Ligji për të drejtën e informimit dhe publiku

29 Shtator, 2014 nga · Leave a Comment 

immagine

Informacioni është një nga indikatorët më të rëndësishëm për të përcaktuar nëse një shoqëri është demokratike ose jo. Midis dy palëve, qeverisë nga njëra anë dhe publikut nga ana tjetër, ka vazhdimisht një përpjekje të kërkuar informacion por edhe për t’ia fshehur atë prej njeri-tjetrit. Qeveria është gjithmonë në pozita më të privilegjuara, ndërsa publiku ështëpalë më e dobët, sidomos në shoqëritë jodemokratike. Në një shoqëri demokratike askush nuk është i privilegjuar, por ekziston një balancë midis dhënies dhe kufizimit të informacioneve nga tëdy palët. Themi tëdy palët, sepse jo vetëm publiku është i interesuar të marrë informacione mbi veprimtarinë e qeverisë, por edhe kjo e fundit është e interesuar të marrë informacion rreth veprimtarisë private të individëve për të parandaluar apo ndëshkuar krimet dhe kundravajtjet. Të dyja ecin paralelisht.Nëse qeveria ngushton hapësirën private të individëve ajo është e detyruar ti përgjigjet në të njëjtin nivel edhe kërkesës për hapjen e saj. Për shembull, së fundi qeveriakërkoi të merrte informacion për numrat IMEI, duke e shtyrë kufirin pak më tutje dhe ngushtuar privatësinë e qytetarëve dhe kjo u justifkua me interesin publik. I njëjti interes justifikon edhe kërkesën e publikut për të shtyrëmëtutje kufirin e mbrojtjes së informacioneve zyrtare.Nëse qeveria kërkon të dijë më shumë rreth nesh, edhe ne duhet të dimë më shumë rreth saj. Lexo më tej

Të rinjtë, kritikë ndaj përmbajtjeve mediatike

28 Gusht, 2014 nga · Leave a Comment 

immagine

Një studim i fundit, që u fokusua tek raportet e të rinjve me median, nxori në pah dhe efektin e rrjeteve sociale, si dhe shkallën e besueshmërisë së informatave që qarkullojnë përmes internetit.

Në mënyrë të sinkronizuar 10 organizata joqeveritare në 10 vende të rajonit Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Bullgari, Turqi, Slloveni dhe Shqipëri zhvilluan një studim, që kishte në fokus raportet e të rinjve me median. Nisur nga rritja e aksesit në internet dhe përhapja në shkallë të gjerë e mediave të reja synimi ishte për të hulumtuar aspekte të tilla si kanë përjetuar të rinjtë kalimin nga media konvencionale tek risitë, që ofron teknologjia dhe interneti (rrjetet sociale, blogjet, podcasting, etj); si komportohen ata, kur përballen me informacione kontradiktore; sa dhe si e shohin median me sy kritik; cilat janë burimet më të besueshme informative për ta etj. Lexo më tej

Stopfake: Përgjigja e Ukrainës ndaj propogandës

4 Gusht, 2014 nga · Leave a Comment 

immagine

E vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur botës së zhurmshme, të mbingarkuar dhe shpesh ç’orientuese të propogandës së internetit, duket se është krijimi i websajteve që merren me verifikimin e fakteve. Këto lloj websajtesh ndërtohen për të sfiduar spamet, propogandën, keqinformimin dhe “lajmet e rreme”. Një prej këtyre websajteve të kohëve të fundit, dhe ndoshta më impresionuesi, është Stopfake.

I lançuar nga Shkolla e Gazetarisë Mohyla në Kiev, Stopfake publikohet në rusisht dhe anglisht dhe u krijua me qëllimin kryesor që t’i kundërvihet propogandës së Kremlinit për Ukrainën. Ai mbahet nga pedagogët dhe ish-studentët e shkollës dhe synon ekspozimin e lajmeve të rrema në media.

Operatorët e Stopfake kanë shumë punë për të bërë. Në një prej raportimeve më të fundit, investiguesit zbuluan se Russia Today – një kanal televiziv rus, kishte gënjyer në një raportim të vetin fals mbi vrasjen e ushtarëve dezertorë ukrainas që kishin tentuar të braktisnin frontin e luftës. Lexo më tej

Opinioni publik, media dhe gjyqësori

17 Korrik, 2014 nga · Leave a Comment 

immagine

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të informohen në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me atë se çfarë po ndodh në gjykata dhe si po jepet drejtësia në një vend të caktuar. E drejta e informimit dhe e drejta për një gjykim të pavarur janë të mbrojtura dhe të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe ato shqiptare, duke renditur të parën Kushtetutën e Shqipërisë. Garantimi i autoritetit dhe paanësisë së Gjyqësorit përfshin çështje, në të cilat aktiviteti i Medias ka një ndikim të padiskutueshëm, aq më tepër që roli i kësaj të fundit nuk është vetëm informimi, por dhe zhvillimi dhe ndikimi në formimin e një opinioni publik.

Prandaj media e ka për detyrë të tregojë me objektivitet akuzat lidhur me një çështje penale që po shqyrtohet në gjykatë. Këto elemente mundet të hapen për publikun aq sa ato nuk prekin parimin e konfidencialitetit të hetimit. Gjithsesi, është e këshillueshme që media të përcjellë ato fakte apo elemente të akuzës që palët vetë, në një proces gjyqësor, i kanë ofruar publikut. Lexo më tej

Shpifja dhe denigrimi në kohën e teknologjisë – Përballja me mediat sociale

2 Qershor, 2014 nga · Leave a Comment 

immagine

Përhapja mjaft e shpejtë e internetit në vendin tonë ka bërë që shumë media sociale të zënë një vend të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare. Sipas, të dhënave të publikuara në mediat shqiptare në vitin 2012, janë regjistruar si përdorues të Facebook mbi 1 milion shqiptarë, sigurisht më pak, por edhe Twitter dhe mediat e tjera sociale kanë një numër të madh përdoruesish shqipfolës. Sigurisht një shtytje shumë të madhe në përdorimin e këtyre mediave kanë dhënë edhe përdorimi masiv i telefonisë së lëvizshme dhe përdorimi nëpërmjet saj i internetit.

Kjo përhapje shumë e madhe e këtyre mediave përveç veçorive pozitive që sjell në shoqëri, ka edhe rreziqet e saj dhe ndër to është dhe përdorimi i tyre për fushata shpifje dhe denigrimi të personave, grupeve të ndryshëm, si dhe përdorimi i tyre për nxitje dhune apo raciale. Duke u nisur nga argumentet e fundit, është e domosdoshme marrja e masave ligjore për t’i paraprirë fenomeneve të tilla. Në fakt legjislacioni shqiptarë nuk parashikon asgjë për këto fenomene, por duhet theksuar edhe fakti se deri tani në dyert e gjykatave shqiptare nuk ka pasur asnjë rast të tillë. Kjo sigurisht nuk e justifikon faktin se pse legjislatori shqiptar nuk ka prodhuar deri më tani asnjë masë parandaluese apo ndëshkuese për këdo që nëpërmjet përdorimit të mediave sociale kërkon të abuzojë ndaj individëve apo grupeve të ndryshme shoqërore me shpifje dhe denigrime. Lexo më tej

Berisha duhet t’i dali zot Frangajve!

26 Dhjetor, 2013 nga · Leave a Comment 

immagine

Po më dhimbset Hysni Burgaj. Nuk e njoh nga afër, por nga larg gjithmonë e kam parë si një njeri të pafuqishëm, që kish pranuar një detyrë për të mos qenë në krye të detyrës. Nuk kishte fuqi as të të mbronte nga Berisha, as nga Flamuri, dhe po ashtu nuk kishte fuqi të të jepte tendera, të mos të të jepte tendera dhe aq më shumë të fitonte ndonjë lek nga tenderat.

Kallëzimi i fundit i Saimir Tahirit për të, është gjesti i duhur zyrtar që duhet bërë për këdo që ka nënshkruar milionat për kompanitë klienteliste të pushtetit. Por ajo që më bën përshtypje është se ministrat dhe Drejtorët e Përgjithshëm do të shkojnë të gjithë me radhë në prokurori për milionat e Frangajt, dhe njeriu që i ka urdhëruar ata ta paguajnë, Sali Berisha, po hesht.

Unë nuk kam fuqi t’i them sot Adriatik Llallës t’i shpallë të pafajshëm këta dhe të marrë të pandehur Sali Berishën, pasi ai boll është i frikësuar të hetojë dhe këta. Nuk jam i prirur po ashtu që të shmanget zbatimi i ligjit, meqë këta janë viktima të urdhëruara. Duhet një leksion i fortë dhe për ushtarët, që të mos firmosin qorrazi çdo letër që i urdhërojnë në telefon. Por politikisht jam i prirur dhe besoj se është e ndershme që Sali Berisha dhe Lulzim Basha, duhet t’i vënë gjoksin këtyre akuzave. Lexo më tej

Gazetarë apo?…

30 Nëntor, 2013 nga · Leave a Comment 

immagine

Vërejmë me shqetësim, zhvillimet e fundit në tregun mediatik dhe atë gazetaresk në Gjirokastër, ku ne si media që na vlerëson publiku i gjerë falë audiencës që kemi, po ndeshemi me një agresion nga një grusht gazetarësh përfaqësues të mediave qëndrore. Unë si pronar i Alpo Media ku përfshihet RTV ALPO, jam përpjekur të jem kontribues me të gjitha mënyrat, publikut tim të nderuar duke i shërbyer për 24 orë dhe gjithmonë kam qenë jam dhe do të jem, korrekt. Dua të përcaktoj disa pika të cilat kërkoj t’i bëj publike me gazetën tuaj të nderuar me një audiencë të gjerë lexueshmërie. Kam qenë i sulmuar nga qeveria e para 23 qershorit tërësisht për shkaqe politike, pasi linja ime editoriale në lajmet e medias time, binte ndesh me interesat e qeverisë së atëhershme. Jam sulmuar sistematikisht nga organet publike që kanë qenë nën kontrollin e rreptë partiak të ish qeverisë ndonëse aktiviteti im, ka qenë tërësisht konform rregullave dhe shtetit të së drejtës. Ndërprerja e energjisë elektrike dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve nga ana e përfaqëesuesve të PD në pikën e transmetimit, ishte kulmi i hakmarrjes nga ish partia në pushtet gjë që mua më shkaktoi dëme ekonomike si pasojë e mos mbulimit të transmetimit në Gjirokastër duke lënë kështu në mes, kontratat me bizneset reklamuese në median që unë kam. Lexo më tej

Carlo Bollino: Organizatat e gazetarëve inekzistente

4 Nëntor, 2013 nga · Leave a Comment 

immagine

Instikti gazetaresk dhe dëshira për të zbuluar dicka të re e solli për herë të parë në Shqipëri në korrik të vitit 1990, atëherë kur mijëra shqipëtar pushtuan ambasadat dhe dëshironin vetëm të largoheshin. I shtyrë nga profesionalzmi dhe dëshira për të bërë dicka me vlerë arriti që në 23 prill të 1993 të nxirrte në treg numrin e parë të “Gazetës Shqipëtare”. Të gjithë eksperiencën dhe aftësitë gazetareske i vuri në shërbim të gazetës dhe stafit të saj duke u bërë në të njëjtën kohë edhe një lloj shkolle për të gjithë gazetarët e rinj të asaj kohe.  Carlo Bollino, tashmë i vendosur në Bari të Italisë ku është drejtues i ‘La Gazzetta dell’Mezzogiorno”, e njeh fare mirë realitetin mediatik shqiptar dhe ndjen keqardhje për mosfunksionimin e organizatave të gazetarëve. Ndaj Bollinos ditët e fundit është marrë edhe një vendim nga Gjykata e Tiranës se ai duhet të dëmshpërblej në një shumë të konsiderueshme një ministër, vendim që Bollino e quan tërësisht absurd. Carlo Bollino shpjegon për gazetën “Reporteri” këtë histori dhe arsyet pse ende nuk kemi media të lira në Shqipëri. Lexo më tej

A e do publiku Radio-Televizionin Publik?

5 Tetor, 2013 nga · Leave a Comment 

immagine

Para një viti isha i ftuar në tryezën që organizoi PS-ja me analistë, gazetarë e pronarë të mediave shqiptare rreth reformave që ajo parashikonte për këtë sektor të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë sonë të brishtë. Një nga shqetësimet që u ngrit në tryezë ishte ai rreth njëanësisë së skajshme të Radio-Televizionit Publik. Dhe unë ofrova në atë tryezë disa ide për reformimin e tij, të cilat po i ndaj me lexuesin, ngaqë janë fare aktuale sot që PS-ja është në pushtet.

Radiot dhe televizionet publike, në shumicën dërrmuese të vendeve, financohen kryesisht me paratë e taksapaguesve. Kjo sepse, si shumë shërbime të tjera që ofrohen nga shteti, ato konsiderohen si të mira publike (të mirat publike ose nuk ofrohen dot nga privatët, ose nuk janë fitimprurëse për ta). Por në disa vende, radio dhe/ose televizione publike financohen në mënyrë vullnetare nga vetë publiku.

Kështu për shembull, në SHBA, radioja dhe televizioni publik, ndërkohë që nuk i ndërpresin programet me spote publiçitare (siç bëjnë simotrat e tyre private), financohen kryesisht prej pagesave vullnetare të dëgjuesve e shikuesve dhe prej sponsorizimeve të kompanive të ndryshme (subvnciontet e shtetit zënë një peshë të vogël). Lexo më tej

Rreth debatit për sjelljen e medias ndaj pushtetit

26 Gusht, 2013 nga · Leave a Comment 

immagine

Nën pushtetin e Berishës, TV Klan nuk ishte thjesht një media pro pushtetit, por një pushtet kundër medias.

Kolegu ynë nga Prishtina, Baton Haxhia, ka tentuar të ngrejë një pyetje të parakohshme rreth sjelljes së medies me qeverinë e re, dhe ka tentuar të bëjë një paralelizëm mes sjelljes së TV Klan ndaj pushtetit të Berishës dhe mundësisë së sjelljes së njëjtë të Top Channel. Debati që rreket të hapë është serioz, por argumentet nuk janë serioze. Në thelbin e sjelljes së mediave ndaj pushtetit në Shqipëri nuk qëndron dëshira e mediave për t’u servilosur apo për të bërë opozitë, por vendimi i pushtetit për t’i bërë ato servise të vetat. Kjo që them është pak fyese për median, por është e vërtetë. Lexo më tej

Faqja Pasuese »