Tabloidizimi i gazetave, problem unik shqiptar

A shitet serioziteti? Kësaj pyetje, përgjigja e së cilës motivon drejtuesit e mediave për të tabloidizimin e gazetave në Shqipëri, njëri prej aktorëve më të rëndësishëm në fushën e medias dhe gazetari me përvojë Remzi Lani i përgjigjet qartë. Po. Përveç problemeve specifikisht shqiptare që paraqet skena e gazetave në Shqipëri, tabloidizimi e bën këtë skenë unike në të gjithë botën. Drejtori i Institutit Shqiptare të Medias, Remzi Lani sapo është kthyer nga forumi i Gazetarisë Lindje-Perëndim në Gjermani dhe krahas problemeve globale të medias diagnostifikon edhe shtypin shqiptar.

Ju sapo jeni kthyer nga Forumi i Gazetarise Lindje Perendim në Berlin. Çfarë është ky Forum, çfarë diskuton, kush mori pjese dhe cili ishte shqetësi­mi themelor?

Forumin e Gazetarise Lindje-Perëndim e organizon Fondacioni Robert Boch, i cili krahas të tjerave zhvillon edhe disa programe në fushën e medias. Pjesëmar­rësit janë gazetarë, ekspertë te medias, nga Lindja dhe Perëndimi, janë kryesisht përfaqësues të shquar të medias gjermane si dhe gazetarë apo ekspertë të medias nga vendet ish-komuniste: Polonia, Hungaria, Republika Ceke, Rumania, Serbia, Shq­ipëria, e kështu me radhë. Lexo më tej »

Pirateria bën kërdinë në art

Nivelet e piraterisë në vendin tonë vazhdojnë të jenë të larta, ndërsa nga dita në ditë po humbasin milionat e autorëve dhe krijuesve, të cilët në këtë situatë kaq problematike pohojnë së shumë pak e shikojnë fuqinë e shtetit. Regjisori i njohur i filmit shqiptar, Saimir Kumbaro pohon se në kaq vite nuk ka parë diçka konkrete sa i takon mbrojtjes së të drejtës së autorit, ndërsa thekson se ende ka shumë për të bërë nga organet shtetërore, të cilat duhet ta mbrojnë këtë të drejtë.

Në intervistën dhënë për gazetën Sot, regjisori i njohur pohon se nuk mungon dhe problematika e ligjit, dhe kjo ndodh sepse nuk e kanë krijimtarinë artistike në konsideratë. Regjisori Saimir Kumbaro, autor në dhjetëra prodhime televizive e në disa gjini filmi, pohon se i shikon filmat e tij të shfaqen në disa ekrane, ndërsa nuk ka asnjë kontratë me këto televizione. Sipas regjisorit, institucione si KKRT dhe ZSHDA duhet të jenë më në funksion të kësaj të drejte, ndërsa pohon se sot shumë pak shpresë shihet për reduktimin e piraterisë. Lexo më tej »

Nga e marrin klorofilin mediat

Nga Sami NEZA

Një përmirësim i medias për shkak të programit të një force politike, është përmirësim i kalimit më të shpejtë prej rolit informues të medias në rolin propagandistik, prej raportimit të faktit te raportimi i manipulimit, nga e keqja e sotme, që vjen prej interesash e influencash, te më e keqja e nesërme, që është përfshirja në detyrë e programeve politike.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka përqendruar edhe më shumë alternativën e tij për median pas tryezës së zhvilluar pak ditë më parë lidhur me situatën e shtypit dhe televizioneve në vend. Për shkak të një vendimi për ta ndalur bllokadën për arsye politike ndaj një televizioni kombëtar, ai ka folur ndërkaq për përfshirje të sigurt të problematikave të shtypit dhe televizioneve në programin e opozitës për rilindjen shqiptare, ashtu si edhe rilindja shqiptare nënkupton patjetër edhe një qasje të re ndaj mediave dhe problematikave që ato kanë. Ai shkruan në komentin e tij botuar të dielën në disa të përditshme të Tiranës, se ka vend për kritika edhe ndaj vetë kryetarit për mënyrën se si i ka parë deri tani raportet e tij me median. Lexo më tej »

Të enjten në “Opinion”, ja pse…

Nga  EDI RAMA

Eshtë një rast për të ndryshuar qasje, duke i ndihur njëkohësisht ndryshimit tërësor që duhet të ndodhë në këtë fushë të minuar keqas nga pushteti i politikës.

Prej disa vitesh kam munguar në “Opinion”. Sigurisht, për një sërë arsyesh që lidhen në thelb me vrazhdësinë e TV Klanit, si mjet i një propagande të shfrenuar antiopozitare në hapësirën informative. Por sot s’dua të rendis arsyet e mungesës, po arsyen e pranisë sime të enjten mbrëma.

Më është forcuar bindja se politika e re që prej kohësh ngulmoj të ndërtoj në krye të Partisë Socialiste, pa dyshim me ngjitjet e zbritjet, arritjet e rëndësishme apo, pse jo, dhe gabimet, përplasjet e pashmangshme dhe jo gjithnjë të frytshme me murin e së shkuarës që rëndom, na rishfaqet përpara si rezistencë e pushtetit të së vjetrës, po edhe si traditë apo rënie në ngasjen e përdorimit të armëve të vjetra në periudha objektivisht të rënda të jetës sonë politike, duhet domosdoshmërisht të ushqehet në vijimësi të pandërprerë me një qasje të re ndaj çdo status-kuoje. Lexo më tej »

Në Shqipëri nuk ka shtyp të lirë

Një vit më parë, pronari italian i grupit ‘Edi Sud’, Carlo Bolino, që kishte në pronësi: ‘Gazeta Shqiptare’, ‘Balkanweb’, ‘News 24’ i shet të gjitha këto tek dy pronarë shqiptarë. ‘Unë nuk doja që të shiteshin. Por nuk isha unë pronari”, sqaron për gjithë hamendësuesit Carlo Bollino, thjesht ish-drejtor i këtij grupi mediatik në Shqipëri, tani i transferuar në Bari të Italisë si drejtor po i ‘La Gazzetta dell’Mezzogiorno’, aty ku ka hedhur hapat e tij të parë si gazetar.

Erdhi një ditë, pas gati njëzet vjetësh në Shqipëri, latë gjithë mediat që drejtonit, Tiranën si qytet, Shqipërinë si vendqëndrim kryesor. Çfarë ndryshoi rrënjësisht këto raporte të forta të Carlo Bollinos?

Isha shumë i lodhur. Përvoja ime në Shqipëri ishte zhvilluar mjaft dhe unë kisha dëshirë të eksploroja, shkoja tjetërkund nëpër botë. Këtë e nisa që në vitin 2001 e për shtatë vjetë isha korrespondent lufte, por qendrën e kisha prapë në Tiranë. Por vjen një ditë që dëshiron të rikthehesh edhe në shtëpi, në Italinë ku jam lindur, rritur, pas kaq kohe si një ish-emigrant larg saj. Më ofruan të drejtoja ‘La Gazzetta dell’Mezzogiorno’ në të cilën kam punuar në fillimet e mia, e ku aktualisht jam drejtor i saj. Lexo më tej »

Mbijetesa është sukses

Reuters Institute for Journalism ka publikuar kohët e fundit një studim mbi realitetin dixhital në Evropë. Studimi është kryer nga Nicola Bruno dhe Rasmus Kleis Nielsen të cilët kanë marrë nën shqyrtim nëntë portale online në Gjermani, Francë dhe Itali. Titulli i studimit, “Survival is success” (Mbijetesa është sukses), hedh dritë paraprakisht mbi konkluzionet e studimit.

Raporti fokusohet te nëntë lojtarë “të pastër” të Web-it, si Netzeitung, Mediapart, ose Il Post, të cilat demonstrojnë se për fazën fillestare të revolucionit dixhital në Evropë, të mbijetuarit në vetvete do të thotë sukses. Nga nëntë portalet e marra në shqyrtim, vetëm dy në fakt, Mediapart dhe Perlentaucher janë pak a shumë rentable dhe me buxhet të balancuar, krahasuar me të tjerat, Lettera43, il Post dhe Linkiesta, që janë me humbje dhe mund të mbijetojnë vetëm falë mbështetjes nga jashtë. Madje një prej tyre falimentoi gjatë kohës kur kryhej studimi. Lexo më tej »

Keqkuptimet e multikulturalizmit dhe krizat e shoqërive ballkanike

Mos jemi në një paradoks? Pra, mos përbën një paradoks fakti që nga njëra anë kemi një peisazh multikulturor, në një farë kuptimi, kurse nga ana tjetër kemi si të thuash një lloj “enklavimi” komunitarist të bashkësive etnike apo kombëtare?

Lajmet që na vijnë tregojnë për tensione të ndryshme mes popullsive me identitete kombëtare të ndryshme në Ballkan. Nuk mund të mos reflektojmë thellë mbi to, edhe në një rregjistër që i kalon analizat e shpejta, fluturake, të ditës, ndonjëherë të mbushura me klishe të gatshme. Prej kohësh në hapësirën ish-jugosllave, ku jetojnë në trojet e tyre shumëshekullore edhe popullsitë shqiptare të atjeshme, si në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni dhe në Kosovë, me statuse sociale dhe juridike të ndryshme, flitet për peisazh mediatik, edukativ, fetar, gjuhësor multikulturor. Disa janë të kënaqur prej këtij realiteti normativ apo empirik, disa janë të pakënaqur, varet nga rrethanat dhe konteksti i çdo pale, ndërkohë që, sipas meje, çështja nuk shqyrtohet ende teknikisht, sociologjikisht dhe nga pikëpamja e analizave shkencore në fushën e komunikimit dhe të informacionit masiv. Lexo më tej »

TVSH – Kolonel Bunker

Kemi kronometruar minutazhin e 7 edicioneve të lajmeve në TVSH, të ndarë në tre ditë të njëpasnjëshme. Ja cilat janë, hapësirat që zënë gjatë këtyre transmetimeve mazhoranca qeverisëse, opozita, Berisha, Topalli, Rama. Megjithatë në bunkerin TVSH është e vështirë që të dëgjosh një interpretim ndryshe… nga kolonelët e rinj të medias shqiptare.

Nëse do të pyetej John Reith, drejtori i parë i përgjithshëm i BBC në vitet 1924 dhe 1938, se në çfarë konsistonte shërbimi publik i radiotelevizionit, përgjigjja e tij do të kishte formën e një formule të përmbledhur, por shumë të qartë, në vetëm tri fjalë: edukim, informim dhe argëtim. Definicioni i Reith, në atë kohë, sigurisht që nuk mori parasysh vrullin që do të përfshinte në ditët tona tregun mediatik, dhe sidomos atë të televizioneve. Investitorët privatë dhe teknologjitë e reja e kanë fituar prej kohësh davanë me të vetmin televizion publik shqiptar, TVSH-në. Lexo më tej »

E drejta e informimit në realitetin shqiptar

Rreziku që ka shoqëruar marrëdhëniet mes medias në Shqipëri dhe institucioneve shtetërore është tendenca për të bërë publike vetëm ato informacione që janë në interes të tyre dhe jo në interes të medias apo opinionit publik…

Hapja e institucioneve ndaj medias dhe publikut është karakterizuar nga një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm ndryshimi, gjatë këtyre 20 viteve demokraci. Edhe pse ky proces ka kaluar në disa etapa evoluimi, vlen të theksohet se realizimi i të drejtës së informimit nuk është se i ka shërbyer plotësisht publikut dhe medias, por në të shumtën e rasteve, vetë institucioneve qendrore dhe vendore, pasi zhvillimi i mjeteve të komunikimit masiv ka sjellë nga njëra anë edhe promovimin e politikave dhe synimeve të vetë këtyre institucioneve. Lexo më tej »

Redaksitë me dyer të hapura

Nga ankthi për të mbajtur audiencën aktuale dhe duke u përpjekur të tërheqë një audiencë të re, media po zbulon disa strategji të ndryshme për t’u afruar me përdoruesit e saj. Një prej këtyre është hapja e medias dhe e redaksisë ndaj vizitorëve, takimeve me lexuesit, duke operuar së bashku në një mjedis të hapur.

Parimi i redaksive me dyer të hapura tregon sa i rëndësishëm është opinioni i gjithsecilit, dhe se media nuk është më abstrakte dhe e distancuar siç ka qenë.

Po përse po ia hap media dyert audiencës, duke kërkuar forma të reja komunikimi? Si ndihen përfaqësuesit e medias në këtë situatë dhe, cilat janë përfitimet e konsumatorëve? Lexo më tej »