Radio apo magnetofon!

10 Nëntor , 2012 • Menaxhimi i Redaksisë • by

Sot politika programore ne shume radio eshte gjeja e fundit qe mendohet dhe si rezultat i ketij nenvleresimi ndertimi programor eshte i çastit.

Nje stacion radiofonik eshte i tille pasi mbeshtetet ne dy shtylla thelbesore: lajmet dhe muzika. Ky eshte koncepti qe ne krijojme kur eshte fjala per nje radio, pavaresisht formatit te teknologjise dhe politikes se saj programore. Dhe kjo eshte krejtesisht e natyrshme sepse degjuesi kur hap radion ka deshire te defrehet duke degjuar programe muzikore ose jo, si dhe te informohet duke degjuar emisionet e lajmeve.

Por qe nje radio te mund te ekzistoje, e per rrjedhoje te perballoje me sukses konkurencen degjimore duhet te beje kujdes edhe per ndertimin e saj programor. Programacioni nuk eshte thjesht hartim i programit muzikor apo i emisioneve te tjera. Asnje degjues nuk tenton te mendoje si funksionon nje radio nga mengjesi deri ne mesnate apo nga mengjesi ne mengjesin e nje dite te re. Por fatkeqsisht eksperienca me tregon se jo vetem publiku –degjues, por edhe ata qe krijojne nje stacion te caktuar radiofonik harrojne se gjeja me e rendesishme e mbijeteses profesionale eshte te programosh nje radio. E thene ndryshe krijimi i nje strukture programore radiofonike do te thote te ndertosh fillin qe lidh organikisht gjithcka ne oret e transmetimit.

Une mendoj se sot politika programore ne shume radio eshte gjeja e fundit qe mendohet dhe si rezultat i ketij nenvleresimi ndertimi programor eshte i çastit. Dikur programacioni ne radion e vetme shqiptare ishte shume strikt dhe per cdo ndryshim programor, qofte edhe per orare emisionesh duhet te vendosin drejtuesit kryesor. Sot ndodhemi perpara nje situate tjeter, radiot ne pergjithesi nuk kane programacion te studiuar e te anketuar. Edhe ne momentin kur nje radio po lind thirren ne pune teknike, dj, gazetar lajmesh dhe kaq. Por cfare ben nje zyre modeste programacioni ne nje radio private apo nje department programacioni ne nje radio publike. Se pari percaktohet politika programore qe sqaron perparsine e radios dhe ne vazhdim ndertohet struktura programore e cila ndiqet hap pas hapi ne perputhje me studime e anketime, te cilat ne Shqiperi as qe ekzistojne. Kjo eshte edhe nje arsye me shume qe programacioni ne nje radio I falet spontanitetit.

Cfare vlere ka nje programacion i studiuar. Ai e ben nje radio te disiplinuar mire, qe respekton oraret e emisioneve apo te edicioneve informative. Kjo eshte thjesht pjesa me e dukshme dhe me e ndjeshme profesionalisht. Nderkohe nje politike programore e studiuar mire rrit degjueshmerine ne fashot e caktuara te orareve te transmetimit. Nje programacion i hartuar me kujdes shmang spontanitetin dhe te paprituren.

Nje vlere tjeter e respektimit te rregullave programore ne nje radio i sjell stacionit frymemarrje te lehtesuar duke shmangur ngarkesat e panevojshme.. Sot radio eshte nje mik i mire dhe I kendshem vecanerisht per njerezit qe udhetojne. Pra radio sot degjohet shume duke udhetuar. Kjo situate nxit njerezit qe punojne dhe admirojne punen atje te hartojne nje programacion qe degjuesi udhetar te ndjehet mire ne shoqerine e valeve radiofonike. Une mendoj se sot kjo eshte nje prej sfidave te mbijeteses se radios. Jemi shume shume larg ne kohe me vitet para daljes se TV, kur ne shtepite e shqiptareve buciste zeri i radios si nje mik i pandalshem i degjuesit. Kohet kerkojne ndryshime sidomos ne politikat programore. Radio nuk eshte vetem muzike, ajo eshte mjeti qe komunikon drejtperdrejte me degjuesin ngrohtesisht dhe shpirterisht. Persosmeria nuk ka fund.

Marrë nga gazeta “Reporteri”, tetor 2012

 

Print Friendly, PDF & Email

Send this to a friend