Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, mban titullin “profesor”. Ai ka mbrojtur gradën e doktorit të shkencave në Shqipëri, në filozofi, dhe më pas në Francë, në fushën e shkencave të komunikimit dhe të informimit. Aktualisht ai është pedagog i Departamentit të Gazetarisë të UT. Artan Fuga është autor i shumë librave dhe studimeve në fushën e filozofisë, sociologjisë, medias dhe komunikimit.