kjo detyrë nuk është aspak e vogël përballë realitetit problematik të epokës dixhitale: më shumë informacion se kurrë më parë, dhe më pak kontroll të burimeve.
I njëjti revolucion komunikimi që ktheu këdo në një gazetar potencial, – p.sh. protagonistët e gazetarisë qytetare, –  ka sjellë njëkohësisht edhe një paralizë të modelit financues amerikan, që varet fort nga reklama, për të paguar gazetarinë profesioniste. Revolucioni dixhital në vetvete ka përfitime të jashtëzakonshme, veçanërisht fakti që gazetarët nuk janë më të detyruar të kërkojnë mbështetje vetëm te mediat e mëdha, por punojnë pa lënë pas dore shprehitë themelore të gazetarisë investigative dhe vlerat që lidhen me të.

Në dekadën e fundit media dhe teknologjia janë përfshirë në një zhvillim të stuhishëm duke krijuar një formë të re të maveriksave dixhitalë.
Për shumë vite, megjithatë, shkollat e gazetarisë ende janë parë si të prapambetura, nën drejtimin e fakulteteve të fosilizuara, pa kontakt me zhvillimet dixhitale. Sot, shumë drejtues të medias besojnë se edukimi gazetaresk po përmirësohet, duke ofruar gazetarë më të specializuar dhe më të mirëinformuar në epokën dixhitale.

Dhe është pikërisht meritë e profesorëve amerikanë ndërmarrja e  entrepreneurialism-it me shpresë që të ushqejnë një model “të mbaruar” të gazetarisë, duke ndërhyrë me mjete bashkëpunuese dhe modele të përshtatshme për të zgjidhur problemet e industrisë së medias. Zhvillimet dramatike në media dolën në pah për shkak të shumë mundësive të reja, por edhe nga nxitjet e institucioneve arsimore. Shumë shkolla gazetarie i kanë zgjeruar programet e tyre, duke i lejuar studentët të angazhohen për të qenë sa më kreativë në mbledhjen e lajmeve në botën dixhitale.

Trajnimi dhe programet profesionale për gazetarisë sipërmarrëse

Përzgjedhja e programeve dhe iniciativave institucionale është bërë mbi bazën e funksionit të tyre si përcaktuese të axhendës (axhenda-setting), si dhe për përpjekjet e njohura inovative për të zbuluar përgjigje të reja ndaj problemeve të gazetarisë. Përmbledhja e mëposhtme jep një pasqyrë të shkurtër të këtyre përpjekjeve.

Dy programe profesionale me reputacion legjendar – Fondacioni Nieman i Harvardit dhe John F. Fellowships Knight në Stanford, – qëndrojnë në krye të forcave lëvizëse për rizbulimin e gazetarisë. The Nieman Fellowship është programi më i vjetër, më i respektuar për gazetarët në botë që ka mbështetur profesionalisht dhe intelektualisht më shumë se 1.300 gazetarë prej vitit 1938. Programi në vetvete ka mbetur në thelb i pandryshuar, por nga Fondacioni Nieman kanë dalë disa nisma të reja. Mes këtyre kontributeve kreative është tashmë e famshme faqja Nieman Journalism Lab, një portal i shkëlqyer për raportimin mbi të ardhmen e gazetarisë duke identifikuar modele të reja të biznesit, risitë dhe praktikat më të mira në epokën dixhitale. The Nieman Lab është gjithashtu përgjegjëse për faqet Fuego, një linjë monitorimi e natyrës Twitter për çështje që lidhen me gazetarinë, dhe Encyclo, një enciklopedi Web-i me organizata, institucione dhe tema që kanë ndikim te lajmet. Përveç kësaj, ekziston Nieman Reports, revista më tradicionale tremujore (dhe e internetit) e fokusuar te sfidat dhe mundësitë në gazetari, dhe Nieman Watchdog, një Website i projektuar për të mbajtur gazetarët të informuar rreth mënyrave të ndryshme si të monitorojnë figurat e njohura publike dhe t`i ruajnë ato me përgjegjësi. Jo më pak i rëndësishëm është Nieman Storyboard, që tregon raste të shkëlqyera të gazetarisë narrative dhe eksploron të ardhmen e të shkruarit jo-fiksional.

Programi Stanford’s Knight Fellowships e ka vendosur fokusin së fundmi te risitë dhe drejtimi gazetaresk. Për James Bettinger, drejtor i Fellowships Knight, një krenari të veçantë përbën projekti 18 ditë në Egjipt, të cilën ai e përshkruan si “a crowd-sourced documentary/reporting tool” (një dokumentar apo raportim i kryer nga turma). Projekti u dizenjua në periudhën 2010-2011 nga bursistët e këtij programi, Jigar Mehta dhe Hugo Soskin, dhe konsistonte në “kapjen” e fotografive, videove, e-maileve dhe tweet-rave që u shpërndanë nga egjiptianët gjatë kryengritjes së vitit 2011. Si mjet, shpjegon Bettinger, “u përdor teknika Geo-tagging për transmetimin e videove dhe fotografive të bëra me telefon celular, për të krijuar një raportim interaktiv të asaj që ndodhte.” Më shumë produkte të tilla gazetareske, kreative dhe gjithëpërfshirëse mund të shërbenin si një reflektim i mirëpritur ndaj mendjeve tradicionale “sabatike”.
Me përkushtimin për të vlerësuar ide të guximshme, një produkt tjetër gjenial i Stanfordit, Knight News Challenge, shënon një kthesë të diskursit në lidhje me ndryshimet në gazetari. The KNC – Konkursi ndërkombëtar i inovacionit nga fondacioni Knight – u krijua në vitin 2006 me synimin për të gjeneruar ide inovative në lidhje me lajmin dhe informacionin, dhe kjo bëhej duke financuar dhe mbështetur “prurjet më të veçanta”. Pas pesë vjetësh dhe 27 milion dollarë të investuara në çmime, programi përmirësoi versionin e tij të parë duke zhvilluar Knight News Challenge 2.0, me theksin te shpejtësia dhe shkathtësia (duke ofruar tre konkurse, me një tematikë të caktuar, në vend të një që ishte më parë, pra duke rritur numrin e prurjeve) dhe një fokus të ri aktual. “Rrjetet” e tanishme janë në garë për të gjetur projekte që përdorin software-et dhe platformat më të mira ekzistuese që do të ndihmonin në kërkimin e mënyrave të reja për të përcjellë lajme dhe informacione.
Fituesit e kaluar të KNC kanë shpikur modele të tilla si DocumentCloud, një lexues dokumentesh, i cili u jep përdoruesve akses në shumë informacione mbi njerëzit, vendet dhe organizatat e dëshiruara, Ushahidi një mjet që përdor masën e gjerë si burim dhe NextDrop, që u tregon banorëve të një qyteti në Indi me anë të tekstit, se kur do kenë ujë.

Themeluar në vitin 2011 me një grant prej 4.2 milion dollarë, the Knight News Innovation Laboratory, u formua si një iniciativë e përbashkët e Medill School of Journalism dhe McCormick School of Engineering and Applied Science në universitetin Northwestern. Themeli i bashkëpunimit konsiston në një shkrirje të gazetarisë dhe shkencës kompjuterike, dhe ka si synim final forcimin e infrastrukturës dixhitale që mund ta ndihmonte gazetarinë në fazën tjetër të saj.

The Knight Lab bashkon grupin e programeve për gazetarët “techy” (e teknologjisë) që kanë mbirë si kërpudha në mbarë Shtetet e Bashkuara, mes tyre përmendim Studio 20 të NYU, joint Journalism/Computer Science M.S. të Columbia-s dhe bursat për gazetarët/zhvilluesit e  Medill-it. Elementi unik i The Knight Lab’s mund të thuhet se qëndron te sinergjia e tij me redaksitë e lajmeve në hapësirën e Çikagos, përfshirë The Tribune Company, Chicago Public Media, The Daily Herald, the Chicago Community News Trust, dhe the Chicago News Cooperative – me synim, përmirësimin e informacionit në shërbim të komuniteteve, të cilave këto media u shërbejnë.

Në vitin 2011, CUNY Graduate School of Journalism mori një grant prej 6 milion dollarësh për të krijuar the Tow-Knight Center for Entrepreneurial Journalism dhe programin e parë të Master of Arts për Entrepreneurial Journalism (gazetarinë si sipërmarrje). Qendra krenohet me një plan të trefishtë për të zhvilluar një të ardhme të qëndrueshme të gazetarisë cilësore, duke edukuar studentë dhe gazetarë profesionistë në menaxhim të risive dhe biznesit, duke lehtësuar kërkimin për tema të rëndësishme, dhe duke krijuar sipërmarrje të reja gazetareske. Programi i ri i Masterit CUNY’s new Entrepreneurial do të përfshijë një sërë kursesh si: New Business Models for News, Technology Immersion, New Media Apprenticeship, New Business Incubation dhe Fundamentals of Business, etj.

Si fryt i një bashkëpunimi të gjerë, Columbia Journalism School dhe Stanford’s School of Engineering janë bërë bashkë për të krijuar Institutin për Inovacionet në Media që pritet të përfundojë në qershor të vitit 2014. Instituti synon të kapërcejë hendekun mes gazetarisë dhe teknologjisë, dhe të inkurajojnë sinergjinë mes këtyre dy disiplinave. Pa dashur të funksionojë si një shkollë tradicionale apo një institucion arsimor, theksi i Institutit do të vendoset te krijimi i produkteve dhe projekteve, të ngjashme me atë të një firme me kapital të përbashkët, me orientim mediatik. Këshilltarët në institut, si studentët në fakultet, do të arrijnë të përziejnë bashkë bazat themelore të gazetarisë, teknologjisë dhe biznesit.

(Kjo është pjesa e parë e një studimi të përbashkët të ekipeve të EJO mbi entrepreneurial journalism – gazetaria si sipërmarrje.)

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend